Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj situatës me kolona shumë të gjata në vendkalimet kufitare nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë. BDI thonë se kjo qeveri po zbaton idenë e “botës serbe” për largimin dhe pengimin e qarkullimit të lirë të shqiptarëve ndërmjet të dy shteteve, teksa ka kërkuar urgjent reagim institucional për këtë gjendje. Nga BDI ndër të tjera thonë se lëvizja e lirë është nevojë e qytetarëve, ndaj si e tillë nuk mund të pengohet. Reagimi i plotë: Çfarë fshihet pas pritjeve të gjata që po i bëjnë qytetarët të mendojnë dy herë për të vizituar…
Moti sot do të jetë jesërisht i vranët me periudha me diell, kurse në lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta. Kryesisht përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët nga jugu në juglindje. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri 14 gradë. Në Shkup do të mbaj mot me vranësira pjesërisht, paradite me mjegull dhe kryesisht qetësi. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri 9 gradë.
Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit është i vështirësuar për shkak të mjegullës. Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, disa fluturime janë anuluar ose ridrejtuar. Sipas informacioneve të fundit nga uebfaqja e Aeroportit të Shkupit sonte, fluturimi nga Stambolli është anuluar, ndërsa fluturimi nga Cyrihu është ridrejtuar. Sot pasdite, sipas informacioneve nga faqja e internetit, avioni Sun Express nga Antalia nuk u ul pas orës 16:00, ashtu si avionët e Wizz Air nga Memmingen dhe Baden-Baden. Në aeroportin e Shkupit nuk u ul edhe aeroplani LOT nga Varshava dhe u kthye në Poloni.
Të tretën e përjashtoi, e dha si të prerë me thikë: Pas 9 shkurtit “ose qeverisjes me shqiptarizëm…ose me Beogradin”. Kështu tha kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Glauk Konjufca, në një deklaratë skajshmërisht polarizuese gjatë fushatës zgjedhore në një tubim në Gjilan. “A ka me qeveris në Kosovë mas 9 shkurtit, shqiptarizmi apo kombëtarizmi shqiptar apo ka u me qeveris bashkë me Beogradin. Qikjo është dilema”, tha Konjufca.
BDI reagoi edhe sot ndaj partive shqiptare në pushtet. Ja reagimi i plotë: Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit. Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit. Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike. Me 1% mbështetje, nuk…
Sonte Lëvizja BESA ka organizuar nëndegën e saj në fshatin Likovë. Këtë e ka bërë të ditur sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi, i cili përmes postimit të tij në Facebook njofton se Riza Jonuzi është zgjedhur kryetar i nëndegës së Likovës. “Sonte themeluam nëndegën e Lëvizjes BESA në Likovë me kryetar Riza Junuzi. Karvani i Lëvizjes BESA nisi edhe në Komunën e Likovës. Urime Riza!” – shkruan Azizi.
Zëvendësminsitri i punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, pati rastin të zhvilloj një takim pune me Gerald Tatzgern, Gjeneral Brigade i Policisë në Departamentin e Hetimeve Kriminale, Zyra e Përbashkët Operacionale për Luftën kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Vjenë. Postimi: Në kuadër të një vizite zyrtare në Republikën e Austrisë, pata rastin të zhvilloj një takim pune me Gerald Tatzgern, Gjeneral Brigade i Policisë në Departamentin e Hetimeve Kriminale, Zyra e Përbashkët Operacionale për Luftën kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në…
BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Sipas tyre, Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim. BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të…
Koalicioni më i madh shqiptarë ka realizuar takim në Vjen të Austrisë, me çka ky takim ka qenë i dobishëm me mërgatën tonë që i shërben vendit e kombit në gjitha format që kërkohet. Përfaqësues në këtë takim ishin, zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Astrit Iseni. Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me energjinë dhe përkushtimin e mërgatës tonë, e cila vazhdon të jetë pjesa më vitale e kombit. Mërgata shqiptare ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në historinë tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjet çlirimtare në kryqëzimin e dy shekujve…
Ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski, e përshëndeti gjeneratën e re duke theksuar se këtë vit MPB bëhet me 497 nëpunës policorë “djem dhe vajza” që do t’i mbrojnë qytetarët dhe sigurinë. “Profesioni i policëve nuk është vetëm zgjidhje por edhe thirrje, betim, që secili prej jush e pranon me qëllim që të mbaj të afërmit, qytetarët tuaj, atdheun tuaj, të sigurt”, deklaroi Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme. Toshkovski theksoi se edhe MPB do të vazhdojë të investojë në stacione të reja policore, automjete dhe uniforma bashkëkohore, si dhe në rritjen e të ardhurave të të punësuarve, për…
