Deklarata e Taravarit që bashkë me stemën, të zgjidhen edhe çështjet e tjera të hapura, për LSDM-në opozitare është tronditëse. Sipas tyre, Qeveria e ka futur shtetin në krizë ekonomike, ndërkaq hapja e temave etnike është vetëm për ta defokusuar dhe përçarë opinionin.“Kjo deklaratë tronditëse e ministrit Taravari, i cili merret me gjithçka përveç shëndetësisë, për çka është i obliguar, konfirmon se Qeveria tërësisht ka hequr dorë nga ajo që me të vërtetë e kanë prioritet qytetarët. Në vend të zgjidhjes së problemeve reale, Qeveria do ta mashtrojë popullin me tema nga e kaluara që ta tërheqë vëmendjen nga e tashmja e dhimbshme. Realiteti është se vetëm për tetë muaj, Qeveria e ka futur shtetin në krizë ekonomike, tani i duhen këto tema që ta defokusojnë opinionin”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së. /Alsat.mk
Lajmet e fundit:
- KQZ-ja pritet që sot t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve
- Reuters: Kenia e njeh Kosovën si shtet të pavarur, hapi i parë i tillë në pesë vjet
- Top futbollistët më të paguar në Evropë
- Ola Zenelaj tregon pse e quajti Gjestin varfanjak?
- Idrizi thotë se s’ka informata që në një lagje në Vushtrri shitet droga dhe jepen para me fajde
- “Pranku” nga rusët, Ymeri: Përmbajtja skandaloze, Kurti nisi armiqësi me zyrtarët amerikanë
- Kurti “bie pre e mashtrimit”, Haziri: Më problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja e mendësia
- Haziri: VV-ja po e projekton një krizë, s’ka vullnet për ndërtimin e institucioneve
E enjte, 27 Mars