Autor: Suad Avdiu
Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga krimineli Filip Andov Sokol, i cili shpërndante të burgosur me mjete shtetërore. Filipçe duhet t’i tregojë opinionit pse hesht dhe nuk e shkarkon anëtarin e KQ dhe këshilltarin e Zaevit, kriminelin Sokol, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Çfarë ka bërë krimineli Sokol, LSD dhe Filipçe në atë masë që nuk po distancohen prej tij. Filipçe dhe LSD a e mbështesin Sokolin dhe i mbrojnë kriminelët? Nga se ka frikë Filipçe që e mban të heshtur? Populli e sheh se çfarë kriminelë të LSD-së e udhëhoqën shtetin, ata vetë për arsye fitimprurëse e varfëruan…
Shkolla e gjuhëve të huaja “EnglishForLife” nga Kumanova ka lançuar një aplikacion inovativ me 80 video-mësime ekskluzive për të ndihmuar në mësimin e gjuhës angleze. Mësimet janë të strukturuara progresivisht, duke kërkuar përmbushjen e detyrave për të kaluar në nivelin tjetër. Kontrolli i përgjigjeve realizohet nga IA (inteligjenca artificiale), duke ofruar një përvojë interaktive dhe efikase. Video-mësimet përfshijnë ushtrime praktike, shpjegime mbi gramatikën angleze. Pas përfundimit të kursit gjashtëjavor, përdoruesit mund të fitojnë një certifikatë të verifikuar online. Ky projekt synon të sjellë një qasje të re dhe më efikase në mësimin e anglishtes. Në krye të shkollës “EnglishForLife” dhe…
Shoqata “Hema-onko”, kushtuar pacientëve me kancer dhe kujdestarëve të tyre, me rastin e 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, fillon fushatë për ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji – “Diagnoza, trajtimi, estetika”. Fushata fillon sot në Prilep, ndërsa është parashikuar të vazhdojë në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Kavadar. Me iniciativë të ISHP KU për kirurgji plastike dhe rikonstruktive dhe në bashkëpunim me ISHP KU për radioterapi dhe onkologji, ISHP KU për kirurgji torakale dhe vaskulare dhe Institutin universitar të Radiologjisë, “Hema-onko” organizon forume edukative, ku mjekë – specialistë do të japin prezantime eksperte për temën. Një përfaqësues nga…
Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot do të mbajnë protestë të re para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për shkak të, siç thonë, ekzistimit të dyshimeve se konkursi për zgjedhje të drejtorit të këtij institucioni po bëhet në mënyrë joligjore. Protestë kanë mbajtur edhe para një jave, me ç’rast kanë marrë premtim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov se konkursi do të zbatohet në mënyrë ligjore dhe se do të zgjedhet kandidati më i mirë, i cili do t’i plotësojë kushtet. “Para saktë një jave kemi marrë premtim nga ministri Zoran Lutkov se konkursi për zgjedhje të…
Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë. Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është planifikuar takim kokë më kokë i Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas një seancë e përbashkët e dy qeverive.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celsius. Në periudhën e ardhshme moti do të jetë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jenë në rritje për disa gradë.
Besimtarët ortodoks shënojnë “Faljen”, ditën në vigjilje të nisjes së agjërimit të Pashkëve. Kjo festë simbolizon faljen midis njerëzve, që t`i lënë mëkatet me privimin nga ushqimi i yndyrshëm, kurse përmes agjërimit të përmbahen edhe nga mëkatet. Këtë festë besimtarëve ortodoks ua ka uruar edhe Kryeministri Mickoski, I cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo ditë na rikujton rëndësinë e faljes, qetësisë shpirtërore dhe afërsisë njerëzore. “Le të jetë kjo ditë nxitje që të afrohemi me njëri-tjetrin, t`i tejkalojmë mosmarrëveshjet dhe ta përforcojmë besimin në unitet. Vetëm me respekt të ndërsjellë dhe me sinqeritet mund të krijojmë shoqëri…
Për herë të parë pas 22 viteve, RMV do të ketë në fuqi ligj, i cili përkthen parimin e përfaqësimit të drejtë të marrëveshjes kornizë të Ohrit, i transformuar në Kushtetutën e vendit në obligime dhe mekanizma, zbatimi për institucionet e vendit, thotë për TMV-2, zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, Arben Fetai. Sipas tij ligji për përfaqësim të drejtë është në fazën finale. “Grupet e punës të koalicionit Qeveritar vazhdojnë në baza të rregullta, dhe tanimë jemi në fazën finale, dhe projekt ligji për sa i përket kornizës së përgjithshme është i dakorduar, dhe kanë ngelur që të…
Fundi i këtij viti ose fillimi i 2026-ës mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë njohës të drejtësisë. Por sipas tyre, është vështirë të jepet një afat kohor se kur mund ta marrë vendimin trupi gjykues, pasi thonë se kjo varet nga sasia e materialit provues. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë – qyteti holandez ku Gjykata Speciale e ka selinë – që prej nëntorit të vitit 2020, raporton…
Koalicioni VLEN nxit masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg. Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Pra, nuk mundet më që brenda natës të ngriten çmimet e…
