Shkolla e gjuhëve të huaja “EnglishForLife” nga Kumanova ka lançuar një aplikacion inovativ me 80 video-mësime ekskluzive për të ndihmuar në mësimin e gjuhës angleze.
Mësimet janë të strukturuara progresivisht, duke kërkuar përmbushjen e detyrave për të kaluar në nivelin tjetër. Kontrolli i përgjigjeve realizohet nga IA (inteligjenca artificiale), duke ofruar një përvojë interaktive dhe efikase. Video-mësimet përfshijnë ushtrime praktike, shpjegime mbi gramatikën angleze. Pas përfundimit të kursit gjashtëjavor, përdoruesit mund të fitojnë një certifikatë të verifikuar online. Ky projekt synon të sjellë një qasje të re dhe më efikase në mësimin e anglishtes.
Në krye të shkollës “EnglishForLife” dhe themelues i saj është profesori i anglishtes dhe Zhvillues i Aplikacioneve Mobile Ardian Deari. Shkolla ka një staf me përvojë të gjerë në mësimdhënie dhe ofron zgjidhje moderne për e-Learning. Gjatë pandemisë, kjo qendër ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shkollave të tjera që kishin nevojë për ndihmë në organizimin e mësimit online. Fokusin kryesor e ka në Maqedoninë e Veriut, por numëron edhe nxënës nga vende si Zvicra, Gjermania, Amerika, Norvegjia, Austria, Belgjika, Kosova dhe Shqipëria. Ky projekt synon të sjellë një qasje të re dhe më efikase në mësimin e anglishtes

