Autor: Suad Avdiu

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në lugina të veçanta me kushte mjegull. Gjatë ditës do të ketë reshje shiu të bollshme (deri në 15 l/m2). Në orët e pasdites dhe të natës në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët veriperëndimore, reshjet do të jenë me borë të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në drejtim të Povardarietos herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura do të jetë nga 2 deri në 11 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë…

Read More

Dhjetëra mijëra qytetarë u bashkuan me studentët protestues të shtunën në Serbi në një tubim kundër padrejtësisë dhe korrupsionit atje. Studentët e universiteteve në vendet e Ballkanit, po mbajnë protesta mbarëkombëtare që nga shembja fatale e çatisë së një stacioni të trenit në muajin nëntor që vrau 15 njerëz dhe për të cilën kritikët fajësojnë korrupsionin qeveritar. Në protestat pothuajse të përditshme marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë tronditur kontrollin e fortë të pushtetit nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i ka përshkruar protestat si një përpjekje të organizuar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti. Studentët thanë…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve të foshnjave të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, është zvogëluar për 4,2 për qind dhe arrin në 3.968. Numri i personave të vdekur, ndërkaq, për periudhën e njëjtë shënon ulje për 1,0 për qind dhe arrin 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnja të vdekura, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Rritja natyrore është negative dhe arrin në -1206, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve nga numri…

Read More

Ekipet e Inspektoratit të Tregut kanë konstatuar disa parregullsi gjatë kontrolleve në markete te tregtarët me pakicë, ndërsa mund të ketë dënime si mbyllje e marketeve, deklaroi sot në Prilep zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. “Në terren ndodhen rreth 50 ekipe të Inspektoratit të Tregut. Po kontrollohen marketet, farmacitë, kudo ku shitet me pakicë. Janë konstatuar disa parregullsi. Ka parregullsi në etiketimin e produkteve me zbritje, në përcaktimin e marzheve, çmimeve, në evidencën kontabël… Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba për më të padisiplinuarit dhe nuk përjashtohet mbyllja e disa marketeve, që është një nga masat e…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Stamboll ka takuar shkupjanin, Sabri Demiri, këshilltari aktual i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. “Në qytetin e Stambollit, aty ku takohen dy kontinente dhe historia flet me madhështi, pata kënaqësinë të takoja mikun tim, Sabri Demirin. Një shqiptar nga Çairi i Shkupit, një djalë i dheut tonë, i cili, me vizion, punë dhe përkushtim, ka arritur të bëhet një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë. Një histori suksesi që nuk vjen rastësisht, por si rezultat i shpirtit shqiptar që nuk ndalet para asnjë sfide. Ky takim nuk…

Read More

Ministria e Drejtësisë informon se gjykatat e vendit gjatë vitit 2024 nuk e kanë keqpërdorur sistemin për shpërndarjen elektronike të lëndëve te gjykatësit, apo të njohur si AKMIS. Megjithatë, mbikëqyrësit e Komisionit përkatës të Ministrisë, kanë konstatuar lëshime tjera, për çka Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar rekomandime, ndërkaq realizimin do ta ndjek Komisioni. Konkretisht, gjykatat e vendit përballen me gjykatës dhe zyrtarë administrativ, ndërkaq punojnë me mungesë të kuadrove profesional, informaticientë dhe arkivistë. Me këtë rast, Këshilli Gjyqësor duhet të kryejë zgjedhje urgjente të gjykatësve. Plotësisht, në disa gjykata mungojnë qendra telefonike, ndërkaq policia gjyqësore nuk ka uniforma. Gjithashtu, në…

Read More

Ligji për gjuhën shqipë është i panegociushëm dhe I rëndësishëm për çdo shqiptar, dhe nuk duhet të preket – u shpreh I prerë lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë vizitës në Komunën e Likovës. Ahmeti shtoi se nuk duhet të ketë asnjë lloj pazari kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare dhe se mobilizimi i shqiptarëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij ligji. Cënimi I shqipes, sipas Ahmetit, vë në pikëpyetje edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vjeshtë të këtij viti. ALI AHMETI -KRYETAR I BDI-së “Në qoftë se preket ligji I gjuhës, nuk ka zgjedhje lokale…

Read More

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një video-mesazh, ai ka shprehur dëshirën që ky muaj të sjellë mëshirë, dashuri dhe devotshmëri për të gjithë. “Agjërimi, përtej një riti fizik, është një përkushtim shpirtëror, një kontemplim dhe meditim, që – përmes kufizimit të ushqimit – synon t’i shlyejë kufijtë e kësobotshëm dhe arritjen e lirisë së pakufishme shpirtërore,” ka theksuar Ibrahimi. Ai gjithashtu ka uruar që Ramazani të jetë një muaj i mbushur me sofra dashurie, harmoni familjare dhe solidaritet në komunitet. “Gëzuar Muajin e Shenjtë të…

Read More

Të nderuar qytetarë të besimit islam, Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, koalicioni VLEN ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ky muaj i bekuar është një periudhë e reflektimit, përkushtimit dhe sakrificës, ku vlerat e solidaritetit dhe mëshirës marrin kuptim të veçantë. Ramazani na kujton rëndësinë e drejtësisë sociale, barazisë dhe mbështetjes për më të dobëtit, parime këto që janë në themel të angazhimit tonë politik. Si pjesë e qeverisë, VLEN është e përkushtuar që të punojë për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe me…

Read More

Mbrëmjen e kaluar, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi tubimin përmbyllës në Çair të Shkupit, ku morën pjesë qindra qytetarë, mes tyre prezent edhe kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti. Mes të tjerëve, deputetja e kësaj partie, Dijana Toska, theksoi se çdo ditë në numrin e saj të telefonit mbërrijnë dhjetra ankesa nga qytetarët, të cilët këtë mbështetje dhe komfort e kanë gjetur vetëm te BDI, ndërsa jo te koalicioni aktual qeverisës VLEN. “Në numrin tim të telefonit, në inbox-in tim në Facebook, çdo ditë më vijnë dhjetëra mesazhe, dhjetëra ankesa nga qytetarë të ndryshem—njerëz të ndershëm që kërkojnë vetëm atë…

Read More