Autor: Suad Avdiu

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHM) njoftojnë se ka mashtrime në internet në emër të këtij institucioni, përcjell TV21. Nga ky institucion thonë se persona të panjohur përmes faqes fzom.net, po përpiqen të marrën të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa theksojnë se faqja zyrtare e FSSHM-së është (fzo.org.mk). NJOFTIM I PLOTË: PARALAJMËRIM PËR MASHTRIM PHISHING NGA FAQJA E INTERNETIT fzom.net Shkup, 23.03.2025 – Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) informon qytetarët për një mashtrim serioz phishing që po zhvillohet përmes një faqeje të rreme të internetit me adresën fzom.net. Kjo faqe interneti paraqitet si faqja zyrtare e FSSHM-së…

Read More

Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy automjete janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit. Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm doktor Antoan Parakeov, shef i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Kavadar. “Si shërbim mjekësor emergjent kemi qenë në vendin e ngjarjes sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje në kryqëzimin e urës së Brushanskit në qytet. Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar”, tha Parakeov.

Read More

Gjendja e të 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë shtruar në spitalin e Bullgarisë, është stabile, tha mbrëmë për “BTV” ministri bullgare e Shëndetësisë Silvi Kirilov Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit. “Kemi dy pacientë të eksubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile”, tha Kirilov. Ministri Kirilov tha se në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv janë pranuar gjithsej 15 persona, nga…

Read More

Më 30 mars 2025 kthehet ora verore. Kjo do të thotë që akrepat do të kalojnë një orë para, nga ora 02:00 në 03:00 të mëngjesit. Ky ndryshim është pjesë e praktikës së zakonshme për të përfituar nga orët më të gjata të ditës gjatë muajve të ngrohtë, duke optimizuar përdorimin e energjisë dhe duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët. Edhe pse ky ndryshim i orës mund të sjellë përfitime të mundshme, ka studime që sugjerojnë se ndryshimi i orës mund të ketë ndikim në ciklet e gjumit dhe shëndetin e disa individëve. Përdorimi i orës verore ka qenë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri. Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006. Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti. “Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri. Gazeta Insajderi nga burimet e saja ka marrë vesh se viktima është Ardit Zymeri. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se viktima është i moshës përreth 19-vjeçare. Dorasi është ende në kërkim nga policia. “Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet…

Read More

Sot përfundojnë 7 ditët e zisë kombëtare që u mbajtën pas tragjedisë së madhe që ndodhi javë më parë në Koçan. Në Qeveri sot mbajtën pres konferencë të përbashkët, Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, zëdhënëset e qeverisë Venera Azizi dhe Marija Miteva dhe drejtori i klinikës Universitare për Sëmundje kirurgjike Shkup, Nebojsha Nastov. Gjorgjievski informoi se të gjitha komunat, përmes BNJVL-së, kanë filluar kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese në të gjitha objektet publike në mbarë vendin. Kjo do të thotë se shkollat, kopshtet, sallat sportive, institucionet kulturore, si dhe…

Read More

Pas përfundimit të takimit të rregullt të shtabit të krizës, ministri Arben Taravari informoi për gjendjen e pacientëve të lënduar në aksidentin që ndodhi në Koçan. Në spitalet e Maqedonisë, të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë. Planifikohet që në fillim të javës të lirohen nëntë pacientë, pasi t’u kryhen të gjitha ekzaminimet toksikologjike dhe psikologjike. Jashtë shtetit ndodhen 115 pacientë, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, megjithatë gjendja e pacientëve ndryshon. “Sot është dita e shtatë, dhe numri i të vdekurve është zero. Nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Presim…

Read More

Sot përfundojnë shtatë ditët e zisë që u shpallën nga Qeveria, por me intensitet të lartë do të vazhdojnë hetimet – thonë zëdhënëset e Qeverisë. Ata kanë bërë thirrje që të mos ketë spekulime dhe narativa manipulative e të mos keqpërdoret tragjedia në Koçanë, për shkak se sic thanë, hetimet ende vazhdojnë krahas ndalimit të 34 personave. MARIJA MITEVA – ZËDHËNËSE E QEVERISË “Duhet të lejojmë që organet e ndjekjes t`i përfundojnë hetimet – thellë dhe në mënyrë të drejtë. Nuk duam të lejohen pengesa nga rrjete të ndryshme – përmes thirrjeve për destabilizime dhe skenare të ndryshme për të…

Read More

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/652363014010230 Tragjedia e Koçanit, që i mori jetët e 59 të rinjëve, ka lënë një dhimbje të thellë e të paimagjinueshëme në mbarë vendin tonë. Kjo ngjarje tragjike na ka tronditur të gjithëve, duke na përbashkuar në një pikëllim të thellë dhe një dhembje që shkon përtej fjalëve. Asgjë nuk mund të shlyejë këtë humbje, dhe asnjë ngushëllim nuk mund të mbushë këtë boshllëk. E ndërsa sot, përmbyllim ditën e fundit të zisë kombëtare, një periudhë gjatë së cilës vendi ynë ka nderuar jetët që u humbën, angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë për të mbështetur ata që u prekën…

Read More