Autor: Suad Avdiu

Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është i bindur se Arben Taravari nuk do ta braktisë koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale. Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, Limani tha se beson fortë se Taravari asnjëherë nuk do bashkëpunonte me Ali Ahmetin. “Mbrëmë deri në ora 2 pas mesnate kemi qenë në mbledhje. Unë jam pjesë përbërëse e atij ekipit të liderëve. Në mbledhje ishim dhe me Taravarin. Nuk e di pse i besoj shumë Arbenit dhe jam bindur që këtë veprim nuk e bën. As që diskutoj që mund të bëjë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN, shkruan TV21. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. “Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski. I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha: “Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp tha se ka komunikim me të gjitha partitë politike. “Kam takim me të gjitha partitë politike, përveç me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin. Nuk e shoh të keqe të kesh komunikim”, tha Taravari. I pyetur se a do të dalin si VLEN në zgjedhjet lokale, Taravari tha se mbrëmë kanë pasur takim që ishte konstruktive, por vendim ene nuk kanë marrë. Në pyetjen se nëse kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani do të kalojë në partinë e tij, Taravari theksoi se ka pasur takim të mirë me Shabanin…

Read More

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njofton marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit, shkruan Alsat. Ai tha se të gjitha gjetjet do të procedohen te organet tjera të cilat duhet më tej të hetojnë punën e këtyre kompanive. Shkeljet më të mëdha, sipas Nikollovskit, janë për numrin e nevojshëm të të punësuarve kurse në pjesën e cilësisë së ndërtimeve dhe të realizimit në kohë, do të konstatohen ndërkohë. Nikollovski paralajmëroi ndryshime ligjore për inspektime të rregullta. “Gjithsej do të merren 479 licenca prej të cilëve 73 persona juridik për zbatues A të ndërtimeve, 228…

Read More

Krahas kafenesë Classic, e cila u demolua nga qytetarët e zemëruar, të tronditur dhe të pikëlluar të nesërmen e tragjedisë në Koçan, policia ka bërë kontrolle edhe me njësinë rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan në caffe “Classic”. Zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, i cili ndodhi më 16 mars 2025, vrau 59 të rinj dhe rreth 200 të plagosur. Deri më tani në këtë rast janë dyshuar 34 persona, ndërsa ndaj 27 të dyshuarve është hapur hetim, ndaj tri kompanive, si dhe ndaj shtatë zyrtarëve policorë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë Shtip dhe nga…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtim jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 15 deri 20 gradë celsius. Deri në fundjavë moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje. Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla. Për vrasjen e Nexhmie Haradinit, ka reaguar edhe djali i saj, Alaudin Haradini. “InshaAllah n’Xhenet nana jem”, ka shkruar ai.

Read More

Ali Ahmet Një nënë e cila përjetë do të mbetet një simbol i dashurisë, sakrificës dhe heroizmit të papërshkrueshëm për atdheun. Nëna Fatime ishte një grua e fortë dhe e vendosur, që dha një shembull të madh atdhedashurie. Ajo ia dhuroi pasardhësve të saj – Bajrushit, Mustafës, Emrushit, Qamilit, Mufailit, Nazifjes dhe Lumnijes – jo vetëm dashurinë e patundur për atdhenë, por edhe mësimin e qëndresës dhe besimin e palëkundur në drejtësinë e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Kjo trashëgimi është një mundësi dhe përgjegjësi e madhe për të gjithë ne, që të nderojmë gjithmonë kujtimin e saj dhe…

Read More

A.J., 50-vjeç nga Prilepi, sot, rreth orës 13:50 me armë ka gjuajtur në drejtim të 36-vjeçares, M.Gj. nga Prilepi, punëtore në Qendrën për Punë Sociale në Prilep dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, transmeton TV21. Prokurori përgjegjës ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari për një kohë të gjatë e ka ngacmuar dhe rrezikuar sigurinë e viktimës për çfarë janë udhëhequr edhe disa procedura penale kundër tij, por ai ka ikur nga institucioni ku po vuante masën për mjekim të detyruar psikiatrik. Më tej bëhet e ditur se në hapësirat e Qendrës Sociale…

Read More

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri përmes një statusi i është përgjigjur reagimeve të BDI-së për arrestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit. “Derisa vriten ish ushtarë të UÇK-së në incidente të inskenuara por ju jeni në pushtet, s’ka problem – brohoritni ‘UÇK!’ nëpër tubime dhe populli harron! Derisa digjen njerëz nëpër spitale e transport publik por ju jeni në funksione, s’prish punë – ju i kontrolloni gjykatat! Kur rrokullisen autobusat që qarkullojnë me difekte dhe vriten udhëtare por ju jeni nëpër kolltukë, s’ka gjë – pushteti i amortizon goditjet! POR, kur arrestohen të dyshuarit zjarrin në diskotekë por…

Read More