Autor: Suad Avdiu
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve nga Radovishi foli për organizimin e protestave në vendin tonë. Mickoski tha se protestat janë mjet demokratik nëpërmes së cilës shprehen pakënaqësisë edhe unë jam nervoz. “Disa do të tentojnë që përmes këtyre protestave të fitojnë poenë politikë. Unë i mbështes shprehjen e zemërimit të qytetarëve nëpërmes mjeteve demokratike”, tha Mickoski. Mickoski tha se do të vazhdohet edhe më tej me kontrollet e intensifikuara në terren.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se janë asgjësuar mbi 40 ton ushqime të pasigurta nga një depo ilegale në Shkup. Nga AUV thonë se MPB gjithashtu ka gjetur 360 kilogramë produkte të mishit dhe ëmbëlsira në një automjet për transport të mallrave, të cilat gjithashtu janë asgjësuar. “Pas njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon një depo ilegale e ushqimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objekt ilegale ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Në objektin që shërbente si depo ushqimore, e…
FC Shkupi tërheq numrin 77 në nderim të Andrej Lazarovit, pagat do t’i paguhen familjes deri në skadimin e kontratës. FC Shkupi ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të tërhequr nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Llazarovi deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky veprim është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që Llazarovi dha për klubin bardhekaltër. Përveç kësaj, klubi ka vendosur që ti paguajë familjes së Llazarovit pagat sipas kushteve të kontratës që ai kishte me FC Shkupin deri në përfundimin e saj. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1226134952847962&set=a.131922468935888&type=3&ref=embed_post “Andrej Llazarovi…
Sot në mëngjes fshati Vollkovë-Shkup u zgjua në gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e qetë kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, mëson Plusinfo. Sipas burimeve, menjëherë pas të shtënave, vrasësi i ka marrë jetën me një plumb në kokë. Banorët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve – trupi i pronarit ishte i…
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it thotë se koalicioni qeveritar po funksionon mirë dhe se nuk mendon të jep dorëheqje nga posti i Ministrit, transmeton Televizioni News. Ai tha se për momentin këto tema janë irelevante, për koalicionime dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar, nuk është diçka urgjente. “Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midise partnerëve të koalicionit vazhdojnë të jenë shumë të mira”, tha Taravari. I pyetur se a është takuar me Ali Ahmetin, Taravari tha se ka pasur kanale komunikimi por nuk jemi takuar.
I dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit nga arma e zjarrit mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:35 në Vushtrri ka pranuar fajësinë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se fajësinë e pranoi gjatë marrjes së deklaratës. Ai tutje tha se me vendim të prokurorit i pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh. “Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia…
Sot mbushen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake-policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit…
Prokuroria kërkon paraburgim për një 44-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se më 20 mars të këtij viti, vodhi mbi 10 mijë euro nga një këmbimore në Shkup, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, i dyshuari më herët ka qenë i dënuar, ndërsa për të ka procedura të hapura edhe për vepra të tjera penale. “Më 20 mars, i dyshuari ka vjedhur gjithsej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arqipeshkvi Angelarij”. Ai ka shfrytëzuar momentin kur punonjësi i këmbimores, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore,…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se pas ditëve të zisë, është koha që të flitet për tragjedinë në Koçan, ku jetën humbën 59 persona. Nga BDI thonë se që në momentet e para, pushteti nisi ndjekjen politike në këtë rast. “Por heshtja mori fund. Dhe tani duhet të flitet. Që në momentin e parë të tragjedisë, ndërsa zjarri ende nuk ishte shuar, ndërsa qytetarët në shok kërkonin përgjigje dhe shpresë, pamë se si krerët e pushtetit – në vend që të tregojnë dhembshuri – nisën një ndjekje politike. U ndërtua një narrativ sipas cilës licenca e…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë. Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme, kur reshjet…
