Autor: Suad Avdiu
Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona të panjohur. Sipas burimeve, sulmi ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa pas incidentit, viktima është dërguar në Spitalin e Tetovës për marrjen e trajtimit mjekësor. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri tani, Policia e Tetovës nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Priten më shumë detaje në orët në vijim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi sot para mediave se marrëdhëniet brenda koalicionit VLEN janë shumë të mira. “Për momentin, temat politike për mua janë të irelevanta. Në bisedimet mes partnerëve të koalicionit diskutohet për çështje politike, por koalicioni VLEN është në një gjendje stabile dhe deri tani gjithçka ka shkuar mirë në Qeveri,” tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë që ai do të largohet nga koalicioni VLEN nëse nuk arrin të sigurojë 40% përfaqësim në zgjedhjet lokale.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po vazhdon hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 59 persona, përcjell TV21. Si rrjedhojë, nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në pronësitë e personit D.J. dhe në Zyrën e Inspektoratit të Tregut në Koçan. “Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptopë, disa celularë, dokumentacion dhe sende të tjera. Në…
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 35 kilometra nga Elbasani, pranë kufirit me Maqedoninë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në viset jugperëndimore të vendit, veçanërisht në rajonin Ohër-Strugë.
Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar. Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vjet burgim për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vjet burgim. Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar. Dy motrat u vetëdorëzuan në…
Nën sloganin “Inspirim për çdo shtëpi” prej sot e deri më 30 mars do të mbahet “Panairi i mobilieve 2025” në kompleksin “Boris Trajkovski” në Shkup. Panairi i mobilieve këtë vit do të organizohet në katër zona speciale: oborr dhe kopsht, aksesorë për shtëpinë dhe ndriçimin, mobilie dhe dizajn i brendshëm dhe artizanat dhe industri të ngjashme, me çka do tu mundësohet vizitorëve më lehtë t’i zbulojnë trendet më të reja dhe të gjejnë gjithçka që është e nevojshme për rregullimin e shtëpisë ose hapësirës së punës. “Nëse ju nevojitet freskim i shtëpisë ose hapësirës së punës ose thjeshtë vetëm…
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje i akuzuari Boro Videvski i cili deklaroi se nën torturë fizike ishte i detyruar të nënshkruajë deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pas rrahjes me shkop druri e detyruan të thotë se e njihnin babanë e vajzës. Videvski ishte marrë në pyetje nga ana e avokatit të tij, ndërsa marrja e tij në pyetje duhet të vazhdojë edhe sot. Më parë ishte marrë në pyetje i akuzuari Velibor Manev i cili në hollësi…
Qeveria ka miratuar shtatë amendamente të ligjeve me të cilat fillojmë luftën kundër mafies administrative. Me këto ndryshime, këto kontrolle bëhen të detyrueshme të paktën dy herë në vit në çdo gjashtë muaj dhe mundësisht më shpesh, dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ankimimi nuk do ta vonojë ekzekutimin. Në sistemin e deritashëm këto kontrolle nuk janë paraparë fare dhe ajo që bëjmë me kontrollet e bëjmë me vullnet të mirë, thekson zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në emisionin “Zaspij ako mozhesh” në Tv Alfa. Qëllimi ynë, thekson Nikolloski, nuk është ndëshkimi, por krijimi i një sistemi…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Vende-vende do të mbajë mot jostabil ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me shtrëngata dhe erëra të forta. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 6 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 19 gradë. Në Shkup kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike…
Tenori i mirnjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri, është emëruar drejtor në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë i emëruar në postin më të lartë të një institucioni që i ka pasur dyert pothuajse hermetikisht të mbyllura për artistët shqiptarë. Imeri vjen në këtë post si kuadër nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, pjesë e koalicionit VLEN.
