Autor: Suad Avdiu
Grupi Parlamentar i Frontit Evropian ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Kuvend për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie në hetimin e tragjedisë në Koçanë, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Kërkesa adreson qasjen e institucioneve, masat e marra, veprimet e organeve të rendit dhe qëndrueshmërinë e hetimit. Paralelisht, propozohet krijimi i një Komisioni të Pavarur Parlamentar me mbikëqyrje ndërkombëtare për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. Fronti Evropian u bën thirrje të gjithë deputetëve që nga nesër të nënshkruajnë këtë iniciativë për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi.
Mbrëmë në Itali kanë humbur jetën dy emigrantë nga komuna e Dibrës. I pari është Bajram Bajramoski (53) nga fshati Zhirovnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, i cili, sipas bashkëfshatarëve të tij nga Zhirovnica, jeton mbi dy dekada në Itali. Ishte martuar dhe baba i dy fëmijëve. Viktima e dytë është Fuat Etemovski (65) nga fshati Xhepishtë i Dibrës, i cili po ashtu jetonte në Itali me familjen e tij për shumë vite. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pranë Boscalto di Loregia teksa po ktheheshin nga puna në shtëpinë e tyre në zonën e Trevisos. Automjeti, një kamionçinë, me të…
Kryetari i deritanishëm i Koçanit, Ljupço Papazov, i cili pas tragjedisë në diskotekën “Puls” dha dorëheqje të parevokueshme, nuk arriti për afërsisht shtatë muaj ta përfundojë mandatin katërvjeçar që e mori nga qytetarët në Zgjedhjet lokale në vitin 2021. Sipas nenit 54 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, pas ndërprerjes së mandatit të kryetarit të komunës, anëtari i Këshillit të Komunës së Koçanit që e zëvendëson, në këtë rast koordinuesi i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirçe Stojkov, është i obliguar për situatën e krijuar ta njpoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e cila ndërkaq, më tutje, në afat prej 15 ditëve,…
I gjithë territori i Maqedonisë rrezikohet nga një stuhi e fortë. Drejtori për Punë Hidrometeorologjike ka dhënë një paralajmërim portokalli për disa qarqe dhe aty ku nuk është portokalli, paralajmërimi është në të verdhë. Alarmi është i vlefshëm gjatë gjithë ditës dhe natës së ardhshme. “Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të vijojë një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje të shpeshta të reshjeve të herëpashershme të shiut. Në vend të kësaj proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima dhe erëra të forta mbi 70 kilometra…
SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person në Gostivar për shkak se është sjell në mënyrë agresive dhe ka kanosur një gjyqtare në Gjykatën e Gostivarit. “Më datë 26.03.2025, në ora 08:45 në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin L.V.(74) nga fshati Leunovë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se më 17.03.2025 në objektin e Gjykatës Themelore të Gostivarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kanosur gjyqtaren J.B., e cila e ka udhëhequr rastin. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do…
Policia ka privuar nga liria një dhunues nga Radovishi, i cili në rrjetin social “TikTok” transmetoi drejtpërdrejt rrahjen e gruas. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se personi është dërguar menjëherë në stacionin policor, pasi videoja u shpërnda në publik. Në incizim duket se dhunuesi ofendon dhe rrah gruan, për të cilën thuhet se është shtatzënë. Përveç kësaj videoje, në rrjetet sociale qarkullojnë edhe të tjera nga i njëjti dhunues, ku ai keqtrajton gruan, ndërsa ndaj tij tashmë është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore aktive për shkak të dhunës ndaj një viktime tjetër. Sipas ligjit për veprën penale “Dhunë…
Ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak. Kjo ankesë është parashtruar nga Prokuroria Publike e Koçanit pasi paraprakisht duke vepruar sipas ankesave të gjithsej 17 të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls”, Gjykata Themelore e Koçanit refuzoi 14 ankesa duke e vërtetuar masën e paraburgimit, ndërsa për 3 persona masën paraburgim efektivi e zëvendësoi me masën…
Me datë 26.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë të SP të Negotinës kanë ndaluar A.M. (24) dhe A.M. (23), të dy nga fshati Krivolak i Negotinës. Ata janë kapur në tentativë për të kryer një vjedhje në një person juridik në afërsi të fshatit Pepelishtë të Negotinës. Atyre u janë gjetur dhe konfiskuar sendet e përdorura për kryerjen e krimit. Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas plotësimit të dokumentimit ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse./Telegrafi/
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiq për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”. Gjykata e Bosnjës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i Stevandiq,…
Parlamenti i Estonisë miratoi një ndryshim kushtetues që heq të drejtën e votës në zgjedhjet lokale për qytetarët që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, kryesisht për qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky vendim i vendit baltik ka burim nga arsye sigurie dhe nevoja për të kufizuar ndikimin rus, duke pasur parasysh se atje jetojnë më shumë se 83 mijë shtetas rusë, sipas shërbimit publik estonez ERR News. Parlamenti mbështeti propozimin e Komitetit Kushtetues për ndryshimin urgjent të Kushtetutës. Procedura e përshpejtuar e ndryshimit të Kushtetutës u mbështet nga 92 deputetë nga 101, ndërsa shtatë votuan kundër. Për miratimin e…
