Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Televizionin Alsat-M deklaroi se Arben Taravari ka kërkuar që deri të martën në mbrëmje të vendosin se si do të veprojnë për zgjedhjet lokale.
Me këtë rast, Ibrahimi theksoi, inkurajojmë anëtarët e kryesisë qëndrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati shqiptarë.
“ Unë e pash që tashmë ishte bërë lajm edhe pse insistimi im së paku ka qenë, për pjesën tjetër nuk mund të garantoj, por mund të garantoj për pjesëmarrësit e Alternativës në ato bisedime që ato nuk janë nxjerr nëopinion. Por, e pash që Alsati veçse e kishte bërë lajm për pesë komuna të cilat i ofrohen ASH-së që ta marr vendimin që të garojmë bashkë në zgjedhjet lokale. Ato janë Gostivari, Vrapcishti, Bogovina, Likova dhe Dollneni. Duke qenë të bindur që këto janë komuna që sigurisht fiton një kandidat shqiptarë.
Me Sarajin është lënë që pasi të mbyllet ajo që dotë vendos të nesërmen Aleanca për Shqiptarët , kjo është pyetje që duhet të shtrohet midis partnerëve tjerë të koalicionit.
Ajo çfarë na ka thënë mbrëmë zotëri Taravari që do të më jepni kohë deri të martën në mbrëmje kur e kam mbledhjen e kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët dhe
aty do të merret vendimi i fundit. Ne urojmë që ky vendim të jetë pozitiv. Inkurajojmë anëtarët e kryesisë qëndrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati shqiptarë “, deklaroi Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: Te partnerët tjerë të Koalicionit nuk është parësore kush çka merr dhe sa përqind i merr, por si ta mbrojmë kauzën për të cilën u ndërtua VLEN
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se ende nuk i kanë ndarë komunat se cila parti ku do të garojë. Ibrahimi theksoi se për hir të vërtetës te partnerët tjerë të koalicionit, jashtë ASH-së nuk është me rëndësi se kush çka merr dhe sa merr, por me rëndësi është që të mbrohet kauza për të cilën u ndërtua VLEN si antipod i politikave korruptive të BDI-së.
“ Jo d.m.th. aktualisht nuk janë zhvilluar fare bisedime mes partnerëve tjerë të Koalicionit për çfarë mund të marrim ne, çfarë mund të marrin të tjerët. Kjo për arsyen e thjeshtë se kemi dashur që të ndjehet Aleanca mirë dhe të ketë mundësi që ta shpreh vullnetin e saj.
Në kohën që Aleanca deklarohet rreth këtij propozimi që e thatë ju, atëherë ne do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhje. Ajo që është shprehur si vullnet I partnerëve tjerë të këtij koalicioni është që ne detyrimisht do të merremi vesh. Për shkak se, për hir të vërtetës më duhet ta them te partnerët tjerë të koalicionit nuk është çështja e parë kush çka merr dhe cila është përqindja e saj. Por është mbi të gjitha që të vazhdohettë mbrohet kauza e VLEN-it si antipod ndaj politikave korruptive të BDI-së”, deklaroi Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: Në opinion është e qartë, nëse ASH del vet në zgjedhje edhe kjo është një shërbim për BDI-në
Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M i pyetur rreth daljes vet në zgjedhje të ASH-së dhe nëse do ta përkrahnin ata ASH-në nëkësi rrethane, ai është decid se dalja e ASH-së vet në zgjedhje është një shërbim për BDI-në. “ Mua më vjen mirë që ai përfundimisht nuk e përmendi bashkëpunimin me BDI-në dhe ky është lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për vet Aleancën për shqiptarët. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe është penduar nga ajo që e kishte thënë në të kaluarën se ka pasur edhe komunikim me njerëz të BDI-së, me lidershipin e saj. Dhe më vjen mirë që ai ka reflektuar që nuk ka opsion të bashkëpunimit me BDI-në. Por, mëduhet të them edhe një gjë tjetër që në opinion është mjaft e qartë që edhe po të shkohet vet si Aleancë për Shqiptarët edhe ky është një shërbim për BDI-në”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për Shqiptarët
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se VLEN-I me ofertën e fundit ndaj Arben Taravarit dhe ASH-së është treguar
zemërgjerë. E gjitha kjo, sipas Ibrahimit, është me qëllim që të kemi mundësi për të bashkëpunuar edhe për zgjedhjet lokale.
“ Nuk e di a është term i saktë dhe a është e drejtë të përdorim terma të tillë në kontekst të bashkëpunimit brenda VLEN-it. Unë do të kisha thënë që ne në VLEN kemi dashur dhe jemi të angazhuar edhe aktualisht të gjejmë zgjidhje me të cilën të gjitha partitë që e përbëjnë VLEN-in të mund të ndjehen mirë të përfaqësuara dhe ta ruajmë frymën e kohezionit të koalicionit dhe të shkojmë së bashku në zgjedhje. Për shkak se tek Aleanca për Shqiptarët ka pasur hezitime gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe presione të brendshme të strukturave, pjesa tjetër e VLEN-it është treguar më zemërgjerë në kuptim të asaj që në termat që ju i përdorët ibie që të kemi lëshuar pe që të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhepër zgjedhjet lokale” , deklaroi midis tjerash Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: Pika e përbashkët kufitare me Kosovën ka përmasa historike
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M midis tjerash deklaroi se hapja e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka përmasa historike.
Ibrahimi, takimin me Albin Kurtin e cilëson në këtë frymë, si dhe theksoi se ata kishin përkrahjen e Kurtit për të vazhduar si VLEN bashkërisht edhe në zgjedhjet lokale.
“ Në fakt nuk ishte takim i planifikuar enkas për të zhvilluar ndonjë bisedë politike. Por më shumë ishte për ta promovuar hapjen e pikës One Stop Shop në Bllacë. Dhe e shfrytëzuam rastin për të pirë një kafe së bashku. Ajo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Bile kisha thënë edhe me përmasa historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Zoti Kurti edhe njëherë shprehu inkurajimin e tij që ne të mund tëvazhdojmë të bashkëpunojmë edhe për zgjedhjet lokale. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm vetëm zotëri Izet Mexhiti” , deklaroi midis tjerash Ibrahimi./Koha.mk

