Autor: Suad Avdiu
Ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri do të jenë në paraburgim shtëpiak deri në fillimin e gjykimit të rastit të Koçanit, ndërkohë që 30 ditë paraburgim është shqiptuar për minisrin pa resor, Shaban Sali, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan gazeta KOHA. Në paraburgim shtëpiak do të jetë edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami. Ndërkohë, pritet që edhe ish-ministrit, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi, pasi të merret në pyetje, t’i shqiptohet vendimi për paraburgim shtëpiak. (koha.mk)
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga jugu. Në Shkup me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu./Alsat.mk
Marrëveshje për të vazhduar negociatat. Ky ka qenë epilogu i takimit mes liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Taravari, i cili për dallim nga takimi paraprak, në të fundit ishte i pranishëm. Siç mëson ALSAT, Arben Taravari, pavarësisht deklaratave të shumta të ditëve të fundit, përfshi edhe opsionet e tij për bisedime me BDI-në, apo edhe dalje më vete, ka mohuar se e ka braktisur liderët e tjerë të VLEN-it, të cilët gjithashtu i kishin vendosur ultimatum për të ndarë mendjen. Bëhet e ditur se ky dallim është kapërcyer, madje, bisedimet kanë kaluar në një…
Me moton “Reagim i vonuar” sot në Koçan është mbajtur marshi i dytë protestues, që e organizuan familjet e të pësuarve në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”. Në mënyrë simbolike, pjesëmarrësit në marshin janë nisur nga Parku i Revolucionit në ora 12 e 5 minuta, me çka e kanë shprehur pakënaqësinë nga reagimi vonuar i institucioneve kompetente, si një nga shkaqet për tragjedinë e madhe. Në qetësi dhe heshtje, kolona prej disa qindra qytetarëve, kaloi në Qendrën tregtare shkurt, duke u ndalur para kafenesë, pronari i së cilës e ka mbajtur edhe diskotekën, e prej aty u nisën para ndërtesës…
Bashkitë dhe organizatat e shoqërisë civile do të mund të aplikojnë me projekte mjedisore. Qeveria ka ndarë 3.7 milionë euro për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, përmes Programit të Investimeve Mjedisore 2025 të Ministrisë së Mjedisit. “Duke inkurajuar dhe financuar projekte që nënkuptojnë mbrojtje dhe promovim dhe menaxhim të qëndrueshëm, ne do të kontribuojmë për një mjedis më të pastër, i cili është faktori numër një për një cilësi më të mirë të jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve”, thonë nga Qeveria. Nga ministria u bëjnë thirrje të gjitha komunave, shoqatave, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve…
Sot shënojmë një moment historik për lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shqiptarëve! Vendosja e modelit “One Stop Shop” në pikat kufitare Jazhincë–Glloboçicë dhe Bllacë–Hani i Elezit është një arritje e jashtëzakonshme, që reflekton vizionin tonë për kufij funksionalë dhe ekonomi të hapur mes shqiptarëve në rajon. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku një rol kyç luan koalicioni VLEN, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Një falënderim i veçantë shkon për Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, për vizionin dhe vendosmërinë…
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka reaguar publikisht pasi është njoftuar nga familjarët se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë e tij në Shkup, duke kërkuar një takim informativ. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuçi theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se gjithmonë ka vepruar me ndershmëri, qetësi dhe transparencë, pavarësisht vështirësive. Ai paralajmëroi se me fluturimin e parë do të kthehet në Shkup, për të konfirmuar përkushtimin e tij ndaj drejtësisë dhe ligjit. Më poshtë reagimi i plotë i ambasadorit Driton Kuçi: “🛑 Sot familja më…
Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012. Pas ngjarjes në Koçan MPB ka nisur një hetim të thellë në lidhje me diskotekën Puls, duke i thirrë në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë. Kujtojmë se për ngjarjen e Koçanit në paraburgim 30 ditor janë ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-sekretarja shtetërore në Ekonomi si dhe 3 të punësuar të tjerë në Sektorin e Turizmit pranë ministrisë së Ekonomisë./TV21
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se sot nga ora 10.30 deri në ora 12 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në drejtim të pikës kufitare Bllacë, transmeton TV21. Vendosja e regjimit të veçantë për shkak se sot do të lëshohet në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. “E shtunë, 12.04.2025 në ora 11:00, në Pikë kalimin kufitar “Bllacë – Hani i Elezit” do të mbahet ceremoni solemne për vënien në përdorim të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë delegacione të…
Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të dobëta shiu në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore do të fryjë erë e fortë nga veriu (mbi 70 km/h). Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë./TV21
