Autor: Suad Avdiu

“UÇK-ja trime bëri gati me gjak e jetë tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit. Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen”, ka shkruar Arben Taravari i ASH-së, i cili sot së bashku me bashkëpartiakë ishte në Sllupçan të Likovës për të shënuar 24 vjetorin e fillimit të luftineve të UÇK-së në Karadakun e Likovës. “Isha në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet përpara erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi. UÇK-ja trime bëri gati me gjak e jetë tryezën ku më pas do të firmosej…

Read More

Sot, në ceremoninë përkujtimore të 2 Majit në Sllupçan, u shënua një moment i veçantë dhe plot emocion: babai i dëshmorit Ali Mahmuti, i cili vite më parë kishte shprehur publikisht pakënaqësi ndaj Ali Ahmetit – sot e përqafoi atë me respekt dhe dinjitet. Ky përqafim nuk ndodhi rastësisht. Para disa javësh, babai i dëshmorit kishte ftuar vetë Ahmetin në një gjest të qartë mirëkuptimi dhe afrimi. Ndërsa sot, në mesin e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve, ai e konfirmoi këtë afrim me një përqafim të ngrohtë që u përjetua si një rikthim te uniteti. Në një kohë kur shumë…

Read More

Për 20 vite në pushtet – asnjëherë në rrugë për popullin, gjithmonë në heshtje për drejtësinë. Sot që po shembet sistemi që ndërtoi për vete, Ali Ahmeti qan për “rrugën”, se po i rrëshqet froni nga duart dhe luga nga goja! Ku ishe, Ali Ahmeti, kur në kohën tënde kur qeverisje me Gruevskin, shqiptarëve u merrej fryma nëpër burgje? Kur emri i tyre njollej si “terrorist”? Kur djemtë e kombit vriteshin, burgoseshin e zhdukeshin? Ku ishe kur shpikeshin raste si Monstra, kur Sopotit iu ngjit etiketa “terrorist”, kur në Brodec u derdh gjak shqiptari, kur në Lagjen e Trimave u…

Read More

МЕXHITI: Në Kavadar investojmë mbi një milion euro në përmirësimin e infrastrukturës ujore     Kavadar, 02.05.2025. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot e vizitoi komunën e Kavadarit si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vëzhgoi realizimin e disa projekteve nga fusha të ndryshme që realizohen me ndihmë shtetërore. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njoftoi se në Kavadar, së bashku me komunën, Qeveria, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, po financon tre projekte në fushën e…

Read More

Askush nuk do të mbetet pa energji elektrike për shkak të varfërisë. Masat e reja në projektligjin e Energjisë parashikojnë mbrojtje të plotë për kategoritë vulnerabël të qytetarëve. Çmime më të ulëta, subvencione shtetërore dhe ndalim i shkyçjeve, të gjitha si pjesë e reformës ambicioze të energjisë që është para ligjvënësve Fisnik PASHOLLI Shkup, 2 maj – Ndryshimet e ligjit për energjetikë pritet të miratohen deri në fund të muajit maj. Paraprakisht, ai duhej të miratohet në vitin 2023. Askush nuk do të mbetet pa energji elektrike për shkak të varfërisë. Masat e reja në projektligjin e Energjisë parashikojnë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë informon se sot edhe tetë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi, prej të cilëve pesë nga Turqia, dy nga Bullgaria dhe një nga Sllovenia. Për trajtim jashtë shtetit vazhdojnë të qëndrojnë edhe 18 pacientë. Sipas protokollit, pesë pacientë do të jenë nën vëzhgim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, dy pacientë në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe një pacient në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum”. “Një pjesë e të lënduarve që janë kthyer në vend gjatë periudhës së kaluar tashmë kanë filluar procesin e rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan,…

Read More

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria. “Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë. Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma…

Read More

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, në Televizionin Alfa foli për sistemin gjyqësor në Maqedoni dhe theksoi se qasja që kishte Qeveria ishte një qasje evropiane që përndryshe nuk është tipike. Petrushevski theksoi se pa shkarkuar anëtarët e lodhur dhe të kompromentuar të Këshillit Gjyqësor, ndryshimet do të mbeten vetëm deklarative. Sipas tij, ky është një hap i parë i domosdoshëm drejt ndërtimit të një shteti ligjor me besim më të lartë midis qytetarëve, dhe reformat duhet të vazhdojnë me ndryshime të konsiderueshme ligjore dhe përfshirjen e ekspertëve dhe publikut ndërkombëtar. “Shpresoj dhe i bëj thirrje Prokurorisë Publike që të punojë…

Read More

Rreth 50 punonjës të Kopshtit Zoologjik në Shkup thonë se nuk kanë marrë ende pagat e muajit mars, përcjell TV21. Kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit që të gjejnë zgjidhje. “Kjo protestë është që të na shohin, që ne me të vërtet nuk kemi marrë paga për muajin mars. Pagën e fundit e kemi marrë para 45 ditëve. Neve na duhen para, që nga dje kemi humbur edhe sigurimin shëndetësor për shkak të mos marrjes së pagës. Kemi kolegë që janë në pushim mjekësor që kërkojnë që kjo të rregullohet, ku pa para, tani edhe pa shëndetësi”,…

Read More

“Ndërsa institucionet kulturore mezi po mbijetojnë dhe punonjësit janë ende pa paga, Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me një grup të madh partiak, organizoi një ekskursion “diplomatik” në Japoni. Me të janë Ministri Timço Muçunski dhe gruaja e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe disa “autoritete të tjera kulturore”, gjoja për të mbështetur ansamblin Tanec dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor”, kështu reaguan sot nga opozitarja LSDM. Ata akuzojnë ministrin për harxhime luksi dhe për jo transparencë mbi shpenzimet e këtij udhëtimi. “Nga sa persona përbëhet saktësisht ky delegacion luksoz? Sa para publike u shpenzuan për udhëtimin…

Read More