Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avramovski: Kryetarja e Antikorrupsionit të japë dorëheqje, është komprometuar institucioni

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akti i mosdhënies dorëheqje nga kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Tatjana Dimitrovska është i papërgjegjshëm në rrethana kur është nën masa sigurie si e dyshuar për dhënie të dokumenteve sekrete nga Antikorrupsioni, njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”. Kështu vlerëson për Alsat, drejtori Ekzekutiv i Koalicionit të Gjithë për Gjykime të Drejta, Darko Avramovski i cili thotë se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë, megjithatë kjo nuk nënkupton vazhdim të mandatit në kushte kur është komprometuar reputacioni i funksionarit dhe institucionit. E sidomos në rrethana kur procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite.

“Nuk e di nëse është arrogante, por mund të vlerësohet se është papërgjegjës në pikëpamjen e pasojave që mund t’i ketë. Ende është herët që të shohim dhe të themi se si do të ishte ajo, megjithatë siç thash situata mund të zgjasë i tërë mandati i saj të kalojë praktikisht me ndalesë për ushtrimin e profesionit”, tha Darko Avramovski, Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Megjithatë, reagimi institucional sipas Avramovskit tani për tani është shqetësues, pasi nuk ka plan konkret dhe afatgjatë se si do të veprojë Tatjana Dimitrovska në rrethana të këtilla dhe si do të veprojnë Antikorrupsioni dhe Kuvendi, i cili e ka zgjedhur.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është se nuk shohim përgjigje institucionale ndaj asaj. Nuk pamë ndonjë plan apo hap konkret nga ana e KSHPK-së se si planifikon të përballet me këtë situatë pasi është rrezikuar edhe reputacioni i tyre dhe mënyra e punës. Dhe nuk pamë ndryshime konkrete ose aktivitete nga ana ena e Kuvendit e cila i zgjedh anëtarët e KSHPK-së, pasi siç e dini organizatat civile patëm reagime për mënyrën e zgjedhjes së përbërjes së fundit të KSHPK-së dhe tani shpejtë pas asaj shohim një skandal të këtillë, kështu që dukshëm se diçka duhet edhe më shumë të avancohet në aspektin e zgjedhjes së anëtarëve”, tha Darko Avramovski, Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Pas heshtjes njëjavore Tatjana Dimitrovska, nëpërmjet një letre u deklarua për ndodhitë e fundit sa i përket përfshirjes së saj në hetimin e Prokurorisë. Pavarësisht thirrjeve të shumta, ajo nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi nuk ndihet fajtore në lidhje me gjetjet e Prokurorisë se ajo duke qenë kryetare e Antikorrupsionit i ka vënë në dispozicion dokumente sekrete njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”. Sipas Dimitrovskës, të dyshuarin e “Aditivëve” e ka mik shtëpie dhe biseda mes tyre ka qenë krejtësisht shoqërore. Kuvendi, ka mekanizëm për të shkarkuar nga detyra Dimitrovskën, por kryetari Afrim Gashi i mbështetur nga shumica parlamentare mbështetet në parimin, prezumimi i pafajësisë, respektivisht çdokush është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta nëpërmjet procesit gjyqësor./Alsat.mk

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.