Autor: Suad Avdiu

Kardinalë nga e gjithë bota po mblidhen në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm pas vdekjes së Papa Françeskut, të hënën e Pashkëve. Nuk e dihet se sa do të zgjasë ky proces – konklavat e mëparshme kanë zgjatur vetëm disa ditë, megjithëse në shekujt e mëparshëm mosmarrëveshjet ndonjëherë kanë bërë që takimet të zgjaten me muaj. Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes dhe më vonë do të ecin në Kapelën Sistine, për të hedhur votat e tyre nën afresket e Michelangelo-s. Sapo të hyjnë në kapelë, ata nuk do…

Read More

Mbi shtatëdhjetë konkurrentë nga edicionet e mëparshme të Festivalit të Këngës në Eurovision kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar që Izraeli dhe transmetuesi i tij kombëtar KAN të përjashtohen nga konkursi i këtij viti në Bazel. Letra i drejtohet Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), i cili organizon Konkursin e Këngës në Eurovision dhe është fajësuar për kaosin që rrethoi konkursin e vitit të kaluar në Suedi. Letra thotë se EBU çoi në “edicionin më të politizuar, kaotik dhe të turpshëm në historinë e garës”, shkruan The Independent. Në letër, KAN akuzohet se është “bashkëpunëtor në gjenocidin e Izraelit kundër…

Read More

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas , më 15 prill i paralajmëroi udhëheqësit e BE-së të mos merrnin pjesë në festimet e Ditës së Fitores së Rusisë në Moskë. Kumanovë, 7 maj- Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në paradën ushtarake të 9 majit në Moskë, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim publik për këtë çështje. Parada në Sheshin e Kuq, e njohur si një nga ngjarjet më simbolike të Federatës Ruse, organizohet çdo vit më 9 maj…

Read More

Deputetët e Kosovës të legjislaturës së nëntë për herë të 12-të do të mblidhen sot në ora 10:00 për konstituimin e Kuvendit. Procesi i konstituimit ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues. E sot, deputetët do të mblidhen pas dështimit të 11 seancave për konstituim. Të hënën, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i ka ftuar…

Read More

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë (në fushën sportive) sot do të mbahet fFestimi qendror me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maji. Siç informojnë  nga Ministria e Punëve të Brendshme, në ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB Aleksandar Janev. Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe ministra dhe të ftuar të tjerë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni. Në kuadër të festimit janë paraparë ekspozitë dhe prezantim…

Read More

Moti sot në vend do të jetë  me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të izoluar të breshërit.  Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 28 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme. Në disa pjesë të luginës, do të ketë më shumë…

Read More

Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, njoftoi se vendi do të hapë së shpejti një ambasadë në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap strategjik është i rëndësishëm për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e lidhjeve me një nga aktorët më të fuqishëm në botën arabe, që është anëtar i G20 dhe ka ekonominë më të madhe në rajon. Mexhiti theksoi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me besim islam, ky është një moment i veçantë, duke pasur parasysh rëndësinë e Arabisë Saudite si vendi i dy qyteteve më…

Read More

Venera Azizi: Qeveria mori vendim, 300.000 denarë mbështetje financiare për projekte nga fusha e rinisë, u miratuan ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale me qëllim përmirësimin e funksionimit të komunave Të nderuar, Sot Qeveria mbajti seancën e saj të 77-të, gjatë së cilës u morën disa vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve. Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për miratimin e Propozim-Programit për mbështetje financiare të projekteve nga fusha e rinisë dhe organizatat rinore, për vitin 2025, përmes Ministrisë për Punë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes Ministrisë do të jepen grante për projekte nga fusha e rinisë për organizatat…

Read More

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet edhe përdorimi i gjuhës shqipe, meriton një shpjegim: “Mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet edhe përdorimi i gjuhës shqipe, meriton një shpjegim: – përdorimi i gjuhës shqipe në seanca gjyqësore nuk përbën tejkalim të të drejtave të minoriteteve; – Komisioni i Venecias thotë se “këto janë standarde minimale dhe asgjë nuk e pengon shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat…

Read More

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në zyrën e tij liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Memli Krasniqi ka njoftuar se me Ahmetin ka pasur një diskutim vëllazëror e tejet të frytshëm. ”Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe…

Read More