Autor: Suad Avdiu

Mustafa Veseli ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër prapaskenat politike dhe thekson se politika duhet të bazohet në ideale dhe jo në pazare për poste. “Tregun mund ta bësh, por bazën je duke e humbur; politika nuk është vetëm interes por edhe në radhë të parë ideal”, shkruan Veseli, duke u distancuar nga kalkulimet e momentit në skenën lokale. Ai ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet komunale të vitit 2025, me synimin për të sjellë një vizion të ri për komunën e Likovës, që ai e quan “Komuna evropiane 2025–2033”. “Vazhdojmë me program, fushatë dhe…

Read More

Sindikata e pavarur e policisë do të dalë në protestë. Thonë se paga bazë në vend nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale. Paga e policisë, sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, përbëhet nga pagë bazë dhe rritja prej 30 përqind, si dhe shtesa të tjera nga përvoja e punës, etj. Sipas Ligjit për Pagë Minimale, paga bazë në vend nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale, e më pas shtohen rritja prej 30 përqind, shtesat, etj. Kryetari i sindikatës së pavarur, Martin Efremov, deklaroi se paga e policivë duhet të llogaritet së bashku me…

Read More

Ekipi i gjeneratës 2010/11 (U15) i klubit Bashkimi është shpallur kampion në regjionin e Shkupit dhe Kumanovës, duke kurorëzuar një sezon të shkëlqyer me 14 fitore dhe 2 barazime. Lajmin e bëri të ditur trajneri i ekipit, Sazan Latifi, i cili theksoi se ky trofe është rezultat i një sezoni të jashtëzakonshëm, ku çdo lojtar dha maksimumin në çdo ndeshje. Dorëzimi i trofeut u bë sot nga përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pas ndeshjes së fundit kundër KF Studeniçanit, e zhvilluar në stadiumin kryesor të Bashkimit, ku vendasit dolën sërish fitues. Ai shprehu mirënjohje për prindërit që kanë…

Read More

Shkup, 12 maj- Sot, më 12 maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë kushtuar nderimit të rolit thelbësor që luajnë infermierët në sistemet shëndetësore. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e punës së infermierëve si shtyllë e përkujdesjes ndaj pacientëve. Organizatat shëndetësore dhe institucionet publike në shumë vende të botës zhvillojnë aktivitete për të shprehur mirënjohje dhe për të përforcuar statusin profesional të këtij profesioni jetik, veçanërisht pas sfidave të mëdha me të cilat u përballën gjatë pandemisë./ Televizioni News

Read More

Shkup, 12 maj- Sot Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski për dështim të thellë në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike që sipas BDI-së, përbën një prej shtyllave kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit. “Kemi paralajmëruar që nga fillimi se kjo shumicë u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, ‘për t’u treguar vendin’ shqiptarëve,” thuhet në kumtesë. Më poshtë e gjeni kumtesën e plotë: KUMTESË: Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka…

Read More

Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka uruar Edi Ramën për fitore. Filipçe thotë se me Ramën, Shqipëria do të vazhdojë rrugën progresive. “Urime të sinqerta Edi Ramës dhe Partisë simotër Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj shumë suksese në mandatin e tij të ri, të katërt. Jam i bindur se Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian. Kjo fitore është edhe një konfirmim se qytetarët kanë besim në vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të…

Read More

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang kombëtar, rezultatet paraprake të zgjedhjeve tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të deritanishme, PS kryeson me 53% të votave dhe pritet të sigurojë 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike renditet e dyta, me 34% të votave dhe 51 mandate të projeksionuara. Megjithëse rezultati kombëtar nuk është në favorin e saj, PD vijon të mbajë bastionet tradicionale në veri të vendit. Aktualisht, vetëm dy qarqe Shkodra dhe Kukësi, paraqiten si blu në hartën zgjedhore, duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për opozitën në këto zona. Procesi i numërimit…

Read More

Përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi potenciali ekonomik i vendit me investime inteligjente, pranimi i inteligjencës artificiale, kthimi i investimeve dhe roli i diasporës në rritjen kombëtare, do të jenë në fokus të Samitit “Maqedonia 2025” i cili do të fillojë sot në Shkup. Ekspertët ekonomik, drejtorët e tink-tankeve, ish ministra dhe ministra aktual nga vendi dhe nga jashtë, si dhe ekspertë të komunitetit shkencor nga disa vende, do të flasin në panel diskutimin e Samitit në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 550 të ftuar. Pjesën zyrtare…

Read More

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Siç informojnë nga DPHM-ja, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.…

Read More

Anëtarët e SHBA “Karadaku” nëpër pisha e stepa, pjerrtësi e lartësi kaluan shtegun që të dërgon te “Pamukale” e Maqedonisë, ose Liqeni i Mermerit në Prilep. Kjo minierë e harruar është një dëshmi e qëllimit fisnik të njerëzve që duan të transformojnë objekte të caktuara në atraksion turistik. Shtegu prej 10 kilometrave në dy drejtimet ishte i shndërruar në histori përjetimi që kontribuoi dukshëm në uljen e kortezolit tek secili bjeshkatarë! Ne, do të rikthehemi përsëri, gjithmonë kur të kemi nevojë për t`u mbushur me energji pozitive./Televizioni News

Read More