Autor: Suad Avdiu

MPB njofton se Sektori i Krimit Kibernetik në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme ka vërejtur kohët e fundit një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme fishing përmes email-it, në të cilat emrat e disa kompanive maqedonase keqpërdoren me qëllim mbledhjen e paautorizuar të të dhënave prej tyre. Këto mesazhe pretendojnë në mënyrë të rreme se keni kryer shkelje të të drejtave të autorit dhe përmbajnë linqe fishing për dokumentacion të supozuar ose kërkesa për të ndërmarrë veprime. “Është e rëndësishme dhe domethënëse që qytetarët, gjegjësisht kompanitë, të dinë se mesazhi nuk është dërguar nga kompania e…

Read More

Dalja e ASH-së nga Qeveria është provë se ngadalë por me siguri, si qytetarët ashtu edhe partitë politike që janë ende pjesë e koalicionit qeveritar, po e shohin se Mickoski po e çon vendin në humnerë, akuzojnë sot nga LSDM. “Brenda pak muajsh, Mickoski arriti të kombinojë rezultate katastrofike ekonomike me udhëtime të paqëllimshme jashtë vendit, edhe pse vendi është plotësisht i izoluar edhe nga partnerët tanë në NATO dhe BE me të cilët kemi pasur dekada bashkëpunimi të shkëlqyer. Të gjitha këtyre duhet t’u shtohen gostitë me para publike, milionat e shpenzuara për mish viçi të vogël, papaja, mango,…

Read More

Sonte Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit në Bazel të  Zvicrës, me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike. Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca sjellin një përzierje unike të folklorit shkodran me elektronikën moderne, që tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut ndërkombëtar. Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, “Zjerm” është kthyer në një sensacion në YouTube dhe pretendohet si një nga hyrjet më të veçanta të këtij edicioni. Në këtë natë gjysmëfinale Shqipëria do performoj e 12-ta me rradhë.

Read More

Shkup, 13 maj- Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër përmes një kumtese zyrtare ndaj, siç e quan, “largimit sistematik” të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në institucionet kyçe të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë. Në kumtesën e publikuar sot, BDI shpreh “shqetësim të thellë” për zhvillimet e fundit, veçanërisht duke theksuar rastin e shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë nga Stacioni Policor i Butelit dhe zëvendësimin e tyre me të afërm të Kryetarit të Komunës, të cilët, sipas partisë, janë të emëruar mbi baza etnike dhe partiake. “Ky…

Read More

Sot, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup duhet të shpallet vendimi në rastin e përplasjes me automjet të Frosina Kulakovës, pasi në gjykimin që filloi më 9 të këtij muaji, i akuzuari Vasil Jovanov u deklarua fajtor për aksidentin e trafikut që ndodhi në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Në seancën e fundit dëgjimore, Vasili kërkoi falje dhe shprehu ngushëllime familjes së Frosinës. “Kam shumë ndërgjegje dhe ajo që bëra do të më përndjekë për gjithë jetën time”, tha i akuzuari. Avokati i tij kërkoi një dënim më të ulët, sepse ai ishte student me…

Read More

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilal Kasami deklaroi se në qeveri po diskutohet se çfarë kombinimesh duhen bërë në lidhje me pozicionet ministrore që do të lirohen nga largimi i ASH-së dhe Arben Taravarit në opozitë. Taravari, i cili është Ministër i Shëndetësisë, njoftoi mbrëmë se përfundimisht ai dhe partia e tij largohen nga qeveria dhe do kalojnë në opozitë. Kasami në një intervistë për “360 Gradë” tha se nuk e përjashton mundësinë që “VLEN” t’ia “jep” Ministrinë e Shëndetësisë VMRO-DPMNE-së, dhe në këmbim të marrë një ministri tjetër. Jozyrtarisht, sipas “360 Gradë”, po shqyrtohet mundësia që sektori i arsimit…

Read More

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, është tërhequr nga iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Thotë se procesi i ndryshimit të emrave do të pauzojë deri në përfubdimin e zgjedhjeve lokale në tetor, ndërsa shton se më pas – Tetova do të ketë emra të ri. “Ligji për vetëqeverisje lokale kërkon që procesi për emërtimin e rrugëve të ndërpritet gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale dhe të vazhdojë më pas. Komisioni tashmë ka mbajtur disa anketime publike, kemi marrë shumë emra cilësorë…”, ka thënë Kasami për “360°”. Ai indirekt e ka pranuar se bëhet fjaë për…

Read More

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4838 qendra votimi, nga 5225. PS ka marrë në rang vendi 681902 vota ose 52.10 për qind kundrejt 451271 votave të PD-ASHM, 34.48 për qind. PSD ka marrë 45,413 vota, ose 3.47 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 45719 vota, ose 3.49 për qind dhe Partia Mundësia 38501 vota ose 2.94 për qind. Ky rezultat është deri në orën 07:40. Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës,…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 në 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri 23 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të enjten pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Read More

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi sot pas një takimi me strukturat partiake se partia ka vendosur të kalojë në opozitë. “Vendosëm të shkojmë në opozitë. Kemi vendosur të kthehemi tek qytetari,” deklaroi Taravari, duke theksuar se prioritet i tyre tashmë do të jetë rikthimi i besimit të qytetarëve. Taravari tha se megjithëse në zgjedhjet e fundit sollën ndryshim, ai nuk ishte në përputhje me atë që ishte premtuar. Ai shpjegoi gjithashtu se vendimi për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale nuk gjeti mirëkuptim nga partnerët e tjerë të koalicionit VLEN.

Read More