Autor: Suad Avdiu
Aleanca për shqiptarët me kryetar Arben Taravarin pritet që me një vendim unanim të Kryesisë qendrore të braktisë Qeverinë dhe të kalojë në opozitë. Merret vesh se mbrëmë Këshili Drejtues i ASH-së që përfshinë funksionarët më të lartë partiak ka mbajtur mbledhje duke e sqaruar dhe duke i dhënë përparësi përfundimisht opsionit që të dilet nga Qeveria. Burime të afërt me ASH-në brifojnë se sonte do të dilet me deklaratë politike dhe me vendim unanim që të braktiset Qeveria me arsyetimet se nuk ka më çfarë kërkojnë në një Qeveri ku nuk kanë lëvizur drejt avancimit të drejtat e shqiptarëve…
Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot mbajti protestë në Shkup ku ishte kërkuar të respektohet Ligji për pagën minimale dhe paga bazë në polici të jetë të paktën aq sa është paga minimale. Kërkohet edhe unifikimi i praktikës gjyqësore në të gjithë territorin e vendit dhe zbatimi i provedurave gjyqësore në afatet e parashikuara ligjore. “Sot jemi këtu para gjykatave për t’u treguar atyre se edhe besimi prej dy për qind që kanë qytetarët është shumë. T’u tregojmë se paga e nëpunësve policor është përbërë nga paga bazë plus rritja. Ligji për pagë minimale parashikon se paga bazë e…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se ditën e nesërme, më 13 maj 2025, do të nisë asfaltimi i një pjese të rrugës nga ura e fshatit Sllupçan deri në dalje të fshatit. Punimet do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, nga ora 08:00 deri në orën 24:00, dhe për këtë arsye do të bllokohet tërësisht qarkullimi në këtë segment rrugor.
Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Kështu thuhet në urimin që lideri i BDI-së, ia ka nisur Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje. Urimi i plotë i Ali Ahmetit: Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në…
Kumanovari e la fëmijën të lypte para tregut, do të ndiqet penalisht Kumanovë, 12 maj- Një 37-vjeçar nga Kumanova po përballet me akuza penale për neglizhencë dhe abuzim ndaj fëmijës së tij 11-vjeçar, të cilin dyshohet se e ka detyruar të lypë para tregut në qytet. “Sektori i Policisë në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.M. (37), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale të neglizhencës dhe abuzimit me fëmijën. Më 20 mars të këtij viti, i dyshuari e kishte lënë fëmijën e tij 11-vjeçar të lypte para një tregu në Kumanovë”, thuhet në buletinin…
Aleanca për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin sonte me fillim nga ora 19:00 do të mblidhet në Gostivar. Sipas paralajmërimeve të vetë Taravarit, partia pritet të marrë vendim për largim nga qeveria. “Kërkuam përkrahje vitin e kaluar për ta sjellë ndryshimin, por ky ndryshim që e kemi nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët dhe është fakt i pamohueshëm. Qeveria disi u humb në rrugën drejt BE-së. Situata në administratën shtetërore e shihni, ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe tendenca që shqiptarët të margjinalizohen dhe ASH-ja ka vendosur që nesër ose pasnesër që në organet partiake të vendoset me…
Stacioni policor në Butel po “pastrohet” nga shqiptarët, ndërkohë që duket se dorë në këtë degradim ka edhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Në pesë vitet e fundit, ky stacion udhëhiqej nga kuadër shqiptarë, ndërkohë që tashmë janë shkarkuar edhe zëvendësshefat që dikur ushtronin detyra udhëheqëse në stacionin policor. Aktualisht, shqiptarët përfaqësohen me vetëm një shef-ndërrimi dhe asgjë më tepër. Komandant i Stacionit Policor në Butel është emëruar Stefan Kostovski, kushëri i kryetarit të Butelit, Darko Kostovski. Stefani më parë ka qenë polic trafiku, ndërkohë që ngritja aktuale është bërë për disa shkallë më lartë. Shumë interesante duken…
Vasilço Damçevski, drejtori aktual i Drejtorisë për Konsull në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë do të jetë konsull në Selanik të Greqisë. Vendimi është marrë nga ministri Timço Mucunski, ndërsa emërimi – edhe pse nuk ka hyrë akoma në fuqi, ka shkaktuar reagime në mesin e punonjësve të ministrisë. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme tregojnë për gazetën KOHA madje se Damçevski, ish-kryetar i Komunës së Krueshevës nga radhët e VMRO-së, është njëri nga personat që më 27 prill 2017, bashkë me turmën kishte hyrë dhunshëm në Parlament ndërsa ishte përmendur se ka qenë pjesë e grupit…
Është arrestuar një 43-vjeçar nga Kumanova, pasi policia gjatë bestisjes në shtëpinë e tij kishte gjetur drogë. “Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.P. (43) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë, një peshore digjitale dhe para, ndërsa ekipi i EVN-së konstatoi se ka vjedhje të rrymës elektrike. Ai ishte shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 05.05.2025. Nga data 13.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) …
