Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Mickoski dëshiron t’i ‘tregojë vendin’ shqiptarëve!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 12 maj- Sot Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski për dështim të thellë në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike që sipas BDI-së, përbën një prej shtyllave kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit.

“Kemi paralajmëruar që nga fillimi se kjo shumicë u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, ‘për t’u treguar vendin’ shqiptarëve,” thuhet në kumtesë.

Më poshtë e gjeni kumtesën e plotë:

KUMTESË:
Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike – shtyllës kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit.
Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike pa legjitimitet etnik është shndërruar më në një qeveri monoetnike.
Për këtë kemi paralajmëruar që nga fillimi i krijimit të kësaj shumice parlamentare, pasi ajo u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, “për t’u treguar vendin” shqiptarëve.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se, në vend që të pranojë dështimet e veta, Kryeministri paralajmëron një fushatë edhe më të ashpër dhe agresive për të ruajtur vazhdimësinë e kësaj qeverie monoetnike.
Në vend që të pranojë realitetin se qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në terren tashmë po demonstrohet arrogancë dhe agresivitet përmes aktiviteteve të shantazhit, inskenimeve dhe ryshfetit.
Në skenën publike, funksionarë të Qeverisë bëjnë kërcënime se “do t’i zë drejtësia” ata që e kritikojnë Kryeministrin, ndërkohë që në prapaskenë zhvillohet një shantazh i turpshëm ndaj deputetëve, funksionarëve dhe administratës – shqiptarë, turq dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve joshumicë, për të siguruar njëfarë mbështetjeje të rreme multietnike ndaj kësaj qeverie.
Këto përpjekje të dëshpëruara për të fituar ndonjë legjitimitet do të dështojnë, por do të lënë pas pasoja të thella në marrëdhëniet ndëretnike.
Çdo ditë që kjo Qeveri refuzon kërkesat e shqiptarëve, është një ditë më shumë në largimin e shqiptarëve nga proceset shtetërore.
Kjo shumicë parlamentare ka dështuar në interesat strategjike kyçe të shtetit dhe për këtë po shpërbëhet. Është koha që legjitimiteti i përfaqësuesve politikë të rivlerësohet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Televizioni News
Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.