Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot u shpreh se Arben Taravari po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit, ndërsa tha se e pret gjatë kësaj jave të ketë një takim pëfrunditmar me të. Ky reagim vjen pas deklaratës së Taravarit i cili mbrëm u shpreh se ASH më mirë të jetë në opozitë. “Pra, po, i kam dëgjuar ato deklarata, mendoj se zoti Taravari dhe disa njerëz rreth tij janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Më mbetet vetëm t’i uroj fat dhe shpresoj që javën e ardhshme të kemi një takim përfundimtar…

Read More

Në një analizë të gjatë dhe të thelluar, gazeta britanike e përshkruan realitetin e sotëm si një rrëshqitje të pandalshme drejt kaosit global, ku rendi i vjetër nuk funksionon më, institucionet ndërkombëtare janë të paralizuara dhe aktorët shtetërorë po përdorin dhunën pa frena Në një javë ku ish-aleatët e Luftës së Dytë Botërore përkujtuan ndaras 80-vjetorin e përfundimit të saj, “The Guardian” ngre alarmin se bota ndodhet më pranë se kurrë fillimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një analizë të gjatë dhe të thelluar, gazeta britanike e përshkruan realitetin e sotëm si një rrëshqitje të pandalshme drejt kaosit global,…

Read More

Filkov: Këshilli Gjyqësor nuk do të jetë më fushë për marrëveshje të fshehta, por arenë integriteti dhe ekspertize Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në një intervistë për mkd.mk, duke iu referuar agjendës reformuese dhe ligjeve të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë, tha se të gjitha afatet janë respektuar në tërësi, madje disa janë përfunduar edhe më herët. “Puna jonë nuk matet me angazhime deklarative, por me rezultate konkrete. Dhe faktet tregojnë se të gjitha ligjet që janë pjesë e kornizës së reformës janë përgatitur ose janë në fazën përfundimtare të miratimit. Një nga ligjet kyçe është ligji i ri…

Read More

VLEN: Tërmeti ka ndodhë më 8 maj, ndryshimi ka nis, nuk ndalet! BDI pasi humbi pushtetin ka humbur edhe kontrollin dhe po flasin e piskasin sikur të jenë të përgjumur. Ata flasin jerm, veprojnë kot, sillen si pa kokë.  Kryetari i lodhur i organizatës së shkapërderdhur, BDI-së, Ali Ahmeti, paska piskatur duke thënë se “një thirrje e jona shkakton tërmet”. VLEN dëshiron t’ia rikujtojë Ahmetit dhe të gjithë qytetarëve se tërmeti i vërtetë ndodhi më 8 maj kur vota e shqiptarëve e rrëzoi BDI-në nga pushteti pas 20 vitesh dështim, izolim dhe kapje të shtetit. Ky ishte një tërmet demokratik, i pastër…

Read More

Qytetarët e Shqipërisë do t’iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë për legjislativin e ri në katër vjetët e ardhshëm. 5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Në garën janë 11 subjekte, përfshirë 8 parti politike dhe tri koalicione, dhe 140 kandidatë për deputetë. Të drejt vote  kanë 3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114 mijë e 642 për herë të parë. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë…

Read More

Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Read More

Janë renovuar zyrat në Njësinë Amë – Gjore Petrov të cilat ishin trashëguar në gjendje mizore dhe me kushte minimale për punë. Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu i cili ka publikuar fotot e gjendjes së zyrave para se të marrë detyrën dhe pasi janë renovuar. Njoftimi i plotë i Fazliut: Siç e kemi premtuar në fillim të mandatit, po punojmë për të krijuar kushte më të mira pune për të gjithë punonjësit në Drejtorinë e Librave Amë. Në fotot më poshtë mund të shihni zyrat që i trashëguam në Njësinë Amë Gjorçe Pertrov dhe transformimin që kemi…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur se partia që ai drejton nuk ka aspak në plan të bëhet pjesë e koalicionit politik “Fronti Evropian”. Në një deklaratë për gazetën LAJM, Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të dalë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë dhe nuk do të bashkohet me asnjë grupim tjetër politik në këtë drejtim. “Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian. Do të garojmë me lista të veçanta për këshilltarë. Të bëhemi pjesë e Frontit Evropian – assesi, madje as që e diskutojmë…

Read More

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi është zotuar ta kryej me sukses detyrën e re duke premtuar sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale. Statusi i Azizit në Facebook: Të nderuar bashkëveprimtar! Dje më keni ngarkuar mbi supe një detyrë e cila e cila më bën krenar, por nga ana tjetër është një përgjegjësi e madhe për mua. Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë që të jem shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këtij obligimi do ti përkushtohem me përgjegjësinë më të madhe morale dhe profesionale, për të vazhduar rrugën e sukseseve…

Read More