Autor: Suad Avdiu
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet. “Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari. Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën…
Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), është bërë shënjestër e një sulmi kibernetikë, për të cilin dyshimet e para bien mbi grupe hakeresh serbë. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të transmetuesit publik shqiptar ndesheshin me tituj dhe lajme të rreme që synonin destabilizimin e perceptimit publik mbi Kosovën. “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga RTSH-ja në lidhje me këtë sulm kibernetik. Hakerët serbë kishin publikuar lajmet e…
Shefi i ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, ka shprehur frikën se 14,000 foshnje mund të vdesin në Rripin e Gazës gjatë 48 orëve të ardhshme nëse furnizimet nuk arrijnë në kohën e duhur. “Dua të shpëtojmë sa më shumë që mundemi nga këto 14,000 foshnje në 48 orët e ardhshme”, ka thënë ai për BBC-në. Fletcher ka thënë se pesë kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të hënën, porse ka përsëritur se kjo është vetëm një “pikë në oqean”. Ai është shprehur optimist se 100 kamionë do të kalojnë kufirin gjatë ditës së sotme, ndonëse ka…
Partia maqedonase VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë vendin dhe do t’i shtojë vlerë cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi. Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është historike dhe e rëndësishme për të paktën dy arsye, thonë nga VMRO-DPMNE. “Së pari, Marrëveshja ka rëndësi strategjike dhe politike dhe ky lloj partneriteti strategjik dhe miqësie për Maqedoninë do të rivendosë dinjitetin e shtetit dhe do të hapë rrugën për stabilitet, siguri dhe zhvillim. Së dyti, në aspektin ekonomik ekziston një kornizë që na siguron rreth 6 miliardë euro, ose rreth 5 miliardë paund. Dy…
Maqedonia e Veriut hesht, Franca, Britania dhe Kanadaja paralajmërojnë “masa konkrete” ndaj Izraelit
Shkup, 20 maj- Në një deklaratë të përbashkët të publikuar së fundmi, Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime konkrete ndaj Izraelit, nëse ky i fundit vazhdon me atë që e përshkruajnë si “zgjerim të egër” të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. Që nga 2 marsi, hyrja e ushqimit, barnave dhe karburantit është ndaluar plotësisht, duke shkaktuar një situatë që Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si “katastrofike” për popullsinë palestineze. Liderët perëndimorë e kanë cilësuar mohimin e ndihmës humanitare për civilët si të papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare…
Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës së drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në vendin “Kriva Reka”, është gjetur i vdekur M.A. (19), maturant në njërën nga shkollat e mesme të Strumicës. Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i pajetë i 19-vjeçarit është dorëzuar për obduksion dhe të gjeturat e deritanishme nuk tregojnë shenja dhune, ndërsa priten analizat toksikologjike për të patur një pasqyrë më të qartë rreth shkaqeve të vdekjes. Policia po ashtu konfirmon se dje rreth orës 12:00 është marrë njoftim se në afërsi të Strumicës, në një arë të papunuar, është gjetur trupi i pajetë i…
Në Halle (Saale) të Gjermanisë, një burrë goditi me thikë disa persona, përfshirë një fëmijë. Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, kanë mbetur tre të plagosur ndërkohë që i dyshuari është arrestuar. Po sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi të dielën në zonën e rrugës kryesore në Halle (Saale). Tre persona u plagosën në sulmin përpara një pallati. Sipas policisë, viktimat janë një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare dhe dy burra. Një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë dhe një burrë 47-vjeçar u plagos lehtë, ka thënë policia. Dy burrat theksohet se u dërguan në spital me prerje dhe plagë thike ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja…
Nga VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, siç shkruajnë, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një komunikate, VLEN thekson se vizioni i tyre për reforma reale dhe orientimi euro-atlantik po vlerësohen lartë nga miqtë ndërkombëtarë. “VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve…
Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”. Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes…
Gjykata Administrative e anuloi vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se procedura për zgjedhjen e saj është zhvilluar në kundërshtim me kriteret ligjore dhe parimet e barazisë dhe transparencës. Vendimi shkaktoi reagime në publik dhe në institucionet gjyqësore, me Gjykatën Kushtetuese që paralajmëroi për krijimin e një precedenti ligjor dhe shtyrjen e seancës përgatitore për Ligjin për Gjuhët, ndërsa ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov theksoi se Këshilli Gjyqësor duhet ta përsërisë procedurën. Sipas aktvendimit, në rastin konkret, Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për zgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese pa shqyrtim të plotë…
