Autor: Suad Avdiu

Lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari, realizoi një takim urues me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore. Me këtë rast, z. Taravari përcolli urimet më të përzemërta në emër të Aleancës për Shqiptarët për fitoren elektorale dhe rikonfirmimin e mbështetjes qytetare ndaj Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë. “Me Kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin”, shkruajti pas takimit…

Read More

Më 20 maj 2025, rreth orës 08:20, në pikën kufitare “Tabanoc”, zyrtarët policorë arrestuan shtetasin hungarez C.Z. (47), njoftojnë nga MPB. Sipas Policisë, gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të automjetit me targa hungareze, që ai drejtonte, në pjesën e brendshme mbi xhamin e përparmë (nën tapiceri) u gjet dhe u konfiskua marihuanë. “Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekip i SPB Kumanovë, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Read More

Nga Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet aksion policor, ku është dhënë urdhër për bastisjen e 5 lokacioneve në Shkup. Sipas njoftimit të Prokurorisë, bastisjet po bëhen si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”. “Nën udhëheqjen e prokurorit kompetent që vepron në rastin me emrin e koduar “Bunker”, njësitë e MPB-së që nga orët e hershme të mëngjesit po kryejnë bastisje në pesë lokacione në Shkup. Aksioni është rezultat i provave të siguruara në kuadër të procedurës hetimore që po zhvillohet kundër anëtarëve të grupit kriminal…

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të jetë…

Read More

Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në maj janë rritur për 1.217 denarë në krahasim me prillin, tregojnë të dhënat që sot i ka publikuar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Vlera e shportës minimale sindikaliste, sipas të dhënave të publikuara, në maj arrin 63.908 denarë (1.038 euro)që është për 1.217 denarë për më shumë krahasuar me shportën sindikaliste të prillit, e cila arrin 62.691 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katror, shporta sindikale arrin 79.283 denarë. Shpenzimet për ushqim dhe pije në shportën sindikale në marrin arrijnë 22.434,00 denarë dhe janë rritur për 954 denarë në krahasim me…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas dorëheqjeve të disa funksionarëve qeveritarë nga radhët e Aleancës prë shqiptarët (ASH), theksoi se bëhet fjalë vetëm për disa individë, prëderisa të tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar “Vlen”. Në pyetjen e gazetarëve se si do të veprohet  pasi që u formuan tre krahë të Aleancës për shqiptarët, Kasami tha se ajo parti është një e cila është pjesë e koalicionit “Vlen” dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e partisë së përbashkët me të njejtin emër. “Një është Aleancë për shqiptarët, ajo që është…

Read More

Kuvendi sot ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Janë konstatuar edhe dorëheqjet e zëvendësministrave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Elfete Ismaili. Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska sqaroi se sipas Rregullores së punës së Kuvendit ata kanë të drejtë të shpjegojnë dorëheqjen e tyre, por se nga fillimi i kësaj seance të 49-të, “nuk e kanë kërkuar këtë me çka janë konstatuar dorëheqjet”. Pastaj është propozuar rendi i ditës së seancës, por pas vërejtjes procedurale të Sashko Jançevit nga E Majta është dhënë pauzë prej një orë. Kërkesa…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton qytetarët se duke filluar nga data 20 maj 2025, ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili. Në njoftim thuhet se kjo masë është ndërmarrë si përgjigje ndaj shpërthimit të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane. “Ky vendim synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës. Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste…

Read More

Izet Mexhiti nga VLEN thotë se struktura e Aleancës për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN-it. Sipas tij, ka devijuar vetëm lideri i ASH-së, Arben Taravari, për të cilin thotë se mund ta kuptojë veprimin e tij, vetëm nëse i ka borxh Ali Ahmetit. “Edhe në të kaluarën, edhe tash kemi të bëjmë me atë që ASH-ja mbetet e përcaktuar aty ku ishte. Si pjesë e VLEN-it, si pjesë e ndryshimeve. Ka hise, ka kontribut në atë fitoren e VLEN-it. Ka kontribut në ndryshim, në rrotacionin politik që ndodhi, këtu ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse…

Read More

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet. “Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari. Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën…

Read More