Autor: Suad Avdiu
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Pasdite do të jetë jostabil me reshje lokale te shut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 29 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm me vranësira dhe diell. Pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do…
31 të rinj nga Sanxhaku janë regjistruar në kursin e gjuhës shqipe, duke shënuar një hap domethënës në ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare në këtë trevë. Lajmin e ka bërë të ditur Amina Nuraj, kryetare e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, e cila ka ndarë emocionet e saj në një postim prekës, përcjell INA. “Deri më tani, 31 të rinj janë regjistruar në kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak. Nuk ka gjë më të mirë se kur punon me zemër për atdheun, gjuhën dhe kulturën tënde! Kur e shikon flamurin tënd me krenari, duke e ditur…
Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 i pyetur se a ka favorizuar grupin parlamentar të VLEN, theksoi se ai në punën e tij si kryetar i Parlamentit nuk e favorizon askënd. Por, theksoi Gashi, opinioni e di se ai i takon Koalicionit VLEN. “ Jo. Me të gjithë do të fotografohesha pa asnjë problem. Tash të kthehemi të flasim seriozisht. E kuptoj kontekstin e pyetjes. Unë vazhdoj të qëndroj të jam i pari në mesin e të barabartëve nga pozita e Kryetarit të Parlamentit. Por, nuk mund të abstrahohem…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të Sarajevo Business Forum 2025, ku ndau vizionin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore. Në këtë forum ndërkombëtar të nivelit të lartë, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate. “Zhvillimi ekonomik, krijimi i…
Mbi 140 nxënës të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës edhe sot bojkotuan mësimin. Prindërit përsëritën se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit. Sipas banorëve, çdo tentim për të rrënuar këtë objekt do të pengohet, përcjell Alsat. Nga ana tjetër, kryetari I Krushevës Toni Hristoski tha për Alsat se do të shqyrtohet çdo mundësi që objekti i ri shkollor mos të rrënohet por të vihet në shërbim të nxënësve dhe…
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga 21 deri më 23 maj, si pjesë e vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm. Siç është njoftuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Kallas do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup. Për më tepër, Kallas dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski do të hapin Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit…
Më 24 maj 2025, do të përkujtohet 24-vjetori i rënies së 10 Dëshmorëve të “Familjes Zymberi 2001”. Ceremonia përkujtimore do të mbahet në Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan, me fillim nga ora 15:00. Mirë se vini për të nderuar kujtimin e tyre!/Televizioni News
Bilall Kasami do të jetë kandidatë i VLEN-it në Tetovë, Blerim Sejdiu në Zhelinë dhe Visar Ganiu në Çair, konfirmoi deputeti dhe shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi në intervistën për ZOOM në TVM2. “Bilall Kasami ka bërë një revolucion, njejtë edhe Blerim Sejdiu, por të njejtin mendim ndaj edhe për Visar Ganiun”,
Sabri Aziri nga radhët e Aleancës për Shqiptarët tha se është kundër vendimit dhe politikës së Arben Taravarit që të shkohet në opozitë. Ai gjatë intervistës për Alsat paralajmëroi dalje të reja kundër vendimit të Taravarit, të deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë qendrore të ASH. Ai tha se ata që mendojnë ndryshe si Taravari do të vazhdojnë të mbeten në VLEN. Sipas tij VLEN nuk ju ka bërë asgjë të keqe, siç pretendon Taravari. “Mendoj se shumë shpejtë do të ketë edhe deputetë të tjerë, edhe individ të tjerë dhe anëtarë të kryesisë qendrore të cilët do të distancohen prej…
Nga Prokuroria Themelore Publike kanë dhënë informacione shtesë nga aksioni i sotëm i policisë, ku u kryen bastisje në 5 lokacione në Shkup, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se bastisjet u bënë si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”. Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve janë arrestuar katër persona, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një sasi më e madhe e marihuanës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës. “Prokurori publik ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër të arrestuarve, për të cilët ekziston…
