Autor: Suad Avdiu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani. Më poshtë e-maili që është dërgua në adresën zyrtare të Presidencës. “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

Read More

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës. Ajo erdhi me motive tradicionale shqiptare edhe në pjesën e imazhit, diçka që duket se nuk i ka kaluar Dafina Zeqirit pa e vënë re. Ajo, pa ndonjë arsye specifike (nuk është as përvjetor i këngës e as i postimeve) ka ndarë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet me veshje tradicionale dhe me një set-up që i ngjan goxha klipit të fundit të Elvanës. Mesazhi? Shumë, po shumë i qartë. Dafina siç duket dëshiron ose që të tregojë se ka qenë e para me këtë trend,…

Read More

Komuna e Preshevës ka dërguar sot zyrtarisht një kërkesë në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, për rifillimin e iniciativës për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në territorin e Komunës së Preshevës. Kjo iniciativë buron nga nevojat e komunitetit lokal dhe nga potenciali i madh për bashkëpunim ndërkufitar, në fushat e ekonomisë, tregtisë, lidhjeve sociale e kulturore. Hapja e kësaj pike kufitare do të lehtësonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të nxitë zhvillimin ekonomik të zonës, do të kontribuonte në uljen e papunësisë dhe në forcimin e stabilitetit…

Read More

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TV Alsat deklaroi se vendimi i Taravarit për t’u larguar nga koalicioni ka qenë një gabim jetësor i tij. Ai shtoi se nga VLEN nuk është larguar ASH-ja, por Arben Taravari, kjo dëshmohet çdo ditë e më shumë me largimet e përditshme që bëhen nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit. Sipas tij, ky është një tregues se vendimi i tillë ishte i gabuar. “Ne kemi marrë besimin e qytetarëve dhe duhet të jemi serioz në angazhimin tonë. Nuk mund të kritikojmë kur të gjithë eksponentët i kemi në…

Read More

Koordinatori i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti ka përgënjeshtruar pohimet e zv. kryeministrit Izet Mexhitit se 3 ose 4 deputet do ta braktisin Frontin Europian dhe do t’i bashkohen koalicionit VLEN. Në një prononcim për Televizionin Shenja, Bexhheti për më tepër ka kërkuar që deputetët shqiptarë të vetëdijësohen, të tërhiqen dhe të mos mbështesin veprimin e Qeverisë që në parim sipas Bexhetit është anti-shqiptare. Në prononcimin e tij, Bexheti tha se Mexhiti pasi doli nga BDI-ja u bë, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. “Në kontuinitet deklaron se tre deputet, dy deputet, liciton me numra pasiqë sigurisht niset nga parimi i…

Read More

Flakron Bexheti ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Bexheti ka falënderuar kryeministrin Mickoski dhe Arben Taravarin për besimin që të jetë zëvendësministër në këtë resor për 10 muaj. Njoftimi i Bexhetit: Të nderuar, Sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ishte një periudhë 10 mujore përkushtimi, përgjegjësie, për ti shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë të tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari…

Read More

Këtë vit, mbi dy mijë besimtarë do të nisen nga vendi ynë për pelegrinazh dhe do të vizitojnë vendet e shenjta myslimane, që është një numër identik me vitin e kaluar, tha Irsal Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame. “Numri është plotësuar në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi që do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, megjithëse janë regjistruar më shumë. Numri është i njëjtë me vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë nga data 24 maj, me 11 fluturime çarter,…

Read More

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 2,00 denarë, EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për 0,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 4,00 denarë për litër, njofton Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75,50 denarë, ai EURODIZEL BS (D-E V) 67,00, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet 69,00 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon dhe mbetet 77,50 për litër. Për 0,279 denarë rritet Çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të…

Read More

Kryetari i komunës së Çairi, Visar Ganiu thotë se po hasin në pengesa pasi kanë angazhuar kompani të licencuar për largimin e mbeturinave jashtë kontejnerëve në territorin e komunës, shkruan TV21. Ganiu thotë se kjo po bëhet me tendencë politike, nga kuadro të BDI-së që udhëheqin me NP “Higjiena Komunale”, në kuadër të Qytetit të Shkupit. “Do të thotë ditën e parë që ka filluar kamioni mbrapa nesh të punojë dhe ju jeni dëshmitarë nuk ka asnjë orë që kam shpall që ne filluam me punë dhe që Çairi do të jetë i pastër, për shkak se ne do të…

Read More

Shkup, 19 maj- Tri ditë më parë, Irlanda, së bashku me Islandën, Luksemburgun, Maltën, Norvegjinë, Slloveninë dhe Spanjën, ka lëshuar një deklaratë të përbashkët ku i bëhet thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë ofensivat ushtarake në Gaza dhe të heqë bllokadën që po shkakton një katastrofë humanitare të përmasave dramatike. Në këtë deklaratë, udhëheqësit europianë theksojnë se më shumë se 50.000 burra, gra dhe fëmijë palestinezë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë rrezikojnë të vdesin nga uria nëse nuk merren masa urgjente. Deklarata u nënshkrua nga liderët e shtatë shteteve, përfshirë Taoiseach-un irlandez Micheál Martin, por Maqedonia e Veriut –…

Read More