Autor: Suad Avdiu
Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës. Në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti. “Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke shtuar “do të informojmë opinionin për çdo zhvillim të…
Në fshatin Norovë të Krushevës banorët shqiptarë me vetë-iniciativë kanë ndërtuar një objekt shkollor. Por me arsyetimin e ndërtimit pa leje, autoritetet kanë vendosur për prishjen e të njëjtit, ndërsa këtë po e pengojnë nxënësit dhe prindërit e këtij fshati./ Alsat M
Një prift në Korçë është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërben. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, këtë të hënë. “Shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia për rastin disi të pazakontë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale, zv.kryeministrit Arben Fetait, i cili një ditë më parë permes një video-porosie, tha se rruga e ASH-së nuk kalon asnjëherë nga Ali Ahmeti. “Rruga e Ndryshimit nuk kalon përmes kërcënimeve me burgje ndaj shqiptarëve. Rruga e Ndryshimit nuk ndërtohet duke shitur mandatin e deputetit për poste diplomatike në Arabi. Rruga e Dinjitetit nuk kalon përmes braktisjes së partisë për një kolltuk ministror. Ne nuk jemi këtu për interesa personale. Ne jemi këtu për drejtësi, për dinjitet dhe për të vazhduar rrugën që na la Arbën Xhaferi –…
Kanabisi është droga më e përdorur në Maqedoni, me 53 përqind të përdoruesve të kanabisit që pranojnë se kanë drejtuar makinën brenda katër orëve nga konsumimi, duke nxjerrë në pah një problem të rëndësishëm të sigurisë publike, tregon raporti i ri i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Uebi Evropian mbi hulumtimin e Drograve (EWSD) është një iniciativë kërkimore e koordinuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, e kryer për herë të parë në të gjithë Evropën në vitin 2016. Deri më sot, studimi është kryer pesë herë, me studimin e fundit në vitin 2024 që mbulon mbi 30 vende…
“32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës” thotë Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup. Inside21-TV21 siguroi ekskluzivisht raportin e autopsisë, i cili nuk ka nxjerrë asnjë gjetje që rezulton se i nderi Ademi ndërroi jetë nga alergjia me analgin, siç kanë thënë familjarët se në Spitalin e Kumanovës më 17 Mars, 32 vjeçarit iu përkeqësua gjendja menjëherë pasi mori infuzionin ku në të i është shtuar edhe ampulla e Analginit, si terapi kundër dhimbjeve. Nga Prokuroria Themelore më Shkup mësojmë se ky raport do të refuzohet nga organi i akuzës, dhe do…
Elfete Ismaili nga ASh-Taravari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ministres së Mbrojtjes. Ismaili ka falënderuar kryeministrin Mickoski dhe Arben Taravarin për mundësinë e dhënë. Njoftimi i plotë i Ismailit: Të nderuar qytetarë, të dashur miq, Sot dorëzova dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror. Dorëheqja ime është rezultat i një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional, duke besuar se ky është një hap i nevojshëm dhe…
Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës pas vendimit të marrë në një mbledhje të kabinetit mbrëmë për të lejuar kalimin e “sasive bazë të ushqimit për të parandaluar urinë” në Gaza, transmeton Anadolu. Në një video të postuar nga llogaria e tij në median sociale, Netanyahu iu përgjigj ministrave që kritikuan rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza dhe pranoi se ndodheshin nën presion për të lejuar kalimin e ndihmës. Ai për herë të parë tha se do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës. “Ne do ta pushtojmë të gjithë Rripin e…
Sipas të informacioneve të TV21 nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova, pas konsultimeve të djeshme me tre kandidatët që pretendojnë funksionin e guvernatorit në Bankën Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllaveski, në ditët në vijim pritet të merret vendimi se kush do t’i propozohet Kuvendit si emër për këtë post. Nga Kabineti i Presidentes thonë se konsultimet shtesë po kryhen për të sjellë zgjidhjen më të mirë për këtë funksion, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme. Mandati i guvernatores aktuale, Anita Angellovska Bezhoska skadon nesër, më 20 maj 2025, por nuk…
