Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike

14 Nëntor, 2025

Sylvinho: Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët, është natë e madhe

14 Nëntor, 2025

Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

14 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike
  • Sylvinho: Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët, është natë e madhe
  • Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”
  • Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në “Play Off”
  • A do shkojë Berisha në SPAK? Gjokutaj: Lojë e njohur tashmë, sa herë janë në hall këta nxjerrin 21 janarin! Pa SPAK do kishte rënë qeveria
  • Arlind Ajeti pas fitores historike: Arritëm qëllimin
  • A do të flasë Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin? Ja çfarë thotë gazetari në Quo Vadis
  • Kristjan Asllani: “Jemi të lumtur, tani do festojmë”
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 14 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit në Eurovision 2025

20 Maj, 2025 Showbiz
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.

Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese, shkruan A2 CNN.

Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.

Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.

Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.

Lexuar: 787

Lajme të ngjashme

Si është Gjesti, flet Gimbo për herë të parë

Horoskopi 12 Nëntor 2025: Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren

Horoskopi 11 Nëntor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Unikkatil në lidhje të re?

Zbulohet data e fillimit të Big Brother VIP Kosova

showbiz

Si është Gjesti, flet Gimbo për herë të parë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një…

Horoskopi 12 Nëntor 2025: Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë marrëdhënie, sot mund të ndjeni një nevojë…

‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, një mik i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka…

Horoskopi 11 Nëntor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 11 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë fushën e dashurisë, sot mund të ndjeni…

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Unikkatil në lidhje të re?

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.