Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, një nga liderët e Koalicionit VLEN, tha se me largimin e Arben Taravarit nga Qeveria dhe nga Koalicioni VLEN, si ai vetë ashtu edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin Taravari kishte dëshirë të bashkëpunojë, kanë pësuar më shumë dëm sesa përfitim. Sipas Mexhitit, aktualisht Taravari ka tre deputetë, prej të cilëve dy kanë mbetur në VLEN, ndërsa me tre-katër deputetë të Frontit Evropian janë duke u zhvilluar bisedime që të kalojnë në VLEN. “Matematikat që i bënë Ahmeti dhe Taravari në shtëpi, nuk dolën…

Read More

Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet. Reagimi i plotrë i Ibrahimit: Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë. Kur ai është në pushtet, anise gratë shqiptare tërhiqen zvarrë dhe shqiptarët burgosen me burg të përjetshëm. Kur ai është në pushtet, anise shqiptarëve u ndodhin “Monstra”, “Alfa” dhe “Lagjja e trimave”. Kur ai është në pushtet, anise pushteti i tij e vret Harun Aliun dhe shokët e tij. Kur ai është në pushtet, anise…

Read More

Më 28 maj do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut e cila ndan pikën kufitare mes Maqedoninë Veriore me Kosovën. Ky sistem është një model modern i kontrollit të integruar kufitarë, i cili lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve me kontroll vetëm një herë nga shteti pritës. Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni të Veriut, Venera Azizi ka thënë në një deklaratë për KosovaPress se ky sistem përveç lehtësimit të qarkullimit, nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik. “Ky sistem që e vendosëm në Bllacë dhe Jazhnicë nënkupton urë-lidhëse lehtësimi i…

Read More

Vazhdon bojkoti i mësimit në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës. Dashmir Jusufi, mësimdhënës dhe banor i këtij fshati në intervistën për Alsat tha se legalizimi i objektit të ri shkollor është i patjetërsueshëm për shkak të rritjes së natalitetit në këtë pjesë të Krushevës. Ai shtoi se ndërtimi i objektit të ri shkollor është bërë duke respektuar të gjitha standardet për ndërtim, e posaçërisht për institucion shkollor. Sipas Jusufit, këtë e dëshmon edhe raporti i Entit për Testimin e Materialeve dhe Zhvillimin e Teknologjive të Reja “Shkup”, i cili e ka kryer këtë inspektim…

Read More

Janë shkatërruar dy grupe kriminale, nga të cilat njëra është klani Bellanoca-Baron, ndërsa janë ngritur dy aktakuza për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasje, njoftuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aktakuza është ngritur kundër nëntë personave, ndërsa shtatë prej tyre janë në arrati. Ata ndiqen për shantazhe, kërcënime, bashkim kriminal, por edhe për vepra të rënda që rrezikojnë sigurinë publike, siç është djegia e objekteve. Persona janë vrarë edhe për fyerje verbale, ose siç i klasifikon Prokuroria – për arsye banale. Disa nga vrasjet dhe veprat penale, si djegia e veturave, janë porositur nga brenda…

Read More

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e Shkupit, të punësuar prej kohësh në ndërmarrjen publike për deponimin e mbeturinave Drisla, thonë se janë larguar padrejtësisht nga puna para dy muajve, pas skandimit të afatit të kontratës. Ata pretendojnë se kontratat e tyre të punës nuk janë vazhduar pasi janë përkrahës së koalicionit VLEN, ndërsa ndërmarrja Drisla që është nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, drejtohet nga një kuadër i BDI-së. “U larguam nga puna pas ardhjes së drejtorit të ri të ndërmarrjes Drisla, që është kuadër i BDI-së. Na larguan padrejtësisht edhe pse ne jemi banorë të Batincës…

Read More

Në prokuroritë e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit ka nisur procedura e dëgjimit të përfaqësuesve juridik të viktimave nga tragjedia e Koçanit. Organi i akuzës ka njoftuar se dëgjimi po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me hetimin. Orari i dëgjimit i është caktuar Prokurorisë nga familjet e viktimave. Pas dëgjimit përfundimtar, Prokuroria Publike pritet që tragjedinë e Koçanit ta shtrojë në propozim-akuzë kundër 45 personave dhe 3 subjekteve. Në mesin e tyre ka kryetarë të komunave, ish ministra, ish drejtorë, policë dhe ish eprorë policorë, nëpunës administrativ nëpër resorë ekzekutive etj. Lidhur më dëgjimin e dëshmitarëve, numri i…

Read More

Shumë lëndë gjyqësore në Maqedoni vjetërsohen ndërsa është bërë taktikë që të zvarritet marrja e vendimeve kur bëhet fjalë për persona në funksione të larta, për çka mungon jo vetëm përgjegjësia politike, por edhe ajo penale, thonë profesorët universitarë, shkruan Alsat. Shumë prej politikanëve që janë përfshirë edhe në listën e zezë të SHBA-ve, ende mbajnë pozita të larta në shtet. I tillë është rasti edhe me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për të cilin ende nuk ka asnjë aktgjykim për 11 aktakuzat që i ngarkohen. “E kishim nenin e njohur 353 nga Ligji, që kishte të bënte me keqpërdorimin…

Read More

Me investimet e bëra, Qendra rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” në Tetovë do të jetë më shumë funksionale siç janë inkluziviteti, digjitalizimi, caktimi i koordinatorëve që duhet të marrin rol kyç në këtë proces, u tha gjatë promovimit Urim HASIPI Tetovë, 27 maj – Në Qendrën rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” – Tetovë që njihet edhe si ish-shkolla e mesme Bujqësore, është bërë promovimi i objekteve të renovuara me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një investim me vlerë mbi 3.8 milionë euro, e dedikuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për arsimin…

Read More

Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat. Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua. Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00. Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli, kur deputetët betuan detyrën, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari,…

Read More