Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kushte më të mirë për nxënësit në arsimin profesional

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me investimet e bëra, Qendra rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” në Tetovë do të jetë më shumë funksionale siç janë inkluziviteti, digjitalizimi, caktimi i koordinatorëve që duhet të marrin rol kyç në këtë proces, u tha gjatë promovimit

Urim HASIPI

Tetovë, 27 maj – Në Qendrën rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” – Tetovë që njihet edhe si ish-shkolla e mesme Bujqësore, është bërë promovimi i objekteve të renovuara me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një investim me vlerë mbi 3.8 milionë euro, e dedikuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për arsimin profesional. Ivana Popovska, këshilltare për çështje Evropiane e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, tha se obligim i kësaj ministrie në kuadër të projektit është që të sigurojë pajisje teknike profesionale dhe për këtë pritet të shpallet tender. Sipas saj, pasi që bëhet fjalë për një nga qendrat më të mëdha rajonale në vend për arsimin profesional, mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Jemi këtu për shkak se përfundon mbështetje teknike që financohet nga Bashkimi Evropian, i cili ka mbështet tërë këtë proces të funksionimit të obligimeve operative brenda në këtë qendër rajonale. Kjo do të thotë se objekti shkollor renovohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mjete të Bashkimit Evropian përmes projektit ‘EU për të rinj’. Jemi këtu për të parë se çka është bërë në kuadër të rikonstruimit të objektit dhe ky rikostruim ende vazhdon. Njëri objekt është përfunduar, ndërsa në dhjetor pritet të përfundojë edhe rikonstruimi i objektit tjetër së bashku me punëtoritë”, tha Popovska.

Në ndërkohë, drejtori i kësaj Qendre rajonale për arsim profesional, Aleksandar Koteski, tha se rikonstruimi ka një rëndësi të madhe sepse dukshëm janë përmirësuar kushtet për mësim në këtë shkollë. Sipas tij, pikërisht këto investime duhet të jenë parakusht që në të ardhmen të rritet interesimi i nxënësve që të vazhdojnë shkollimin në këtë shkollë.

“Ky rikonstruim ka një rëndësi të madhe sepse e dini se si ka qenë objekti i vjetër dhe tash nxënësit kanë kushte moderne për të mësuar. Ashtu siç mësojnë edhe moshatarët e tyre në Evropë, nxënësit këtu i kanë ato kushte për sa i përket mësimit praktik dhe teorik. Me promovimet që kemi pasur të shkollës dhe me këto kushte që kemi, mendoj se duhet të tërheqim edhe më shumë nxënës dhe të rritet interesimi për shkollimin profesional”, deklaroi drejtori Koteski. Me investimet e bëra, Qendra rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” në Tetovë do të jetë më shumë funksionale siç janë inkluziviteti, digjitalizimi, caktimi i koordinatorëve që duhet të marrin rol kyç në këtë proces, u tha gjatë promovimit të investimeve të reja në këtë qendër rajonale. (koha.mk)

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.