Autor: Suad Avdiu

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi thotë se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe largimi i Taravarit nuk do të ketë ndikim ndaj grupit parlamentar i VLEN pasi jo të gjithë pesë deputetët janë larguar. Gashi e pret propozimin e kryeministrit për ministër të ri dhe sapo të arrijë, do ta vendosë në rend dite. “Propozimi vjen nga Qeveria. Kryeministri duhet të propozojë ministër të ri. Kur të vjen propozimi në rend dite, menjëherë do të dorëzohet deri te të gjithë deputetët dhe do ta vendosim menjëherë në seancën e parë sapo të vijë propozimi”, tha Afrim Gashi – Kryetar i…

Read More

Policia e Tetovës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes që lëmë pas. Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, por autori edhe më tej mbetet i pakapshëm për Policinë. “Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.…

Read More

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tregoi sot se shumica mbetet e qëndrueshme dhe se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë. Lidhur me se kur do të zgjidhet Ministri i ri i Shëndetësisë, Gashi theksoi se Kryeministri është ai që duhet ta propozojë atë, ai propozim duhet të vendoset në rend të ditës dhe më pas do t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të Kuvendit. “Shumica është e stabile. Nuk ka dilemë nëse kemi shumicë, bëhet fjalë për kalimin e njërës prej partive politike në opozitë, por shihni që disa deputetë mbeten pjesë e Koalicionit…

Read More

Sot është shkarkuar nga detyra, Enver Bexheti, gjykatësi i përfshirë në skandalin që tronditi sistemin gjyqësor të Maqedonisë. Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi ai, së bashku me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, u përfshi në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas SHBA-ve, Bexheti dyshohet për përfshirje në korrupsion të rëndë dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, konkretisht në një rast gjyqësor që përfshin ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Raportimet nga autoritetet ndërkombëtare theksojnë se gjykatësi ka ndikuar në vendimmarrje në këmbim të ryshfetit. Me përjashtimin e tij nga sistemi gjyqësor, autoritetet vendase janë nën presion të rritur për…

Read More

Ish Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit, do të jetë propozimi i VLEN-it për ministër të ri të Shëndetësisë në Qeverinë e Hristijan Mickoskit. Ky është vendimi i partisë VLEN, e cila trashëgoi sektorin e shëndetësisë pas ndarjes nga Taravari. VLEN informoi se Kryeministri Hristijan Mickoski është informuar tashmë për këtë propozim. Azir Aliu është një nga anëtarët e Aleancës për Shqiptarët që vendosi të mos e ndjekë Arben Taravarin dhe të qëndrojë në VLEN. Për të, lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet në shoqëri nuk braktisen që në pengesën e parë. Aliu deklaroi…

Read More

Një rast i rëndë ka ndodhur në hyrje të një nga shkollave të Tetovës. Një 38-vjeçar ka marrë një nxënës, e ka futur në supermarketin afër, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë, transmeton TV21. Prindi i nxënësit e ka denoncuar rastin në polici dhe më pas 38-vjeçari është arrestuar. Nuk dihen shkaqet. “Më datë 26.05.2025 në ora 21:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.T.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga S.B. (44) nga Tetova, se në hyrje të shkollës fillore e ka kapur djalin e tij të mitur…

Read More

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkon lirim nga taksat për kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, harmonizimin e kontratave të punës me kornizën ligjore dhe dallimin e qartë të sindikatës reale dhe sindikatave të verdha, gjegjësisht gjetjen e armiqve të luftës sindikale. Siç u tha në konferencën e sotme përfundimtare të projektit “Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur” që SPGPM po e zbaton së bashku me RESIS dhe me mbështetjen financiare të BE-së, rreth gjysma e gazetarëve dhe 70 për qind e punonjësve mediatikë në vend kanë të ardhura nën pagën mesatare mujore (37.065…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, theksoi se koalicioni numrat me deputetë i ka më mirë se sa para këtyre lëvzijeve që kanë ndodhur, transmeton TV21. Mexhiti para mediave tha se lëvzijet e fundit që kanë ndodhur nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it. “Lëvizjet e fundit që janë bërë nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it, me votuesit e ndryhimit, prandaj edhe ndodhën këto ndarje, këto riformatime të reja, sepse edhe anketat profesionale tregojne se ASH-ja është prej fillimit antipod i BDI-së. Mbi 90% e elektoratit të ASH-së nuk e pranojnë t’i shërbejnë…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Osmani tha se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë. “Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”,…

Read More

Demant publik! Unë Burhan Aliti anëtar i këshillit drejtues të drejtorisë së aviacionit M-NAV, demantoj publikisht shpifjet e ngritura nga disa mediume, me ç’rast kanë bërë shpifje kundrejtë personalitetit tim se gjoja është ngritur kallëzim penal ndaj meje për keqpërdorim. E njoftoj opinionin, mediumet dhe gjithë qytetarët se lënda që është cituar në lajm daton nga viti 2022, ndërsa unë këtë pozicion e ushtroj që nga data 17.10.2024. Ju bëj apel gjithë mediumeve që kanë shpërndarë këtë shpifje që cënon integritetin dhe personalitetin tim, ta tërheqin lajmin dhe të kërkojnë falje publike, në të kundërtën do të përballen me padi…

Read More