Autor: Suad Avdiu
Më 27 maj 2025, në një atmosferë miqësore, Prof. Dr. Ibish Kadriu, pas përfundimit të mandatit të tij, ia dorëzoi detyrën dekanit të ri të Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit. Gjatë ceremonisë së pranim–dorëzimit, u vlerësua lart puna e suksesshme dhe kontributi i çmuar i Prof. Dr. Ibish Kadriut në drejtimin e kësaj njësie akademike. Të dy profesorët shprehën mirënjohje të ndërsjellë dhe uruan njëri-tjetrin për sfidat dhe sukseset e ardhshme, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim profesional në funksion të zhvillimit të mëtejmë të Fakultetit Filozofik. Ata theksuan se përvoja, përkushtimi dhe vizioni janë themeli mbi të cilin ky…
Miliarderi Elon Musk, ka kritikuar politikat financiare të presidentit amerikan, Donald Trump. Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar atë që Trumpi e quan projektligjin e tij “të madh, të bukur”, i cili përfshin ulje taksash në vlerë prej triliona dollarësh dhe një premtim për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Projektligji tani do të shkojë në Senat. Titani i teknologjisë Musk i ka thënë CBS News, se është “i zhgënjyer” nga plani, për të cilin mendon se “minon” punën që ai bëri për presidentin, për reduktimin e shpenzimeve. Musk është emëruar në krye të departamentit të administratës…
Ziadin Sela u bëri thirrje Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, dhe kryetarit të Komunës së Krushevës që t’i japin fund presionit ndaj banorëve të fshatit Nerovë dhe t’u mundësojnë atyre dokumentacionin e duhur për legalizimin e shkollës fillore “Nikolla Karev”, e cila është në javën e dytë të bojkotit të mësimit, shkruan Alsat. Sipas Selës, i vetmi politikan që vizitoi këtë shkollë, kontesti për objektin e ri, që sipas autoriteteve shtetërore është ndërtim pa leje, nuk duhet konsideruar i tillë, pasi përpjekjet për shkollë dhe arsimimin e fëmijëve, nuk mund të krahasohen kurrë me ndërtimet e tjera të paligjshme, sipas këndvështrimit…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se me hapjen e One Stop Shop në pikën kufitare në Jazhincë, është afruar Tetova me Prishtinën dhe qytet e tjera, që siç tha, siç ndodhi që Shkupi është afruar me Prishtinën. Mexhiti shtoi se po realizohen projekte që lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe tha se, plani është që e njëjta të bëhet edhe në Tabanoc dhe Qafë Thanë. “Sot e bëjmë Tetovën më afër me Prishtinën he qytetet e tjera, pra dëshmojmë se dy qeveritë, janë qeveri në shërbim të qytetarëve në realizim të projekteve që e lehtësojnë qarkullimin e tyre,…
Shefi i shtabit qendror të koalicionit VLEN, Adnan Azizi përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. Në përgjigjen e tij, Azizi ka thënë se Taravarit i duket bota e shtrembëruar, por në fakt nuk është ashtu sepse sipas Azizit, Taravari shtrembëroi rrugën e vet. Sipas Azitit, mbështetësit dhe zyrtarët e ASH-së nuk shkuan as te Adnan Azizi e as te Izet Mexhiti, por mbetën në Aleancë, shton se është Taravari ai që u kthye tek BDI-ja, për shkak të së cilës e mbajte peng çdo proces në interes të shqiptarëve Reagimi i plotë:…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas të cilit ishte lëshuar urdhër arrest evropian dhe kërkohej nga autoritetet gjermane për pjesëmarrje në grabitje dhe vrasjen e një burri 81 vjeçar në shkurt të këtij viti në Gjermani, u arrestua mbrëmë në Greqi, derisa përpiqej të hynte në territorin grek, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas dokumenteve nga autoritetet gjermane, siç shkruan ANA-MPA, bëhet fjalë për një burr 34 vjeçar nga vendi, i cili së bashku me bashkëkombasit e tij ka qenë në udhëtim pune në një qytet të vogël në shtetin federal Hesen…
Gjatë vizitës së Parlamentit të Republikës së Sllovenisë në Lubjanë, në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, zhvilluan një sërë takimesh pune me përfaqësues të Parlamentit Slloven. Në takimin me shefen e Sektorit të Legjislacionit, Natasha Vorshiq, dhe sekretarin e Departamentit për Përgatitjen dhe Mbajtjen e Seancave, Jure Kozhuh, u diskutua roli dhe përgjegjësitë e Shërbimit Juridik Ligjvënës, verifikimi i përputhshmërisë së propozim-ligjeve me Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacioni evropian, si dhe funksionimi i kalendarit për seancat plenare dhe planifikimi i punës së Kuvendit në bazë vjetore.…
Plani operativ për punësim për vitin 2025 është me vlerë 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16 mijë persona të papunë, nga këto persona pritet 65 për qind të jenë të rinj deri 29 vjeç, informoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp. Mickoski theksoi se plani operativ për punësim, masa dhe programe që do të ofrojnë vende pune dhe mbështetje në tregun e punës, është hartuar në seancën e fundit të Qeverisë. “Një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është rritja e mirëqenies së qytetarëve, ulja e papunësisë dhe krijimi i masave që synojnë një treg pune…
Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit. Një person ka raportuar në Polici se në hapësirën e jashtme ka hasur në atë mjet. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për denimin i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në hapësirën e jashtme ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.
Të shtunën, më 31 maj, duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi “Bosnja e Hercegovina”, Çair, Fushë Tophana, Autokomanda, zona e lartë e Hekuranës dhe Butel 1, për shkak të lidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit. NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup sot kumtoi se aktivitetet e punës pritet të përfundojnë për më pak se 15 orë, ku shumica e orëve do të ndahen për zbrazjen dhe mbushjen e tubacionit kryesor. “Të shtunën (31 maj), duke filluar nga ora 00:00, janë planifikuar aktivitete për rregullimin…
