Autor: Suad Avdiu
Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm për lloje të ndryshme të armëve janë gjetur gjatë kontrollit të një të dyshuari në Batincë, njofton Prokuroria Kundër këtij personi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”. Sipas Kodit Penal, prodhimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve dënohet me burg nga 3 deri në maksimum 10 vite. Prokurori publik i lëndës ka vlerësuar se personi mund të arratiset ose ta përsëris veprën, prandaj është dërguar propozim pranë…
Një foshnjë dymuajshe është sjellë në Repartin e Fëmijëve të Spitalit të Strugës këtë mëngjes pa shenja jete, tha drejtori i spitalit, Vladimir Bunçeski Shkaqet e vdekjes duhet të tregohen nga autopsia. Në stacionin policor të Strugës, siç informoi zëdhënësi i Policisë Shtetërore të Ohrit, Stefan Dimoski, në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, është raportuar se prindërit nga një fshat i Strugës kishin sjellë foshnjën e tyre dymuajshe në repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, pa shenja jete. “Një ekip mjekësor filloi reanimacionin, pas së cilës një pediatër e shpalli foshnjën të vdekur. Me urdhër…
Nga LSDM sot kanë kërkuar nga Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion që të procedojnë në lidhje me rastin e firmës që fitoi tenderin prej 4 milionë euro. Nga LSDM thonë se si është e mundur që firma e cila është formuar 20 ditë para se të shpallej tenderi, pa seli të saj, pa të punësuar, pa përvojë, dhe pikërisht kjo firmë të fitojë tenderin prej 4 milionë euro. “Kur kompanitë fantazmë marrin miliona në biznes, kjo është baza për korrupsion sistemik në krye të qeverisë. Kjo është erë korrupsioni. Dhe kjo në një institucion që duhet të luftojë korrupsionin, jo…
Prej sot (28 maj) edhe pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Glloboçicë -Jazhincë, do të kalohet me vetëm një kontroll. Në orën 14:00 do të bëhet inaugurimi i pikës së përbashkët kufitare, që është e dyta pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, që u inaugurua në prill. Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në ceremoninë inauguruese do të marrin pjesë ministrat e brendshëm të të dyja shteteve dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti. “Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” sipas nenit 396, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Batinc, oficerët e policisë gjetën armë dhe një sasi të madhe municionesh – tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe të destinuar për lloje të ndryshme armësh”. “Prokurori publik vlerësoi se janë…
Ofensiva e vazhdueshme e ndërtimit do të vazhdojë me investime në transportin hekurudhor dhe ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë. Një projekt shumë i rëndësishëm i transportit hekurudhor, një arterie e Korridorit 10, do të realizohet, thonë nga VMRO. Me një investim prej rreth 2 miliardë eurosh, do të ndërtohet hekurudha e shpejtë Tabanoc-Gjevgjeli. Hekurudha ekzistuese do të rindërtohet dhe do të ndërtohet një hekurudhë tjetër paralele. Në shtator do të fillojnë studimet fillestare në terren, studimet gjeologjike dhe mekanizimi i terrenit për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë. Me hekurudhën e shpejtë, trafiku i pasagjerëve pritet të jetë…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Në pjesët verilindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 14 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale…
Në fshatin Ropalcë ka nisur ndërtimi i një fushe sportive të hapur pranë Shkollës Fillore “Isen Shabani”, një projekt që pritet të sjellë përfitime të mëdha për të rinjtë, shkollën dhe gjithë komunitetin lokal, njoftuan nga VLEN. Njoftimi i plotë: Sot gjendemi në fshatin Ropalcë të Komunës së Likovës dhe kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se pikërisht këtu po ndërtohet fusha sportive e hapur pranë Shkollës Fillore “Isen Shabani”. Ky projekt përbën investim të rëndësishëm për të rinjtë, për shkollën dhe për gjithë banorët e fshatit Ropalcë. Kjo fushë sportive po ndërtohet me mjete të siguruara nga Qeveria e…
Ish deputeti Salim Sulejmani sot në seancën qeveritare është emëruar si i dërguar special i vendit për vendet arabe. Në vendimin e Qeverisë thuhet: Të emërohet Salim Sulejmani si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik.
