Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, para mbledhjes së koalicionit VLEN konfirmoi se Arben Fetai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, ndërsa për postin e ministrit të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu. “Në kryesinë e VLEN-it është vendosur që Arben Fetai të mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për ministër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu. Për pozitat e tjera do të vendoset në ditët në vijim,” deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë. Pas largimit të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, bashkëpartiakët e tij, Arben Fetai dhe Azir Aliu, mbeten…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Kulturës, duke e cilësuar përjashtimin e shqiptarëve nga avancimet institucionale si “diskriminim i qëllimshëm dhe sistematik”. Nga BDI thonë se nga 12 avancime të fundit të bëra brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari, dhe ajo në një nivel të dytë të renditjes hierarkike. “Ky bilanc është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të marginalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë. Sipas BDI-së, për më shumë se një vit nuk është bërë…

Read More

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, njoftoi se kishte marrë kërcënime kundër jetës së saj dhe sigurisë së familjes së saj nga një person dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo njoftoi se do të ngrejë kallëzime penale kundër tyre dhe se do ta paraqesë raportin në institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Brendshme. Arsovska tha se askush nuk ka frikë nga kërcënimet, por u bëri thirrje institucioneve të reagojnë urgjentisht, duke theksuar se mosveprimi krijon një ndjenjë të paprekshmërisë para ligjit. Ndërkohë, kryetarja bashkisë akuzoi një kompani për shfrytëzim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar në komunën e Aerodromit, pa…

Read More

Moti sot do të jetë jesërisht me vranësira dhe jostabil me reshje shiu të herëpashershme, të ndjekura nga nxehtësia dhe erërat e forta. Do të ketë reshje të dendura shiu drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 18 deri në 25 gradë. Në rajonin e Shkupit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje shiu të herëpashershme, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta veriore. Në kushtet e luginës, do të…

Read More

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton nova.rs. “Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim. Shtohet gjithashtu…

Read More

Zëvendës kryeministri i parë shqiptare, z. Izet Mexhiti takon Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, përcjell zhurnal.mk “E mirëprita me bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe reforma të thella, përfshirë edhe luftën e vendosur kundër korrupsionit, janë çelësi i rrugës sonë drejt integrimit në BE. Qeveria jonë punon për një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë, ku qytetarët të gëzojnë stabilitet, zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme. Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Këtë e riafirmova së bashku me…

Read More

VLEN shpreh mbështetjen e plotë dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor dhe të palëkundur të deputetes Mimoza Musa, e cila ka dëshmuar integritet të lartë politik dhe institucional në një periudhë të ndjeshme për skenën politike shqiptare në vend. Deputetja Musa, përfaqësuese e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ka qëndruar besnike ndaj vullnetit të 107 mijë qytetarëve shqiptarë që i dhanë besim këtij koalicioni për të sjellë ndryshimin dhe për të hapur një kapitull të ri të përfaqësimit të ndershëm politik.

Read More

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni koalicioni shqiptar që është pjesë e Qeverisë, VLEN ka paralajmëruar se së shpejti edhe në këtë pikë do të ketë kontrolle të përbashkëta kufitare, të njohur si “One Stop Shop” në Tabanoc, respektivisht kanë paralajmëruar se edhe këtu do të përdoret metoda e njëjtë siç aktualisht përdoret me Republikën e Kosovës. Përmes një videoje, nga VLEN thonë se pika kufitare në fjalë është e njohur për qarkullimin e madh dhe posaçërisht gjatë sezonit veror, shumë shpejt do të jetë pjesë e sistemit modern dhe efikas “One Stop”. ASTRIT ISENI – ZV. MINISTWR I…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka përshëndetur vendimin e deputetes Mimoza Musa për të qëndruar pjesë e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, duke e vlerësuar si një akt të guximshëm dhe me integritet të lartë politik. Në një postim në Facebook, Fetai shkruan: “Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza. Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e vendosur në bindjet e tua, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim. Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin së bashku.…

Read More