Autor: Suad Avdiu

Opozita shqiptare vazhdon kundërshtimin ndaj ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisje lokale, të cilat mbrëmë u debatuan në seancë plenare por nuk u votuan. Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Ilire Dauti nga ASH, pyeti kryeministrin pse po tentohet përjashtimi i diasporës apo të regjistruar si banorë jo rezidentë, nga e drejta e përfaqësimit politik, në punësime dhe në buxhet. Ajo dyshon se qëllimi është që ata të fshihen madje edhe nga listat e votimit. “Unë vazhdoj të insistoj që ai vendim i Qeverisë është tejet tendencioz, diskriminues, hileqar dhe përjashtues. Ndërkaq ndaj diasporës e cila mbanë ekonomikisht shtetin tonë, nuk…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës dyditore pune në Madrid, u takua me Sekretarin Shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, Fernando Mariano Sampedro. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të bazuara në vlerat e përbashkëta demokratike, anëtarësimin në NATO dhe respektin e ndërsjellë. Murtezani përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Mbretërisë së Spanjës për perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë në diskutime u vu në mbështetjen për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore),…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur sot se Dr. Visar Miftari do të udhëheq shtabin zgjedhor të kësaj partie në Tetovë për zgjedhjet lokale të vitit 2025. “Kam kënaqësinë që të ndaj me ju lajmin e shkëlqyer se Dr. Visar Miftari do të drejtojë shtabin e Tetovës në zgjedhjet lokale 2025!”, ka shkruar Taravari në një postim në rrjetet sociale. Emërimi i Dr. Miftarit shihet si një hap i rëndësishëm për fuqizimin e strukturave të ASH-së në qytetin e Tetovës, në një garë që pritet të jetë vendimtare për partitë politike shqiptare.

Read More

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha sot në një konferencë për shtyp se akuzat e bëra nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, për ndërtime të paligjshme nuk janë të vërteta. Ai thotë se ka ndërtime të paligjshme kudo në Shkup, jo vetëm në Çair, dhe nëse diçka është e paligjshme, ai i bëri thirrje institucioneve të ndërmarrin veprime. “Në Komunën e Çairit, deri në 80 përqind e ndërtesave para se të miratohej Ligji për Legalizimin e Ndërtimeve Pa Leje ishin pa asnjë dokumentacion. Ndërtesat janë legalizuar sipas Ligjit, si në të gjitha komunat e tjera në vend. Ka…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Politikën e Integritetit në prani të përfaqësuesve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. “Theksova angazhimin tim dhe të Kuvendit për të instaluar një sistem transparent dhe të përgjegjshëm, duke siguruar standarde të larta etike dhe morale në çdo hap të punës sonë. Vlerësova gjithashtu se kjo politikë do të shërbejë si model për të gjithë institucionet dhe do të kontribuoni në forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend. Mbetemi të përkushtuar për hapat e mëtejshëm të implementimit dhe monitorimit të zbatimit të kësaj politike”, ka deklaruar kryetari i…

Read More

Me 27 vota për dhe asnjë kundër, Këshilli i Komunës së Tetovës ka vënë në moratorium nga dita e sotme komisionin për emërimin e rrugëve në Tetovë, shkruan Alsat. Arsyeja për këtë sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është periudha zgjedhore që po ofron. “Ndërprerja është mbi bazën e fuqisë së Ligjit. Gjashtë muaj para datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që priten në pjesën e dytë të tetorit, në bazë të ligjit procesi ndërpritet dhe vazhdon pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha Bilall Kasam, kryetar i Komunës së Tetovës. Pavarësisht ndërprerjes së procesit, propozimet e ardhura nga qytetarët…

Read More

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” ka shpallur Konkurs për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve për ciklin e parë të studimeve dhe Konkurs për regjistrimin e studentëve për ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2025/2026. Konkursi për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve për ciklin e parë të studimeve është shpallur për nevojat e Ministrisë dhe Ushtrisë, si dhe për nevojat e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit. I ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar që e shohin të ardhmen e tyre si pjesë e institucionit me besimin më të madh tek qytetarët, oficerë të ardhshëm në Ushtrinë…

Read More

Pak minuta para mesnatës mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski është zgjedhur guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për Sllaveskin votuan 68 deputetë “pro”, ndërsa 16 kanë qenë kundër. Në kuadër të debatit të përgjithshëm dhe replikave dhe kundërpërgjigjeve, deputetët shprehën pikëpamje të ndryshme, ku deputetët nga pushteti u përqendruan në profesionalizmin dhe kompetencën e tij, ndërsa opozita u përqendrua në bindjen politike të Sllaveskit dhe vizionin për pavarësinë e institucionit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski e lavdëroi Sllaveskin si një “pionier vizionar të masave që dhanë rezultate”. “Duhet të merret…

Read More

Salla e re digjitale brenda Institucionit Ndëshkues-Përmirësues është lëshuar në funksion. Gjykimi për rastin Aditivët sot fillon në sallën e gjyqit në Idrizovë, që në fakt është gjykimi i parë në këtë sallë gjyqësore. Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në deklaratë për media shprehu shpresën se që tani e tutje të gjitha gjykimet e mëdha do të zhvillohen në këtë sallë gjyqësore. Pandov tha se pret gjithashtu që edhe gjykimi për tragjedinë në Koçan të zhvillohet në këtë sallë. Ai u bëri thirrje gjyqtarëve që të caktojnë seanca në këtë institucion më shpesh, i cili, sipas…

Read More

VLEN vazhdon me emërimet në funksione kyçe në institucione publike. Së fundmi, Njomza Imeri Ismaili është emëruar drejtoresh e Qendrës për Kulturë në Tetovë Emërimi i saj vjen si pjesë e reformave që VLEN ka premtuar për të sjellë energji të reja dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve kulturore. Njomza Imeri Ismaili njihet për angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore. Nga VLEN kanë bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë të reformimit dhe funksionalizimit të institucioneve…

Read More