Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nerova/ Sela tha se një shkollë nuk mund të konsiderohet si objekt pa leje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ziadin Sela u bëri thirrje Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, dhe kryetarit të Komunës së Krushevës që t’i japin fund presionit ndaj banorëve të fshatit Nerovë dhe t’u mundësojnë atyre dokumentacionin e duhur për legalizimin e shkollës fillore  “Nikolla Karev”, e cila është në javën e dytë të bojkotit të mësimit, shkruan Alsat.

Sipas Selës, i vetmi politikan që vizitoi këtë shkollë, kontesti për objektin e ri, që sipas autoriteteve shtetërore është ndërtim pa leje, nuk duhet konsideruar i tillë, pasi përpjekjet për shkollë dhe arsimimin e fëmijëve, nuk mund të krahasohen kurrë me ndërtimet e tjera të paligjshme, sipas këndvështrimit të tij.

“Në këndvështrimin tim, edhe pse jam marrë me këtë problematikë edhe kur kam qenë kryetarë komune, objekt pa leje për mua nuk është një shkollë.Shfrytëzoj rastin t’i bëjë apel Ministrisë së Arsimit, kryetarit të Komunës së Krushevës që urgjentisht të marrin të gjitha masat dhe sa më shpejt të rregullohet dokumentacioni i kësaj shkolle dhe jo të ndalohen punimet në këtë shkollë, por përkundrazi të vazhdojnë investimin e mëtutjeshëm me buxhetin e shtetit në mënyrë që kjo shkollë të përfundojë dhe nxënësit të kenë kushte normale për mësim”, tha Ziadin Sela, ASH.

Shkolla “Nikolla Karev” në Nerovë të Krushevës, e cila është ndërtuar deri në fazën e çatisë tashmë, me iniciativë të vetë banorëve, deri më sot nuk ishte denoncuar nga autoritetet. Ditë më parë policia filloi të merrte në pyetje banorët duke bërë presion për ndërtimin e saj, situatë kjo që u aludua nga kreu i komunës së Krushevës si presion i pushtetit qendror.

Nga ana tjetër, banorët këmbëngulin, se legalizimi i objektit të ri shkollor është i patjetërsueshëm për shkak të rritjes së natalitetit në këtë pjesë të Krushevës. Dashmir Jusifi, përfaqësues i banorëve, shpalosi ditë më parë për ALSAT një raport të Entit për Testimin e Materialeve dhe Zhvillimin e Teknologjive të Reja në “Shkup”, i kryer me kërkesë të vet banorëve, që tregonte se gjatë ndërtimit të objektit të ri shkollor janë respektuar të gjitha standardet për ndërtim./ Alsat.mk

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.