Autor: Suad Avdiu
Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët, i cili është pjesë e grupit që nuk e lëshoi qeverinë, në intervistën për Alsat, foli për rrethanat që çuan Arben Taravarin të dalë prej Qeverisë. Në lidhje me takimin e Arben Taravarit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili në opinion u komentua si i rastësishëm, megjithatë sipas Azir Aliut në politikë nuk ka rastësi, por parapërgatitje për afrim me BDI-në. “Dëgjoni, në politikë s’ka rastësi. Pra, mbaj bindje se ka qenë bindje, një narrativ për përgatitje për këtë çka ndodhi më vonë pasi në atë…
Kreu i Çairit Visar Ganiu së bashku me qytetarët e mbushën kamionin me mbeturina dhe u nisën drejt Qytetit të Shkupit. Me të mbërritur atje, para Qytetit të Shkupit hodhën mbeturinat që i grumbulluan NË Çairi. Për këtë u prononcua vetë kryetari i Çairit Visar Ganiu. Para mediave Ganiu tha se Çairi është lënë si në komunizëm.
Komuna e Çairit me vetëm tre kilometra katrorë, por shtëpi për mbi 60.000 qytetarë, është shndërruar në simbol të krimit urban dhe abuzimit institucional. Për vite me radhë, mijëra metra katrorë gjelbërim janë zhdukur për t’i hapur rrugë ndërtimeve të paligjshme dhe korruptive. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, brenda pak muajsh, kjo e keqe që pengoi të ardhmen e Çairit do të largohet Reagimi i plotë i BDI-së: Komuna e Çairit me vetëm tre kilometra katrorë, por shtëpi për mbi 60.000 qytetarë, është shndërruar në simbol të krimit urban dhe abuzimit institucional. Për vite me radhë,…
Pjesërisht me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, ndonjëherë më të bollshme (10 deri në 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe herë pas here erë e fortë nga veriperëndimi përgjatë lumit Vardar. Në Shkup, mot pjesërisht i vranët dhe me reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës.
Koalicioni VLEN në Kuvendin e RMV-së edhe një shembull frymëzues i përfaqësimit gjinor. Ky grup parlamentar tashmë numëron 11 deputetë, prej të cilëve 7 janë gra dhe 4 burra – duke u bërë i vetmi grup parlamentar në vend me shumicë femërore, përcjell INA. Deputetet gra të VLEN vijnë nga profesione të ndryshme. Lista e plotë e deputetëve të VLEN: Deputetet gra: 1. Kaltrina Beqiri 2. Imërlije Saliu Fetai 3. Saranda Imeri Stafai 4. Feride Haxhiu 5. Merita Kollçi Koxhaxhiku 6. Mimoza Musa 7. Valbona Adili Emini Deputetët burra: 1. Bekim Qoku (Koordinator) 2. Afrim Gashi 3. Adnan Azizi 4.…
Në hapjen e One Stop Shop në Jazhincë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kanë bashkëpunim shumë të mirë në parandalimin e keqpërdorimeve dhe krimeve ndërkufitare. “Po vërehet një bashkëpunim shumë i mirë i dy policive në mënyrë që të parandalohet çfarëdo keqpërdorimi apo vepre në kuptimin e shkeljeve ligjore, apo sa i takon kufirit dhe krimeve ndërkufitar apo çfarëdo aktiviteti tjetër ilegal”, tha Sveçla. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/576793288791627/?ref=embed_video
I pyetur nëse Arben Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se për këtë fillimisht duhet të ketë qëndrim të qartë vetë Taravari. Sela tha se pasi të ketë qëndrim të qartë nga Taravari, do të përgjigjet nëse i njëjti mund të bëhet pjesë e koalicionit. “Z.Taravari ka simbolikën e një njeriu që ka shkatërruar me sa kohë që ka vepruar në skenën politike. Nuk e ka simbolikën e një njeriu që ka ndërtuar prej momentin që kam krijuar një subjekt politik. Këto lëvizjet e tij natyrisht se duhet parë me kujdes nga ana e Frontit…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, thotë se partia që përfaqëson ai është rritur edhe më tepër gjatë periudhës në opozitës. Në emisionin “Dialog te Lajmi, Ademi, tha se kjo periudhë njëvjeçare ka qenë e mirë për BDI-në, por e vështirë për shqiptarët dhe për shtetin. “Kjo periudhë 12 mujore për BDI-në ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Për arsye se duke qenë në opozitë, vetëm nëse e shikojmë nga prizmi partiak, nga interesi i organizatës sonë politike, kemi patur mundësi që edhe më tepër të diskutojmë me qytetarët, për të gjithë këtë degradim të statusit juridiko-politik të shqiptarëve. Ne jemi në…
“Sot shënohet një vit që kur Afrim Gashi mori detyrën si Kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut. Një vit që dëshmoi se edhe në politikë, dinjiteti, përulësia dhe përgjegjësia janë vlera që mund të udhëheqin me sukses një institucion të rëndësishëm të shtetit”, thuhet ne komunikaten e koalicionit VLEN. “Afrim Gashi, me stilin e tij të veçantë, modestinë dhe me përkushtim të palëkundur, ka arritur që brenda vetëm një viti të ndryshojë rrënjësisht perceptimin e qytetarëve për Parlamentin. Ai e ka transformuar këtë institucion nga një tempull i mbyllur i pushtetit, në një Parlament të hapur, të qasshëm dhe transparent, një Parlament që punon në shërbim të popullit dhe jo për hesap të…
Më 27 maj 2025, në një atmosferë miqësore, Prof. Dr. Ibish Kadriu, pas përfundimit të mandatit të tij, ia dorëzoi detyrën dekanit të ri të Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit. Gjatë ceremonisë së pranim–dorëzimit, u vlerësua lart puna e suksesshme dhe kontributi i çmuar i Prof. Dr. Ibish Kadriut në drejtimin e kësaj njësie akademike. Të dy profesorët shprehën mirënjohje të ndërsjellë dhe uruan njëri-tjetrin për sfidat dhe sukseset e ardhshme, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim profesional në funksion të zhvillimit të mëtejmë të Fakultetit Filozofik. Ata theksuan se përvoja, përkushtimi dhe vizioni janë themeli mbi të cilin ky…
