Autor: Suad Avdiu
Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftojnë se në burgun e “Idrizovë” është kryer një kontroll në repartin e hapur, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e gjësendeve të ndaluara. “Gjatë aksionit janë sekuestruar: 50 gramë marihuanë, 48 karikues telefoni, 37 telefona celularë, 3 USB, 5 kufje me bluetooth, 3 bateri për telefona celularë dhe tableta metadon”, njoftojnë nga DZS.
Të shtunën dhe të dielën është paralajmëruar dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë, atëherë do të kryhet ditën tjetër kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme. Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.
Për ballafaqimin me zjarret gjatë periudhës verore, Qeveria me Planin Operativ për vitin 2025 parashikon punësimin e 400 zjarrfikësve. “Me këtë masë, si Qeveri synojmë të arrijmë reagim të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar zjarret që janë më të pranishme gjatë periudhës verore. Për parandalimin e zjarreve pyjore, këto 400 persona do të punësohen në komunat ku ka më shumë nevojë. Gjithashtu, Plani Operativ për punësim për vitin 2025 përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë që do të angazhohen në punë të përgjithshme dhe projekte komunale nga infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në nivel lokal”,…
VLEN në një postim në Facebook thanë se, Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në krye me ministrinë nga VLEN, Besar Durmishi, miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut. Me kënaqësi theksojmë se këtë vit për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më…
Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm nesër do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), për maturën shtetëtore të këtij viti janë regjistruar 15.004 kandidatë. Prej tyre, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat artistike. Për provimin e parë eksternt të nesërm, janë regjistruar 9969 nxënës për gjuhën maqedonase, 4339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10…
MPB Maqedoni njofton se dje (29.05.2025) në orën 10:00 në Shtip, zyrtarët policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria personin A.S. (34) nga Shtipi. “Zyrtarët e Policisë së Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në Shtip, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, kryen bastisje në shtëpinë e A.S. dhe në oborrin e një shtëpie në zonën e Shtipit, si dhe në një shtëpi familjare në fshatin Dulicë, komuna Makedonska Kamenica. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë, dy peshore dixhitale me mbetje të një substance pluhur të bardhë, një thikë, para, telefona celularë…
Prokurori publik i shtetit Lubomir Kocevski deklaroi mbrëmë se hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan ka përfunduar dhe se prej sot do të fillojë shqyrtimi i provave nga mbrojtja. “Pas dy muaj e gjysmë hetimi përfundon sot që do të thotë se prej sot do të fillojë shqyrtimi i lëndës nga ana e mbrojtjes. Mbrojtja brenda 15 ditëve të ardhshme do të ketë të drejtë të dorëzojë prova të cilat prokuroria publike do t’i vlerësojë, ndërsa pas këtyre 15 ditëve do të sillet vendim”, ka thënë Kocevski për Televizionin 24. Ai ka thënë se deri tani një lëndë…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje shiu të herëpashershme, mjaft më të bollshme (10 deri në 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar herë pas here të fortë nga veriperëndimi. Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe erë të moderuar, në disa pjesë të luginës herë pas here të fortë nga veriu.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Haradinaj tha se kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”. Ai theksoi se kjo nuk është një akuzë e lehtë, por një bindje serioze dhe të palëkundshme. Haradinaj kritikoi edhe politikën energjetike të Kurtit, duke thënë se ai ka penguar për vite me radhë zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë në Kosovë, fillimisht me qymyr dhe më pas me gaz. Sipas tij, Kurti ka punuar në…
Opozita shqiptare vazhdon kundërshtimin ndaj ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisje lokale, të cilat mbrëmë u debatuan në seancë plenare por nuk u votuan. Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Ilire Dauti nga ASH, pyeti kryeministrin pse po tentohet përjashtimi i diasporës apo të regjistruar si banorë jo rezidentë, nga e drejta e përfaqësimit politik, në punësime dhe në buxhet. Ajo dyshon se qëllimi është që ata të fshihen madje edhe nga listat e votimit. “Unë vazhdoj të insistoj që ai vendim i Qeverisë është tejet tendencioz, diskriminues, hileqar dhe përjashtues. Ndërkaq ndaj diasporës e cila mbanë ekonomikisht shtetin tonë, nuk…
