Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: Me Afrim Gashin, Parlamenti u bë shtëpia e qytetarëve!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Sot shënohet një vit që kur Afrim Gashi mori detyrën si Kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut. Një vit që dëshmoi se edhe në politikë, dinjiteti, përulësia dhe përgjegjësia janë vlera që mund të udhëheqin me sukses një institucion të rëndësishëm të shtetit”, thuhet ne komunikaten e koalicionit VLEN.

“Afrim Gashi, me stilin e tij të veçantë, modestinë dhe me përkushtim të palëkundur, ka arritur që brenda vetëm një viti të ndryshojë rrënjësisht perceptimin e qytetarëve për Parlamentin. Ai e ka transformuar këtë institucion nga një tempull i mbyllur i pushtetit, në një Parlament të hapur, të qasshëm dhe transparent, një Parlament që punon në shërbim të popullit dhe jo për hesap të interesave të ngushta partiake.

Nën drejtimin e tij, është rikthyer dinjiteti i debatit parlamentar, është përforcuar funksioni ligjvënës dhe është ndalur abuzimi me procedurat ligjore siç është keqpërdorimi i flamurit të BE-së siç ka ndodhur më herët. Dialogu politik është inkurajuar, konsensusi është vënë në qendër të vendimmarrjes dhe funksionimi i Parlamentit është bërë më efikas e më i drejtë”, vijon komunikata e koalicionit VLEN.

“Një prej arritjeve më të rëndësishme ka qenë ngritja e diplomacisë parlamentare në nivelin më të lartë historik. Përmes një numri të madh vizitash zyrtare, takimesh bilaterale dhe pjesëmarrjes aktive në forume ndërkombëtare, Parlamenti është pozicionuar si një partner serioz dhe i besueshëm në arenën ndërkombëtare, i aftë të përfaqësojë denjësisht interesat euroatlantike të vendit.

Gjatë këtij viti janë realizuar edhe hapa konkretë drejt digjitalizimit të Parlamentit dhe rritjes së transparencës, përmes platformave të reja digjitale, përmes takimeve të rregullta me gazetarë, si dhe me rritjen e mundësive për qytetarët që të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre.

VLEN shpreh mirënjohje për këtë qasje të re në politikë, që përfaqëson vlerat për të cilat qëndrojmë, punë të ndershme, përfaqësim dinjitoz dhe institucione në funksion të qytetarëve.

Ky është vetëm fillimi. Jemi të bindur se me këtë ritëm, me këtë vizion dhe me këtë integritet, Parlamenti do të vazhdojë të jetë jo vetëm shtëpia e ligjvënies, por shtëpia e secilit qytetar të këtij vendi.

Urime Afrim Gashi për një vit të suksesshëm në krye të Parlamentit!”, mbyllet komunikata e koalicionit VLEN.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.