Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Takimi Murtezani-Sampedro: Maqedonia e Veriut e angazhuar për anëtarësim në BE

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës dyditore pune në Madrid, u takua me Sekretarin Shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, Fernando Mariano Sampedro.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të bazuara në vlerat e përbashkëta demokratike, anëtarësimin në NATO dhe respektin e ndërsjellë.

Murtezani përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Mbretërisë së Spanjës për perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë në diskutime u vu në mbështetjen për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore), si hapi radhës në procesin e aderimit, pas përfundimit me sukses të skriningut për të gjitha klasteret sipas metodologjisë së rishikuar. Murtezani informoi për zbatimin aktual të Agjendës së reformave 2024-2027 dhe aktivitetet lidhur me Planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në drejtim të digjitalizimit dhe tranzicionit të gjelbër, sundimit të së drejtës, bashkëpunimit rajonal dhe rezistencës ekonomike.

Murtezani gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme spanjolle për parimin e meritës dhe jo-politizimin e procesit të aderimit, duke pasur parasysh sfidat e mundshme rajonale nëse procesi evropian do të bilateralizohej. Në takim u gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi, energjetikë, mbrojtje, kulturë dhe arsim”, informoi Ministria dikasteriale.

Sampedro dhe Murtezani diskutuan edhe për tema të rëndësisë rajonale dhe globale, duke përfshirë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, pozitat lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, Ministri përshëndeti angazhimin e Spanjës në kuadër të Procesit të Berlinit dhe mbështetjen e saj për integrimin e rajonit në union.

Murtezani riafirmoi angazhimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe shprehu pritje se me mbështetjen të mëtejshme nga Spanja, procesi do të vazhdojë me intensitet të shtuar.

Murtezani i bëri ftesë Sekretarit Shtetëror Sampedro për vizitë në Shkup, me qëllim të vazhdimit të dialogut dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.