Autor: Suad Avdiu

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të vdekur. Njëri nga viktimat dyshohet se është Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani. Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit. Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda. Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç mbetën viktimë. Ata ishin punonjës të një kompanie ndërtimi nga Tirolit Jugor. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me…

Read More

Një automjet i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut (ARM), i cili ishte vjedhur nga një automekanikë në lagjen Gazi Babë, është gjetur dje në një parking në Kiselë Vodë. Sipas informacioneve të MPB-së, më 28 prill 2025, ARM ka raportuar se mjeti i tipit „Iveco“ me targa të Shkupit, që ishte vjedhur gjatë natës së 27/28 prill, është gjetur dje në Kiselë Vodë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.(INA)

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur. “Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Read More

“Nuk lëshojmë pe, gjithçka është shkruar e zeza në të bardhë” – kjo është ajo që tha Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, kur u pyet për integrimin europian të Maqedonisë. Ai mori pjesë në seancën parlamentare, ku deputetët nga të gjitha partitë bullgare miratuan një Deklaratë që thekson se çdo përpjekje brenda BE-së për të rinegociuar, anashkaluar ose injoruar elemente të marrëveshjeve të arritura tashmë është e papranueshme. “Bullgaria do të vazhdojë ta respektojë atë që u dakordua në 2022. Ne nuk do të lëshojmë pe asnjë centimetër nga marrëveshja. Nuk do të ndalemi të përsëritim se respektimi i…

Read More

Reagime të ashpra nga opozita pasi prokuroria vendosi ta hedhë poshtë kallëzimin anonym penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, lidhur me certifikatën për njohjen e gjuhës angleze. Sipas LSDM-së, ky veprim i prokurorisë është bërë nën presion partiak nga struktura qeverisëse. “Kritikat bazohen në faktin se në skenarë të ndryshëm ka dy qasje të ndryshme – në një rast kërkohet burimi i certifikatës dhe pritet përgjigjja, ndërsa në këtë rast, nuk kërkohet fare. Prandaj, mendoj se kjo tregon për presion të fortë partiak nga ana e VMRO-DPMNE-së”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. Për pushtetin, ky…

Read More

Ulet kufiri i moshës së fëmijëve që përdorin lloje të ndryshme të drogës, ndërsa ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i madh dhe kërkon reagim urgjent nga institucionet, shkruan Alsat. Kështu konstaton zyra e Avokatit të Popullit, pas analizave të bëra, ku është konstatuar se përdoruesi më i ri i drogës në Maqedoninë e Veriut është nën moshën 6 vjeçare. Vendi nuk ka një bazë të centralizuar evidence për fëmijët si përdorues të substancave psikotrope, por të dhënat e policisë për vitin 2023 deri në qershor të vitit 2024, flasin për 130 fëmijë të evidentuar si përdorues droge. “Sipas…

Read More

11 prej 46 të dyshuarve për tragjedinë e Koçanit, përfundimin e hetimit të Prokurorisë e pritën prapa grilave. Kështu tregojnë të dhënat që siguroi Alsat nga Gjykata Themelore e Koçanit, në lidhje me pasqyrën aktuale të masave për sigurimin e prezencës për të dyshuarit. Masa Hetimi 1 (46 persona) Hetimi 2 (14 zyrtarë policorë) Paraburgim 11 / Arrest shtëpiak 14 / Masa kujdesi 20 14 Pa masa 1 / 46 14 Ndërsa vijojnë ankimimet dhe procedurat gjyqësore për masat para Gjykatës së Apelit, nga Gjykata theksojnë që pasqyra e numrave mund të ndryshojë nga dita në ditë për shkak të…

Read More

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që për më shumë se një dekadë kanë status të pazgjidhur pune, dolën sot për të shprehur revoltën e tyre përpara spitalit klinik të Tetovës, shkruan Alsat. Infermieret thanë se nuk kanë marrë rroga për tre muajt e fundit. Pas protestës, shkuan në takim me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës. Kërkuan zgjidhje të statusit të tyre të punës, ndërsa morën vetëm premtim. Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali i Tetovës por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave. “Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj…

Read More

Në Ditën Botërore të Sklerozës së Shumëfishtë, Shoqata e personave me invaliditet trupor mbajti marsh protestues me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve, nga ku theksuan se janë shumë larg qasjes së barabartë në shoqëri. “Kur bëhet fjalë për personat me invalidët trupor problemi bazë është qasja.. ja vet e shihni se me çfarë barriera përballen personat që lëvizin me karrocë me rrota, nuk ka rampa, nuk ka lifte në shumë objekte në hapësirat publike. Në brendësi të shtetit situata është shumë më keq. Ne si shoqatë apelojmë tek ministria e…

Read More

Pas thirrjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili dje në seancën për pyetje të deputetëve i bëri thirrje opozitës të mbështesë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, sot lideri i Lidhjes Socialdemokrate Venko Filipçe deklaroi se janë të gatshëm të diskutojnë për propozimin, por se për një propozim të tillë duhet të diskutohet me të gjitha partitë politike. “Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë, por kjo është një çështje në të cilën duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike sepse nuk është vetëm çështja e një njësie zgjedhore, por ekziston edhe çështja për cenzusin, për…

Read More