Autor: Suad Avdiu
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është lidhur me tre qytete të tjera turke që nga 1 qershori nëpërmjet Ajet Airlines. Fluturimet sezonale për në Ankara, Çukurova dhe Diyarbakir filluan fundjavën e kaluar, duke zgjeruar ofertën e udhëtimit, njoftoi operatori i aeroportit TAV Maqedoni. Linjat sezonale për në Ankara dhe Diyarbakir do të operojnë një herë në javë, ndërsa fluturimet e Ajet për në Aeroportin Çukurova, i vendosur në rrethin Tarsus të provincës Mersin në Turqinë jugore, do të jenë dy herë në javë. Të tre destinacionet e reja do të jenë aktive deri në fund të shtatorit të këtij viti. “Lidhja…
Sipas vendimit të fundit të Komisioni Rregullator të Energjetikës, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 74,5 denarë, ndërsa një litër benzinë BS-98 do të shitet për 76,5 denarë. Nafta do të shitet për 65,0 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 67,5 den/l.
Për momentin kemi dy thirrje të shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rreth 340 milionë denarë janë vënë në dispozicion për financimin e projekteve dhe aplikimeve kërkimore-shkencore”, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, duke theksuar se është dyfishuar buxheti për shkencën dhe veprimtarinë shkencore. Ai u bëri thirrje kolegëve të mi nga Universitetet të dorëzojnë kërkesë, kjo është shumë e rëndësishme. “Por në të njëjtën kohë, dua të them se fondi total për shkencën është rritur mendoj nga diku rreth 5.5 milionë euro në vitin 2024, në 670, 680 milionë denarë, pothuajse…
Vera e vitit 2025 pritet të jetë dukshëm më e nxehtë dhe më e thatë se vlerat mesatare shumëvjeçare, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në vend ekziston probabilitet shumë i lartë që temperaturat të tejkalojnë vlerat mesatare shumëvjeçare. Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në korrik. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sipas analizave për të gjithë rajonin juglindor të Evropës, temperaturat e verës pritet të arrijnë vlera mbi mesataren.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000 qytetarë. Krahasuar me vitin e kaluar, 2024, nga Qeveria thonë se e kanë rritur këtë plan për një shumë rekorde prej 7.5 milionë euro. “Me Planin Operativ fokusi vendoset te të rinjtë dhe personat e papunë, duke treguar kështu se për ne si Qeveri, prioriteti kryesor mbetet ulja e papunësisë përmes krijimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët. Plani Operativ përfshin tri kategori,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000 qytetarë. Krahasuar me vitin e kaluar, 2024, nga Qeveria thonë se e kanë rritur këtë plan për një shumë rekorde prej 7.5 milionë euro. “Me Planin Operativ fokusi vendoset te të rinjtë dhe personat e papunë, duke treguar kështu se për ne si Qeveri, prioriteti kryesor mbetet ulja e papunësisë përmes krijimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët. Plani Operativ përfshin tri kategori,…
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 33 gradë. Në Shkup, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bie në 13, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë. Gjatë ditëve të ardhshme vijon periudhë moti me diell dhe të…
Qeveria ka propozuar një zgjidhje ligjore përmes Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, që synon të nxisë të rinjtë të jetojnë dhe të zhvillojnë aktivitete ekonomike në zonat rurale të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi, në një intervistë për televizionin T7, ku ka theksuar se draft-ligji tashmë ndodhet në “ENER” portalin zyrtar për publikim të projektligjeve me qëllim të debatit publik. Ligji parasheh masa konkrete për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe asaj kombëtare, me fokus të veçantë në fshatrat me popullatë të vogël. Një nga pikat kyçe të draftit është neni 138, që…
Patriotizmi i rremë është karakteristikë e VMRO-DPMNE-së, theksoi nga Kriva Pallanka kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe. “VMRO-DPMNE flet për patriotizëm, ndërsa ata kanë pasaporta bullgare, që është kuazi-patriotizëm dhe hipokrizi. E vetmja garanci për Maqedoninë është ideja për unitet dhe drejtësi. Maqedonia nuk duhet të izolohet, duhet të mbetemi pjesë e botës që ecën përpara, pjesë e NATO-s dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne i përkasim atje, midis vendeve të zhvilluara. LSDM është garantuesi i vetëm i së ardhmes evropiane, nuk kemi frikë nga reformat, nga prokurorët evropianë dhe nga ata që qeverisin sot dhe si e kanë.…
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka deklaruar se mbi 50 mijë fëmijë janë vrarë ose lënduar që nga tetori i vitit 2023, kur filloi një luftë mes Izraelit dhe Hamasit. Në një mesazh në rrjetet sociale, UNICEF tha se kjo është e barabartë me një fëmijë çdo 20 minutë. “Ky është shkatërrim i fëmijërisë. Shkatërrim i vetë jetës. Këta janë fëmijë, jo numra. Asnjë fëmijë nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Asnjë tjetër fëmijë”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it. Për të vënë në dukje realitetin e luftës për fëmijët, veçanërisht ata në Gaza, një instalacion artistik pushtoi…
