Autor: Suad Avdiu

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ashpër ndaj aleancës së fundit mes BDI-së, kryetares së Shkupit Danella Arsovska dhe liderit të Levicës, Dimitar Apasiev. Sipas VLEN, kjo treshe e përbërë nga “hipokrizia dhe interesat e ulëta” është një përpjekje e fundit për të shpëtuar Blerim Bexhetin dhe për të mbajtur gjallë regjimin e vjetër në Komunën e Çairit. Në deklaratën e VLEN-it, Apasiev cilësohet si “antishqiptari më i madh” në vend dhe akuzohet se po përdoret nga BDI për të bllokuar ndryshimin që po sjell VLEN. Sipas VLEN-it, ky është një sulm i drejtpërdrejtë jo vetëm politik, por edhe ideologjik ndaj…

Read More

Ekspertët po paralajmërojnë për një krizë demografike të thellë që mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Maqedonisë së Veriut! Sipas të dhënave alarmante të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend janë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh, përcjell INA. Situata bëhet edhe më dramatike kur shihen të dhënat për martesat: numri i tyre ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në ditën e zhvillimit të provimit ekstern të maturantëve deklaroi se këtë vit pret rezultate më objektive në krahasim me vitet e kaluara, transmeton TV21. “Përgatitjet kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Është biseduar me drejtuesit e shkollave, mbikëqyrësit dhe testuesit, dhe besoj se do të angazhohen që të mos përsëriten situata si në të kaluarën, kur grupe të tëra nxënësish kopjonin, kishin përgjigje identike të sakta dhe të pasakta, ese identike e kështu me radhë. Rikujtoj se rregullorja është ashpërsuar. Besoj se askush nuk dëshiron pasoja negative,” tha Janevska.

Read More

Zëvendëskryemnistri Arben Fetai në momentin kur brenda partisë së tij ka vlime të brendshme se kush me kë po rreshtohet, përmes një postimi në Facebook kritikon bashkëpartiakët se qëndrimet e tyre nuk janë për shqiptarët por për shpëtimin e BDI-së. ”Me qetësi dhe dashuri.Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje. Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së.Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen.Plani i Artanit ka dështuar”, ka shkruar Arben Fetai

Read More

Në Maqedoninë e Veriut është ulur kostoja e ndërtimit të objekteve të reja për banim, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2021 ka rritje. “Në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual është 98.5, e kostos për materiale 99.6, ndërsa e kostos për punonjësit 96.4”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kosto e ndërtimit në krahasim me vitin 2021 ka shënuar rritje për 24.3 përqind, ashtu që kosto e materialit ka shënuar rritje për 15.1 përqind,…

Read More

VLEN, si forca më përfaqësuese, më e zëshme dhe më e vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, vazhdon të sjellë ndryshime domethënëse dhe historike në vendin tonë. Sot, me kënaqësi dhe krenari të veçantë, përshëndesim vendimin e Këshillit të Komunës së Gazi Babës për ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore “25 maji” në Hasanbeg, që tani e tutje do të mbajë emrin “22 nëntori”. Ky vendim është fryt i një pune të përkushtuar dhe një përpjekjeje të vazhdueshme nga përfaqësuesit tanë në institucione, dhe veçanërisht me shtytjen e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi, i cili jo vetëm që vjen nga Hasanbegu,…

Read More

“Kush e ndjenë veten të pastër, mund të hy dhe të del nga Qeveria kur të dojë”, theksoi kreu i ASH, Arben Taravari i cili javë më parë u largua nga Qeveria dhe kaloi në opozitë. Në intervistë për TV Sitel, ai tha se për pastërtinë e tij, e di shumë mirë edhe kryeministri. “Tenderi me Gjoka Konstarkshën nuk ka qenë apsak shantazh ose se nuk jam i pastër. Për këtë gjë e di shumë mirë edhe kryeministri. Unë nuk jam i kapur. Kush nuk është i kapur hyn e fel kur të dojë nga Qeveria”, deklaroi kryetari i ASH-së,…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut. Rruga R2337 Kërçovë-Krak me fshatin Cer, nga 12 maji 2025 do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik nga ora 10:00 deri në 16:00 për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (asfaltim).

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në…

Read More

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Tregti, Musa Xhaferi, i shoqëruar nga deputetë tjerë, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Shkup, Christophe Le Rigoller. Me këtë rast, në takim është biseduar për të ardhmen e vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa janë theksuar detyrat që Shkupi zyrtar i ka marrë për të kryer në rrugëtimin drejt eurointegrimeve. Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë, si element thelbësor që qytetarët të kenë besim në institucionet e shtetit. Në takim, kryetari i Komisionit, deputeti Xhaferi ka informuar se për të…

Read More