Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Detajet nga përfundimi i hetimit për tragjedinë e Koçanit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

11 prej 46 të dyshuarve për tragjedinë e Koçanit, përfundimin e hetimit të Prokurorisë e pritën prapa grilave.

Kështu tregojnë të dhënat që siguroi Alsat nga Gjykata Themelore e Koçanit, në lidhje me pasqyrën aktuale të masave për sigurimin e prezencës për të dyshuarit.

Masa Hetimi 1 

(46 persona)

Hetimi 2 

(14 zyrtarë policorë)

Paraburgim 11 /
Arrest shtëpiak 14 /
Masa kujdesi 20 14
Pa masa 1 /
46 14

Ndërsa vijojnë ankimimet dhe procedurat gjyqësore për masat para Gjykatës së Apelit, nga Gjykata theksojnë që pasqyra e numrave mund të ndryshojë nga dita në ditë për shkak të vendimeve eventuale që mund t’i sjellë gjykata e shkallës së dytë në Shtip. Krahas personave në paraburgim efektiv, 14 të dyshuar janë në arrest shtëpie, ndërsa 20 të tjerë janë nën masa të veçanta kujdesi. Vetëm për njërin prej të dyshuarve, Prokuroria nuk ka propozuar masa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në ndërkohë, për 14 zyrtarët policorë të dyshuar në hetimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, momentalisht janë në fuqi masat e kujdesit edhe pse fillimisht 7 prej tyre përfunduan në paraburgim.

Në ndërkohë, pas dy muajsh paraburgim, ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, masa e paraburgimit u është zëvendësuar me arrest shtëpie.

Paraprakisht, masa e paraburgimit me arrest shtëpie iu zëvendësua edhe tre krerëve të komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Nikollço Iliev dhe Lupço Papazov.

Nga paraburgimi, doli edhe ministri pa resor Shaban Saliu, i cili në vitet 2008-2017 kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Gjykata e Apelit, më 23 maj kishte hedhur poshtë vendimin në bazë të të cilit Saliu më shumë se një muaj kishte qëndruar në paraburgim efektiv. Në vend të paraburgimit, Apeli ka vendosur që Saliut t’i caktojë vetëm masa kujdesi, respektivisht t’i merret pasaporta dhe të paraqitet në gjykatë.

Paraprakisht ish ministrave të Ekonomisë, të cilët janë të dyshuar në hetim, Valon Saraçini dhe Bekim Nezirit iu caktua masë arresti shtëpiak, ndërsa Driton Kuçit, masa kujdesi megjithatë nga Gjykata nuk japin detaje nëse u është ndryshuar masa. Detaje, nuk jepen edhe për drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, i cili së fundmi u shkarkua nga detyra, derisa ishte në arrest shtëpie./ Alsat.mk

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.