Autor: Suad Avdiu

“Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër tre personave të cilët dyshohen se për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje” dyshuar për tentativë për të kryer një vepër penale si bashkëpunëtorë – Vrasje. Të dyshuarit, dy vëllezër dhe i njohuri i tyre, me dashje u përpoqën t’i merrnin jetën një personi dhe rrezikuan jetën e dy të tjerëve. Ata e kryen krimin para një klubi fitnesi në Çair, më 1 qershor në mbrëmje. Incidenti filloi si një grindje verbale në të cilën ata shkëmbyen fyerje dhe sharje, dhe vazhdoi…

Read More

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 26 deri në 25 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Read More

Një njësi zgjedhore për zgjedhje parlamentare do të ishte e dëmshme për shqiptarët sepse nuk është pjesë e popullatës n zonën lindore të shtetit dhe nuk mund të kontrollohet procesi, thotë kreu i ASH-së, pjesë Frontit Evropian, Ziadin Sela. Propozimi i tyre është që të shkohet me tetë njësi zgjedhore ndërsa me këtë opsion, vetëm Shkupi do të nxirrte së paku 30 deputetë ndërsa rajoni i Pollogut rreth 22. Sela pajtohet që listat të jenë të hapura sepse qytetarët do të mund të zgjidhnin deputetët e jo kryetari i partisë. / Alsat.mk

Read More

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e shtyu votimin për raportin për Maqedoninë e Veriut për më 24 qershor, pasi këtë e kërkoi raportuesi Tomas Vajc, shkruan Alsat. Gjatë arsyetimit të propozimit, ai theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve intensive politike rreth raportit, por se qëndron plotësisht prapa dokumentit, në të cilin janë përfshirë të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian. Sipas Vajcit, qëllimi i kësaj kërkese është t’u jepet mundësi kolegëve të tij eurodeputetë, veçanërisht atyre nga radhët e grupeve parlamentare të djathta si Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe Evropa e Kombeve Sovrane “t’i përditësojnë regjistrat…

Read More

Një motoçiklist njëzetvjeçar nga rrethina e Kumanovës ka ndërruar jetë pasi është përplasur në një shtyllë betoni në afërsi të fshatit Orashac, drejt rrugës Kumanovë–Shën Nikollë, njoftoi sot policia. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Orashac, drejt rrugës rajonale Kumanovë–Shën Nikollë, M.P. (20) nga fshati Dobroshan i Kumanovës, duke drejtuar një motoçikletë BMW pa targa, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni. “Si pasojë e lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku…

Read More

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Para anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë propozim-ligji për shpalljen e Hapësirës rreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si zonë të sigurt, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me krizat, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim-ligji për ndryshime të…

Read More

Shkup, 3 qershor 2025 – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka pritur sot në zyrën e tij Hanën, një studente shqiptare nga Shkupi, e cila studion shkenca kompjuterike në universitetin prestigjioz NYU në Abu Dhabi. Hana është autore e një programi inovativ me inteligjencë artificiale që detekton depresionin me saktësi mbresëlënëse prej 99%. Gjatë takimit, Mexhiti u shpreh i impresionuar nga thellësia e dijes, përkushtimi për shkencën dhe vizioni i saj për të kontribuar në shoqëri përmes dijes dhe teknologjisë. “Hana është dëshmi e gjallë se edhe nga periferia mund të dalin ide që…

Read More

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i është përgjigjur kryetares së Shkupit Danella Arsovska, e cila ditë më parë porositi Ganiun të arratisen në Kosovë për t’i shpëtuar ndjekjes për keqpërdorimet në komunën e Çairit. Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Ganiu tha se nuk ka asnjë arsye për t’u arratisur në Kosovë, ndërsa tha se Arsovskën mund ta dërgojë në Ferizaj për ta mësuar se si zhvillohen qytetet. “Vetë paraqitja e asaj tregon për nivelin, tregon për brendinë që e ka ajo ndaj neve edhe si shqiptarë, në këtë kontekst. Për shkak se vetë fakti që përmend Kosovën, Kosova…

Read More

Vetëm një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit me profesion arkitekt përbënte ekipin e këtij dikasteri që gjatë ditës qëndroi në fshatin Nerovë të Krushevës për të parë nga afër gjendjen e dy objekteve shkollore. Dashmir Jusufi nga Këshilli i Prindërve për legalizimin e objektit të ri shkollor tha për Alsat se eksperti nga MASH ka fotografuar dhe analizuar çdo kënd të objektit të ri duke shtuar se përfaqësuesin e MASH e kanë njoftuar edhe me gjendjen e shkollës ekzistuese, që sipas Jusufit, thuajse është para rrënimit. “Ajo është shumë e qartë se objekti i vjetër aspak nuk i plotëson kushtet…

Read More

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë më pak të përfshira në veprimtari kriminale dhe janë shumë më pak të përfaqësuara në sistemin e drejtësisë penale se sa burrat. Kështu thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, ku theksohet se në vitin 2023, vetëm 9 për qind e grave janë të dënuara për vepra penale, kundrejt 91 për qind burrave. Statistikat thonë se ato janë më të matura, rrallë e kalojnë linjën, ndërsa janë më së paku të prirura për të kryer vrasje. Statistikat thonë se ato janë shofere më të kujdesshme dhe dukshëm më pak paraqesin rrezik për sigurinë…

Read More