Autor: Suad Avdiu

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026. Duke qenë se në listën e lojtarëve të grumbulluar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho ishin 27 futbollistë, katër prej tyre tashmë janë lënë në tribuna për këtë sfidë. Rregullat e UEFA-s e thonë që vetëm 23 lojtarë mund të jenë në dispozicion për një ndeshje dhe kjo ka detyruar Sylvinhon që të largojë nga lista e tij katër lojtarë. Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë lojtarët që janë sakrifikuar nga Sylvinho…

Read More

Të lënduarit në tragjedinë e Koçanit dhe familjet e tyre nga e hëna në linjën direkte telefonike – 070 355 526 të hapur nga Qeveria do të mund të përcjellin kërkesat dhe nevojat e tyre, “Vendosim një linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, e cila do të menaxhohet nga Zyra e Kryeministrit dhe do të jetë aktive nga e hëna, më 09.06 dhe do funksionojë pa ndërprerje që të jetë e qasshme për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Ky numër telefoni është një kanal i ri për komunikim të drejtpërdrejtë me të lënduarit dhe familjet…

Read More

Pas stuhisë së djeshme që përfshiu të gjithë vendin, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) raportoi se menjëherë aktivizoi mekanizmat e saj të monitorimit dhe koordinimit. “Drejtori i QMK-së, Muhamet Ali, monitoroi situatën gjatë gjithë ditës dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente me qëllim që të përballonte menjëherë dhe në mënyrë efikase pasojat e stuhisë”, njoftoi QMK. Sipas QMK-së, dëme materiale u regjistruan në disa vende – rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të trafikut. Nuk u raportua për të lënduar. Shërbimet kompetente të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, shërbimi i zjarrfikësve dhe…

Read More

Moti i sotëm do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Pasdite, do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale ditore do të jetë 24 gradë Celius, kurse ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë Celsius.

Read More

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë, e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë, dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur. “Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimit, të…

Read More

Tanush, Maqedonia e Veriut – Një rrëfim i pazakontë është bërë publik nga një prej figurave kryesore të konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha. Në një postim të tij në rrjete sociale, ai zbulon se në fillimet e konfliktit, në zonën e Tanushës, kishte qëndruar për një vizitë të shkurtër dhe të fshehtë ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Sipas tij, kjo vizitë është zhvilluar në një moment kritik të përplasjes mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave qeveritare maqedonase. Komandant Hoxha shkruan se “prezencën e Rumsfeld-it në Tanush e dinin vetëm UÇK-ja dhe diplomacia…

Read More

Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kryetari i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, i cili është i përfshirë në hetimin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën më shumë se 200, deklaroi sot se nuk ndien absolutisht asnjë përgjegjësi apo faj. Kur u pyet nga një gazetar për përgjegjësinë e tij në lidhje me rastin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçani dhe faktin se ishte i përfshirë në hetim si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ai tha se nuk ndien absolutisht asnjë përgjegjësi. “Unë…

Read More

Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, në konferencën e sotme për shtyp të qeverisë foli rreth gjendjes së të lënduarve në zjarrin në diskoteken e Koçanit. “Nga 200 të lënduarit në aksident, 187 ishin të regjistruar për trajtim spitalor. Nga këta, 116 u trajtuan jashtë vendit, dhe 71 në vend. Fatkeqësisht, pati 59 vdekje dhe tre vdiqën në spitale jashtë vendit”, tha Klekovski. Ai theksoi se tani, 12 nga të lënduarit po marrin trajtim spitalor, shtatë prej të cilëve janë jashtë vendit dhe pesë janë brenda vendit. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Kemi 38 të…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se 3.2 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë. Me këtë nga Qeveria thonë se, Maqedonia renditet ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë. “Në krahasim, kjo do të thotë se rritja është trefish më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Kjo është fal politikave të suksesshme ekonomike të Qeverisë. Me ketë Maqedonia është mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë…

Read More

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve. Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore. Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore. Sipas aktakuzës…

Read More