Autor: Suad Avdiu

Ka shumë gjasa që në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Kërçovës të garojnë tre kandidatë shqiptarë. Kryetari i Lëvizjes BESA dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka konfirmuar se ky koalicion do të ketë një kandidat për Kërçovën, por pa e zbuluar ende emrin. Sipas tij, vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve me qytetarët, strukturat partiake, sektorin civil dhe aktorë të tjerë të shoqërisë. “Janë në opsion disa kandidatë që ne si VLEN do t’i shqyrtojmë edhe në konsultim me qytetarët, me strukturat e të gjitha partive politike, me sektorin civil, intelektualë dhe faktorë të tjerë…

Read More

Policia ndaloi një 39-vjeçar nga Shkupi, i cili, sipas raportit, kërcënoi kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nga një makinë ndërsa kalonte në bulevardin “Sllovenia”. “Më 02.06.2025, policia nga SPB Shkup kanë kryer një intervistë zyrtare me S.A. (39) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më 01.06.2025 në Bulevardin “Slovenija” përmes një dritareje të hapur të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai po e drejtonte, ka bërë kërcënime ndaj D.A., Kryetarit të Qytetit të Shkupit. Në intervistë, ai konfirmoi se kishte kaluar me automjetin, por se nuk kishte bërë asnjë…

Read More

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Maqedonia e Veriut ka një shkallë të lartë të duhanpirjes: mbi 46% e meshkujve të rritur dhe 27% e femrave të rritura konsumojnë duhan ose produkte që përmbajnë nikotinë. Me rastin e Ditës Botërore “Pa Duhan”, Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së, alarmoi për pasojat e rënda të kësaj dukurie, duke theksuar se gjatë një viti në Maqedoninë e Veriut humbin jetën më shumë se 4 mijë persona për shkak të konsumimit të duhanit. “Kjo nuk është e pashmangshme. Është e shmangshme dhe e parandalueshme. Nëse nuk veprojmë, shteti përballet me ulje…

Read More

Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për të thjeshtuar procedurat e pranimit në BE për të shmangur rrezikun e çështjeve dypalëshe që ndikojnë në proces në këtë kontekst të ndjeshëm gjeopolitik. Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, gjatë një debati me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian mbi zgjerimin e BE-së, situatën në Ukrainë dhe politikën e fqinjësisë së bllokut. Ajo shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në dialogun midis Shkupit dhe Sofjes. “Ne kemi një qëllim politik për të filluar negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë më…

Read More

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizion të performancës me temën “Efektet e investimeve publike në zhvillimin e balancuar rajonal”, me qëllim përcaktimin nëse investimet publike planifikohen dhe zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive, dhe nëse ato kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal afatgjatë. Revizioni mbuloi periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023, gjatë së cilës u analizuan investimet publike për zhvillim të balancuar rajonal për të cilat janë ndarë ose miratuar fonde nga Buxheti për financimin e projekteve të komunave dhe rajoneve planifikuese, duke përfshirë të dhënat dhe aktivitetet e kryera deri në datën e përgatitjes së raportit. Me revizionin…

Read More

Shkup, 3 qershor – Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë e kanë lokalizuar dhe arrestuar Hamdi Bajramin, i njohur me nofkën “Komandant Breza”, për të cilin ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar që nga viti 2003, bëjnë të ditur mediat maqedonase. Bajrami që në dokumentin e fletëarrestit në faqen e MPB figuron si Bajramovski ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup II për vepra penale të kryera sipas nenit 237 të Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera të rënda penale.

Read More

Me propozim të kryetarit të Kuvendit, të gjitha subjektet politike në Kuvend u bënë bashkë që të miratojnë propozim ligj për shpalljen e hapësirës përreth Kuvendit si zonë e sigurt. Hapësira përfshinë gjithsej 15 mijë metra katrorë, ndërsa me ligj do të ndalohet çdo lloj ndërtimi, çdo lloj proteste apo manifestimi. Në të ardhmen ndalohet edhe shitja e tokës afër shtëpisë së ARM-së ku ishte paraparë të ndërtohet garazh në kate. Zona e sigurisë parasheh edhe lartësi prej 100 metrave ku do të jetë e ndaluar xhirimi me dronë. Propozim ligji është vendosur për sot në rend dite dhe atë…

Read More

Në seancë plenare në Kuvend do të miratohen propozim vendimet e djeshme të komisionit për zgjedhje dhe emërime ku deputetët e ASH-së së Taravarit do të përjashtohen nga komisionet kuvendore si anëtarë dhe zv.anëtarë. Në vend të tyre do të zgjidhen deputetë të VLEN-it. Numri i anëtarëve nëpër komisione varet nga numri i deputetëve të një subjekti politik në Kuvend.

Read More

Ministria e Transformimit Digjital po punon në një aplikacion digjital përmes të cilit banorët do të kenë një kartë identiteti dhe patentë shoferi në formë elektronike, dhe gjithashtu do të kenë qasje në shërbimet më të fundit ose më të kërkuara, tha ministri Stefan Andonovski. Në një intervistë për “360 Stepeni”, Andonovski shpjegon se bëhet fjalë për një “portofol digjital”, i cili ngjan shumë me “Google Wallet” ose “Apple Wallet”, që do të thotë se versioni elektronik i kartës së identitetit dhe patentës së shoferit do të paketohet në aplikacion dhe qytetarët do të jenë në gjendje ta tregojnë atë…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 13,…

Read More