Autor: Suad Avdiu

MPB njofton se disa persona të cilët janë paraqitur rrejshëm si policë kanë sulmuar fizikisht një 26-vjeçar nga Kriva Pallanka “Më 21 qershor 2025, në orën 16:30, në SPB Shkup në zonën e Qendrës u raportua një incident i rëndë. K.M. (26) nga Kriva Pallanka raportoi se rreth orës 15:30, ndërsa drejtonte një automjet pasagjerësh, është ndaluar nga tre persona të cilët janë prezantuar si policë. Sipas raportimit të tij, njëri nga personat e ka sulmuar fizikisht dhe i ka bërë kërcënime serioze”, njoftojnë nga MPB. Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet kompetente po marrin masa për identifikimin…

Read More

Kemi dorëzuar kërkesë zyrtare në Inspektoratin Shtetëror për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, si dhe në Ministrinë e Energjetikës, që të konfirmojnë se cili prej tyre është përgjegjës për marrjen e masave dhe sanksionimin në rast se konsumatorët e energjisë elektrike nuk kanë qasje vizuele në njehsorët e tyre, informojnë nga Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (INRM). Menjëherë pas marrjes së përgjigjes së tyre, theksojnë ata, opinioni do të informohet se cili organ inspektues është drejtpërdrejt përgjegjës për trajtimin e ankesave për refuzimin e aksesit në njehsorë. Sipas INRM, mohimi i aksesit…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se gjatë ditëve të fundit ka arritur të shmangë një goditje të re që po përgatitej për gjuhën dhe identitetin maqedonas nga disa anëtarë të Parlamentit Evropian. Ai pret që Parlamenti Evropian në seancën e Komisionit për politikë të jashtme, të martën, të vendoset në mbështetje të gjuhës dhe identitetit maqedonas. “Pres mesazh të fuqishëm nga Parlamenti Evropian për gjuhën dhe identitetin maqedonas, edhe pse, më duhet ta pranoj se këta ditë kam marrë shumë informacione shqetësuese të cilat kanë ardhur prej atje për një aktivitet të fuqishëm të disa politikanëve në Bruksel. Kishim aktivitete të…

Read More

Për herë të parë, 24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, po mbrojmë të drejtat tona me Ligj për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, të mbështetur nga mekanizma të qartë për zbatim dhe mbikëqyrje politike. Kështu e ka arsyetuar dhe mbrojtur propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë zëvendëskryeministri Arben Fetai, ndërsa ka thënë se dërgimi në Venecia pas miratimit në Qeveri “eliminon çdo mundësi për manipulime nga gjyqtarët e zgjedhur nga BDI-LSDM”. Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Arben Fetai: Për herë të parë, 24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, po mbrojmë të drejtat tona me Ligj për Përfaqësimin…

Read More

Pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie, sepse Bujar Osmani e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat, ndërsa Arbër Ademi i siguroi vëllait të tij pagë universitare. Kështu thuhet në përgjigjen që VLEN-i i ka dhënë akuzave të dy nënkryetarëve të BDI-së, Arbër Ademi dhe Bujar Osmani, të cilët Ligjin për përfaqësim të drejtë e kanë vlerësuar si skandaloz dhe që kthen shqiptarët në periudhën para vitit 2001. Reagimi i plotë i VLEN-it: VLEN e dënon ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe…

Read More

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se “s<span;>a mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë – shkojnë edhe më poshtë”. Reagimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi: Me të vërtetë janë skandaloz! Sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në…

Read More

VLEN njofton se javën e ardhshme do të jetë në seancë qeveritare Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike. “Për afër tri dekada shqiptarët në këtë shtet ishin të nënpërfaqësuar, të shtypur dhe të anashkaluar me vetëdije nga institucionet që kishin për detyrë t’u shërbenin të gjithëve barabartë. Për 30 vjet, diskriminimi institucional u bë sistem, ndërsa zëri i shqiptarëve u dëgjua vetëm si numër votash, jo si forcë që meriton vendin që i takon! Por koha e padrejtësisë po përmbyllet! Gjatë javës që po vjen, historia do të shkruhet…

Read More

Ministria e jashtme e Iranit tha se SHBA kishte nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke sulmuar objektet e tij bërthamore, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit. “Bota nuk duhet të harrojë se ishte SHBA në mes të procesit diplomatik, ato që tradhtuan diplomacinë”, tha ministria në një deklaratë. Bëhet e ditur se duke e përshkruar Izraelin si një fuqi “gjenocidale dhe pa ligj”, deklarata akuzoi SHBA-në për nisjen e një “lufte të rrezikshme kundër Iranit”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi. Ministria paralajmëroi se Irani ka “të drejtën legjitime për t’i rezistuar plotësisht dhe me…

Read More

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Izrael njofton se hapësira ajrore e Izraelit, si dhe aeroporti, janë mbyllur që nga sot, 22 qershor, duke e bërë të pamundur për momentin planin për evakuimin e qytetarëve të huaj përmes Aeroportit të Tel Avivit. Nga atje theksojnë se kanë marrë informacion nga Ministria Izraelite e Turizmit se po funksionon një rrugë detare nga Ashdodi në Limasol (Qipro) (kompania “Mano Shipping”) Sipas Ambasadës së RMV-së, anija tjetër me vende të lira, Crown Iris, është planifikuar të niset nga Ashdodi në mesditë më 27 qershor (e premte) dhe ka një kapacitet për 1.500 pasagjerë,…

Read More

Pamjet satelitore të marra para sulmeve të SHBA-së ndaj objektit bërthamor Fordow të Iranit sugjerojnë se mund të ketë pasur përpjekje për t’i forcuar hyrjet e kompleksit të ndërtuar në mal, raporton CNN. Në ditët para sulmeve të SHBA-së ndaj Uzinës për Pasurimin e Karburantit në Fordow, pamjet satelitore duken se tregojnë dhe të grumbulluar përpara të paktën dy prej hyrjeve të objektit nëntokësor. Një imazh i marrë më 19 qershor tregon një rresht me gjashtëmbëdhjetë kamionë dump pranë hyrjeve, së bashku me pajisje për lëvizjen e tokës. Në një imazh të marrë ditën pasuese, pjesë të rrugës që të…

Read More