Autor: Suad Avdiu
Një katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj. Fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi…
Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian nesër duhet të votojë për Raportin e progresit për Maqedoninë të raportuesit për vendin, Tomas Vajc. Raporti fillimisht ishte planifikuar të hidhej në votim më 4 qershor, por u shty me kërkesë të Vajcit për shkak të presionit nga eurodeputetët bullgarë, të cilët nuk pajtohen me faktin se në dokumentin theksohet në mënyrë të qartë gjuha dhe identiteti maqedonas. Vajc shpjegoi në atë kohë se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, për të cilin, siç tha, në negociatat dhe kompromiset ishin…
Kryetari i Alternativës, në një postim në rrjetet sociale, iu përgjigj kritikave ndaj ligjit për përfaqësimin e drejtë. “Sa herë që do të thonë se Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i mungon një presje, se një Ë-je i mungojnë dy pikat ose se është përdorur viza ndërlidhëse në vend të vizës ndarëse, veç kujtojuni se për 22 vjet përfaqësimin etnik e kanë pa ligj. Dhe, këtë nuk e kanë bërë sepse nuk i kanë pasur numrat politikë, por sepse me numra i kanë llogaritur milionat e kazinove, të qendrave tregtare e të “maxhartelekomave”. Prandaj, më duhet ta përsëris…
Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi, kundërshton fuqishëm propozim-ligjin e ri të Qeverisë që synon të zëvendësojë mekanizmin ekzistues të balancuesit për përfaqësim të drejtë të komuniteteve në institucionet shtetërore. Sipas ASH-së, ligji i ri përbën një hap prapa nga standardet kushtetuese të barazisë, pasi nuk përmban mekanizma detyrues për zbatim, nuk përfshin kalkulimin proporcional sipas të dhënave të regjistrimit, nuk ka ndëshkime për institucionet që nuk e zbatojnë dhe e zhvendos kompetencën tek një trup simbolik pa mandat ekzekutiv. ASH kërkon rikthimin e kalkulatorit si mekanizëm ligjor dhe vendosjen e masave ndëshkuese për shkelësit, duke e konsideruar versionin aktual…
LSDM në një kumtesë për media thotë se “pas një viti të qeverisë së re, situata me ekonominë është alarmante”. Sipas LSDM-së Maqedonia është poshtëruar ekonomikisht. “Standardi i jetesës së njerëzve po vështirësohet dita-ditës, standardi i jetesës është shkatërruar, qytetarët mbeten vetëm përballë rritjeve të mëdha të çmimeve, ndërsa ata vazhdimisht ndiejnë rënien e fuqisë blerëse dhe shikojnë qeverinë të psherëtijë dhe të bëhet më luksoze. Rritja e pagave është ndalur plotësisht, çmimet e produkteve bazë po rriten. Njerëzit mezi po ia dalin mbanë. Ndërsa njerëzit jetojnë në prag të ekzistencës, zyrtarët qeveritarë po shpenzojnë shumë për luksin – duke…
Qeveria informoi se për një vit ka paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për të gjitha kategoritë e bujqve. “Mbi 9 miliardë denarë shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e bujqve. Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen në kohë dhe në mënyrë joselektive. E jo si më parë, kur bujqit ishin plotësisht të harruar, të poshtëruar dhe të ndarë. Me këtë ne i ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe e nxisim rritjen e prodhimit bujqësor, me qëllim që ata të përgatiten për vitin e ardhshëm – ndryshe nga më parë kur, për shkak të mosshlyerjes së subvencioneve…
Nga koalicioni VLEN, i kanë reaguar krerëve të BDI-së, lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë. Sipas tyre ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI asnjëherë nuk e realizoi. “VLEN e dënon ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë. Është e qartë se ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI kurrë nuk e realizoi. Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe…
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se “sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë – shkojnë edhe më poshtë”. Reagimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi: Me të vërtetë janë skandaloz! Sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në…
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka akuzuar BDI-në se për 22 vite nuk ka arritur ta miratojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. “Një punë që ata nuk arritën ta bëjnë për 22 vjet, VLEN-i po e bën për 1 vit – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është kjo një dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit, që për shkak të mungesës së takatit dhe fokusit në projekte si Soravia e kazinotë, kishte mbetur e pazgjidhur dhe në mëshirë të aplikacioneve softuerike. Nejse, tash e tutje përfaqësimi etnik në institucionet e shtetit nuk…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar Memli Krasniqi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ail Ahmeti ka thënë se e vlerëson guximin e Krasniqit për të marrë përgjegjësi në një kohë sfiduese. Tutje ka shtuar se BDI e PDK i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike…
