Autor: Suad Avdiu
Mos me besu, por po ndodh! VLEN po e quan këtë “fitore” për përfaqësimin e drejtë – në të vërtetë është një LIGJ KAPITULLIMI për shqiptarët! Pas 20 vitesh pritje, nuk sollën ligj për përfaqësim të barabartë ashtu sic deklarojne, por përulje para Karakamishevës dhe atyre që gjithmonë kanë synuar të relativizojnë përfaqësimin e shqiptarëve në shtet- padroneve të tyre. Kështu e nis reagimin e tij Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ndërsa komenton deklaratat e VLEN-it se Ligji për përfaqësim të drejtë mbron shqiptarët. “Pa kalkulator proporcional, pa detyrim zbatimi dhe pa asnjë ndëshkim për shkelësit. Me këtë…
Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup thonë dhënë Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër dy personave, babë e bir, të dyshuar për veprën penale “dhunë”. Shtojnë se për të njëjtin rast është hapur procedurë edhe kundër një të mituri, në përputhje me Ligjin për të Drejtat e Fëmijëve. “Babai i moshës 41 vjeçe, së bashku me dy djemtë, njëri 18 vjeç dhe tjetri fëmijë 15-vjeçar, kanë shkuar para shtëpisë familjare të të dëmtuarit në fshatin Batincë dhe kanë filluar ta kërcënojnë atë për shkak të një përleshjeje paraprake që kishte pasur i dëmtuari me fëmijën. Në një moment,…
Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme informon se për nesër është konfirmuar evakuimi i katër personave, gjegjësisht një familjes (nënës me tre fëmijë). Nga MPJ-ja sigurojnë se vendet janë siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit të Izraelit, në kuadër të fluturimeve të organizuara të cilat shfrytëzohen për evakuim të shtetasve të huaj nga Izraeli. Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi për në Athinë. “Në përputhje me këtë, si dhe evakuimit paraprak të realizuar me avion qeveritar më 17 qershor, përfshirë 23 qershorin, numri i përgjithshëm i shtetasve të interesuar të Maqedonisë për evakuim nga Izraeli arrin në 25. Megjithatë, jo…
Dy 44-vjeçarë, dje në mbrëmje, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, me ane te një përleshje fizike midis tyre, edhe ate pikerisht në sheshin e qytetit në Kumanovë. “Me daten 22.06.2025, në Policine e Kumanoves (SPB Kumanove) është raportuar se rreth orës 19.45, në sheshin qendror te Kumanovës, është prishur rendi dhe qetësia publike, me ane te një përleshje fizike midis A.A. (41) dhe A.A. (46), që të dy nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës”, ka njoftuar Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës. Policia ka njoftuar se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport…
“Aktualisht në vend kemi më pak se 400 zjarrfikës në të gjitha njësitë e mbrojtjes nga zjarri, megjithëse sipas ligjit numri duhet të jetë më i madh se 800. Ligji thotë qartë se duhet të ketë nga një zjarrfikës për çdo 1.500 banorë. Nuk ka qendër trajnimi për trajnimin e zjarrfikësve të rinj dhe të vjetër. Disa nga zjarrfikësit punojnë me automjete dhe pajisje të vjetra. Të gjithë duhet të organizohemi dhe ta përmirësojmë këtë situatë sepse njerëzit që punojnë në njësitë kundër zjarrit shumë shpesh sakrifikojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre duke u përpjekur të na shpëtojnë të…
Vendim i ri për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi nga mesnata, Eurosuper BS 95 dhe Eurosuper BS 98 do të shtrenjtohen për 1.5 denarë, ndërkaq Eurodisel për 1 denarë për litër. Me këtë vendim, çmimi nga mesnata i benzinës do të jetë 77.5 denarë, benzinës 98+ do të jetë 79.5 denarë, ndërkaq çmimi i Dizelit 73 denarë për litër. Ndryshime do të ketë edhe vaji ekstra i lirë. Do të shtrentohet për 2 denarë dhe me këtë çmimi për litër do të jetë 72 denarë. Ndërkaq mazuti do të jetë 41.7…
– Vështrim për librin e Daut Dautit Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire, 1876-1914 [Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914], botuar nga shtëpia e njohur botuese, Bloomsbury Academic – Nga: Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos / Canadian Slavonic Papers Përktheu: Agron Shala Ky është një libër i shkëlqyer. Pikë. Dauti është një autor dhe studiues i jashtëzakonshëm, puna e të cilit për periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë tashmë është e njohur gjerësisht. Ky botim, tejet i kuptueshëm dhe i lehtë për t’u lexuar, është plot me të xhevahire që…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh në njl postim në Facebook shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare. Zhvillimet e fundit tregojnë se bota demokratike nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë rrezikut të një Irani të armatosur bërthamor, që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, paqen në rajon dhe të drejtat e miliona qytetarëve të pafajshëm. BDI qëndron fuqishëm në anën e vlerave euroatlantike: parandalimit të kërcënimeve bërthamore,…
Nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, vijon periudhë e motit të nxehtë me rritje të temperaturave. Mot i nxehtë pritet veçmas nga e mërkura deri të premten, kur temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius, kumton DPHM-ja. Të premten pasdite dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa rënie e temperaturave për disa gradë pritet gjatë fundjavës ku do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Udhëheqësi Suprem i Iranit ka thyer heshtjen pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan skynews. Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës. Udhëheqësi suprem u shpreh: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.” Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së…
