Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Filloi zgjidhja e problemit të shkollës në Nerovë – Qeveria merr vendim për çështjen pronësore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të fundit, ka miratuar një vendim që hap rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të shkollës në Nerovë, konkretisht të çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri shkollor. Burime qeveritare bëjnë me dije se ky vendim i rëndësishëm mundëson përmbylljen e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë. ALSAT ka raportuar disa herë për shkollën e ndërtuar nga banorët, por që u pezullua për shkak se ishte ndërtuar pa leje ndërtimi. Ministria e Arsimit nuk kishte marrë pjesë në punimet ndërtimore dhe as nuk i kishte mbikëqyrur ato, çka për një kohë të gjatë vuri në pikëpyetje transferimin e nxënësve në godinën e re. Pas ndërgjegjësimit mbi situatën, një ekip nga Ministria e Arsimit hartoi një raport teknik mbi objektin e ri, për të vlerësuar nëse ndërtesa ishte e qëndrueshme dhe e përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Në të njëjtën kohë, edhe vetë objekti i vjetër, ku aktualisht zhvillohet mësimi, rezultoi jashtë standardeve, madje ALSAT zbuloi se edhe ajo godinë kishte qenë ndërtuar pa leje dekada më parë. Inspektorët e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me ata të Komunës së Krushevës, inspektuan të dy objektet shkollore në fshatin Nerovë dhe konstatuan gjendjen faktike. Qeveria ka marrë parasysh kërkesat e banorëve dhe ka nisur procedurat ligjore për zgjidhjen e problemit. Sipas burimeve qeveritare, institucionet mbeten të angazhuara për përkrahjen e arsimit cilësor dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit në vend. Nisma për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Nerovë nisi si iniciativë vullnetare nga vetë banorët, pas kërkesave të prindërve për kushte më të sigurta, pasi 120 nxënës të shkollës “Nikolla Karev” jetonin çdo ditë me rrezik. Pasi banorëve iu ndalua vazhdimi i punimeve në objektin e ndërtuar me kontributin e tyre, ata dolën në protestë dhe fëmijët bojkotuan mësimin. Më vonë, nxënësit u rikthyen në shkollë, pas premtimeve për zgjidhjen e çështjes. /Alsat.mk

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.