Kënaqësi të takoj sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja.
Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona, duke theksuar qasjet e përbashkëta në procesin e integrimit evropian.
Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve me institucionet vendore, me synim përfitime konkrete për qytetarët tanë.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.

